By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
VIDEO Amerika bastis tankerin e ri, publikohen pamjet
January 9, 2026
VIDEO Arrestime në të gjithë Spanjën: Shkatërrohet klani famëkeq nigerian “Sëpata e Zezë”
January 9, 2026
Aktakuzë për vrasjen e zyrtarit policor në Kaçanik
January 9, 2026
Pronari i një bari arrestohet pasi vdiqën 40 të rinj. Gruaja e tij qau
January 9, 2026
Tre të lënduar nga aksident i rëndë mes trenit e veturës në Grabovc
January 9, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti: Përgjegjësitë që i kemi në shtet kanë rrënjë tek gjaku i dëshmorëve
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kurti: Përgjegjësitë që i kemi në shtet kanë rrënjë tek gjaku i dëshmorëve
Lajme

Kurti: Përgjegjësitë që i kemi në shtet kanë rrënjë tek gjaku i dëshmorëve

Kosova Times
Last updated: 2024/04/18 at 6:38 PM
Kosova Times Published April 18, 2024
Share
SHARE

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pas homazheve me rastin e Ditës së Dëshmorëve të Komunës së Prishtinës, sot ka bërë homazhe edhe në Dyz të Podujevës. Në 25- vjetorin e masakrës së kryer nga forcat e armatosura të Serbisë, atje përkujtoi mbi 200 vrarët.

“Forcat e Serbisë këtu në trevat e Gollakut e të Llapit, në Dyz e në Koliq, kanë vra mbi 200 civilë të paarmatosur, të pambrojtur, pa i kursyer moshat e shtyra apo fëmijët e vegjël. Sot e kësaj dite ndonëse e kemi lirinë, pavarësinë, shtetin e demokracinë, nuk e kemi edhe drejtësinë për këto humbje të tmerrshme që i ka përjetuar populli e në veçanti familjet”, tha kryeministri Kurti.

Kryeministri Kurti tha se e vërteta e plotë ndodhet në arkivat në Beograd, të ushtrisë e të policisë atje. Ai ritheksoi nevojën për drejtësi dhe thirrjen ndaj prokurorisë dhe gjyqësorit tonë për të intervistuar dëshmitarët, për të grumbulluar evidencat materiale e për të filluar me aktakuza, gjykime e dënime në mungesë.

“Ne nuk duhet të harrojmë që edhe lirinë që e gëzojmë, por edhe përgjegjësitë që i kemi në shtet i kanë rrënjët tek gjaku i dëshmorëve që nuk shlyhet dhe te emrat e tyre që nuk harrohen, sepse i përkasin historisë së popullit tonë tashmë”, përfundoi Kryeministri, duke nderuar dëshmorët e martirët e rënë heroikisht në Dyz, Llap e Gollak, dhe anembanë Kosovës.

Në këto homazhe, Kryeministri Kurti ishte i shoqëruar nga Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës  si dhe përfaqësues të institucioneve qendrore e lokale.

Deklarimi i plotë i kryeministrit Kurti:

Para 25 vjetëve, teksa e zbatonte projektin gjenocidal për shfarosjen e shqiptarëve, forcat e Serbisë këtu në trevat e Gollakut e të Llapit, në Dyz e në Koliq, kanë vrarë mbi 200 civil të paarmatosur, të pambrojtur, pa i kursyer moshat e shtyra apo fëmijët e vegjël. Sot e kësaj dite ndonëse e kemi lirinë, pavarësinë, shtetin e demokracinë, nuk e kemi edhe drejtësinë për këto humbje të tmerrshme që i ka përjetuar populli e në veçanti familjet, dhe për këto plagë të hapura të cilat vazhdojnë të kullojnë meqenëse edhe urdhërdhënësit edhe ekzekutorët nuk u përballen asnjëherë me drejtësi.

36 varre janë këtu në Dyz, por gjithsej janë mbi 200, sepse para 25 vjetëve në mes të prillit, banorët e këtyre trevave përpiqeshin që të gjenin rrugën e shpëtimit edhe në fshatra si Makoc, Llukar, Grashticë, Dyz e Koliq, domethënë këtu kanë qenë vendet në të cilat janë përpjekur të shpëtojnë, por ata kanë qenë të ndjekur prej forcave të cilët nuk kanë pasur dilema mbi vrasjen e shqiptarëve. Të vetmet dilema i kanë pasur se si t’i zhdukin gjurmët e krimit, si t’i zhdukin kufomat dhe në këtë mënyrë të mos merret vesh ai krim.

E vërteta dihet. E vërteta e plotë ndodhet në arkivat në Beograd, të ushtrisë e të policisë atje. Por neve na nevojitet drejtësia dhe për këtë i bëj thirrje edhe njëherë Prokurorisë dhe gjyqësorit tek ne, që të bëjnë gjithçka munden e dinë, të intervistojnë të gjithë dëshmitarët, të grumbullojnë evidencat materiale dhe të fillohet me aktakuza, me gjykime e me dënime në mungesë për të vrarët në këtë rajon.

Sepse ne nuk duhet të harrojmë që edhe lirinë që e gëzojmë, por edhe përgjegjësitë që i kemi në shtet i kanë rrënjët tek gjaku i dëshmorëve që nuk shlyhet dhe te emrat e tyre që nuk harrohen, sepse i përkasin historisë së popullit tonë tashmë.

Lavdi gjithë dëshmorëve e martirëve, këtu në Dyz, në Llap e në Gollak dhe anembanë Kosovës që ranë heroikisht para një çerekshekulli! /Kosovatimes/

You Might Also Like

Aktakuzë për vrasjen e zyrtarit policor në Kaçanik

Tre të lënduar nga aksident i rëndë mes trenit e veturës në Grabovc

MFPT: Sadriu la gjurmë të rëndësishme në zhvillimin institucional

AME: Situata në terren kryesisht e qetë, stabile dhe e menaxhueshme

Abdixhiku për Sadriun:Vepra dhe kontributi i tij mbeten trashëgimi politike

Kosova Times April 18, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Policia shqiptoi 2144 gjoba trafiku për 24 orë

Kosova Times Kosova Times April 29, 2025
Inteligjenca amerikane: Ministri kinez i Mbrojtjes që viziton Rusinë i suspenduar dhe nën hetim
Si të ndalet shpopullimi i vendbanimeve në Maqedoninë e V?
Bankat izraelite kanë kufizuar llogaritë e rusëve
Në Voronezh të Rusisë një zjarr kaploi një ndërmarrje – tre të vdekur
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?