By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Ky ushqim shkatërron veshkat
October 9, 2025
SHBA-të kanë vendosur sanksione ndaj NIS-it- në pompat e Gazprom, pagesa vetëm në kesh
October 9, 2025
Udhëheqësit botërorë falënderojnë Trumpin për marrëveshjen Hamas-Izrael
October 9, 2025
Moti në Shqipëri parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin
October 9, 2025
Axhenda ndërkombëtare
October 9, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kroacia mban zgjedhjet parlamentare
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Kroacia mban zgjedhjet parlamentare
Rajon / Botë

Kroacia mban zgjedhjet parlamentare

Kosova Times
Last updated: 2024/04/17 at 10:54 AM
Kosova Times Published April 17, 2024
Share
SHARE

Kroatët po votojnë më 17 prill në zgjedhjet parlamentare, që po shihen si test për popullaritetin e kryeministrit, Andrej Pllenkoviq, dhe partisë konservatore në pushtet, HDZ, që opozita e ka akuzuar për korrupsion dhe nepotizëm.

HDZ (Bashkimi Demokratik Kroat) po shpreson që të përdorë mbështetjen, pasi kjo parti mbikëqyri anëtarësimin e Kroacisë në Bashkimin Evropian, miratoi përdorimin e euros dhe shteti përjetoi një bum turistik.

Kjo parti ka mbizotëruar skenën politike, që kur Kroacia shpalli pavarësinë nga Jugosllavia më 1991.

Analistët thanë se shumë skandale korruptive, përfshirë edhe emërimin që Pllenkoviq bëri të prokurorit të shtetit i cili njihet se ka lidhje me persona të përfshirë në afera korruptive, mund të bëjë që HDZ-ja të humb shumicën.

Pllenkoviq ka mohuar çdo keqbërtje.

Afër 3.7 milionë votues do të zgjedhin në mesin e më shumë se 2.000 kandidatëve. Sondazhet e para pritet të dalin disa minuta pas mbylljes së vendvotimeve në orën 19:00, ndërkaq rezultatet zyrtare pritet të publikohen në ditët në vijim.

Sondazhi i fundit i IPSOS tha se HDZ-ja pritet të fitojë 60 ulëse në Parlamentin prej 151 vendesh, apo më shumë ulëse se çdo parti tjetër. Megjithatë, ky numër i mandateve nuk është i mjaftueshëm për një shumicë të plotë, andaj pritet të zhvillohen bisedime për koalicion qeverisës.

Rivali kryesor i Pllenkoviqit, presidenti Zoran Millanoviq, i cili ka deklaruar se do të japë dorëheqje për t’u bërë kryeministër nëse Partia Social Demokrate e tij (SDP) merr pushtetin, me ndihmën e partive më të vogla.

“Këto zgjedhje janë referendum për të ardhmen e Kroacisë. Kroacia nuk mund të kalojë edhe katër vjet të tjera nën sundimin e Pllenkoviqit”, tha Millanoviq përmes një videoje të publikuar në Facebook.

Nëse rezultatet e vendosin SDP-në parti të parë, kjo do të mund të ndryshonte qëndrimin e shtetit në shumë çështje të mëdha, sikurse është mbështetja për Ukrainën në luftën e saj kundër Rusisë.

Millanoviq kundërshton ndihmën për Ukrainën.

Koalicioni i udhëhequr nga SDP-ja, i quajtur Lumenjtë e Drejtësisë, parashikohet të dalë i dyti në zgjedhje me 41 ulëse në Parlament, ndërkaq Lëvizja Atdheu e krahut të djathtë dhe partia Mozemo pritet të dalin në vendin e tretë, përkatësisht të katërtin, me 15, respektivisht 11 ulëse parlamentare.

You Might Also Like

SHBA-të kanë vendosur sanksione ndaj NIS-it- në pompat e Gazprom, pagesa vetëm në kesh

Udhëheqësit botërorë falënderojnë Trumpin për marrëveshjen Hamas-Izrael

Axhenda ndërkombëtare

Presidenti izraelit: Nuk ka dyshim se Trump meriton Çmimin Nobel për Paqen për këtë

Ja pesë mënyra për të ndëshkuar Rusinë e Putinit: Ish-oficeri i forcave speciale ofron propozim për NATO-n evropiane

Kosova Times April 17, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Një vit e gjysmë qeverisje, Kurti ua kërkon ministrave nga 4-5 të arritura për t’i prezantuar

Kosova Times Kosova Times September 14, 2022
Mediokritetet që kanë hy në jetën politike me dhëmbë të mprehtë
Hill: ShBA mbështet përpjekjet e BE-së për të arritur zgjidhje në dialogun Kosovë-Serbi
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Horoskopi i datës 28 Prill
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?