By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Jam me gazetarët, solidarizohem me ata, por jo me pronarin!
August 9, 2025
Policia u kërkon pronarëve të kafeneve në veri respektimin e ligjit
August 9, 2025
Albulena Haxhiu demanton propagandën serbe për rastin e Igor Popoviqit
August 9, 2025
Gërvalla falënderon bashkatdharët në zhvillimin dhe imazhin e Kosovës
August 9, 2025
MKRS investon 2 milionë euro në stadiumin “Zahir Pajaziti”
August 9, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kryeministri Kurti takoi nënkryetaret e Mitrovicës së Veriut, Zveçanit dhe Leposaviqit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kryeministri Kurti takoi nënkryetaret e Mitrovicës së Veriut, Zveçanit dhe Leposaviqit
Lajme

Kryeministri Kurti takoi nënkryetaret e Mitrovicës së Veriut, Zveçanit dhe Leposaviqit

Kosova Times
Last updated: 2024/04/18 at 11:32 PM
Kosova Times Published April 18, 2024
Share
SHARE

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, takoi sot nënkryetaren e Komunës së Mitrovicës së Veriut, Katarina Adjančić, nënkryetaren e Komunës së Zveçanit, Natasa Tomanić, dhe nënkryetaren e Komunës së Leposaviqit, Marina Bogojević, e cila mori pjesë virtualisht.

Në takim, krahas kryeministrit ishte Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, dhe këshilltarja e Kryeministrit për Çështje të Komuniteteve, Elizabeth Gowing.

U bisedua për situatën aktuale në katër komunat në veri të vendit dhe për zhvillimet e fundit në raportet me fqinjin tonë verior, me theks te veprimet e djeshme me rastin e ndalimit të qytetarëve të Republikës së Kosovës në pikat kufitare dhe kërcënimet publike nga Presidenti i Serbisë.

Vëmendje e veçantë gjatë takimit iu dha dhe mundësive për intensifikimin e investimeve dhe projekteve infrastrukturore në këto komuna, masave praktike që mund të lehtësojnë punësimin, sikurse masa e punësimit për 2000 banorë të komunave të Mitrovicës së Veriut, Leposaviqit, Zveçanit dhe Zubin Potokut, që është lansuar në shkurt të këtij viti, dhe procesit të regjistrimit të popullsisë. Për këtë të fundit, kryeministri vuri theksin te rëndësia e këtij procesi dhe ndikimin e drejtpërdrejtë që pjesëmarrja në këtë proces ka edhe në ndarjen e drejtë të buxhetit për komuna dhe planifikimin strategjik të politikave dhe projekteve.

Temë tjetër e bisedës ishte edhe votimi për shkarkimin ose jo të kryetarëve i cili mbahet me 21 prill dhe puna e institucioneve tona rreth organizimit të këtij procesi demokratik, që është iniciuar nga nënshkrimet e vetë qytetarëve të këtyre komunave.

Kryeministri Kurti falënderoi nënkryetaret për angazhimin e tyre dhe punën që po bëjnë, dhe ofroi vazhdim të bashkëpunimit në shërbim të kërkesave dhe nevojave të qytetarëve që përfaqësojnë dhe komunave që qeverisin. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Jam me gazetarët, solidarizohem me ata, por jo me pronarin!

Policia u kërkon pronarëve të kafeneve në veri respektimin e ligjit

Albulena Haxhiu demanton propagandën serbe për rastin e Igor Popoviqit

Gërvalla falënderon bashkatdharët në zhvillimin dhe imazhin e Kosovës

Përditësohen të dhënat në pikat kufitare, deri në 1 orë pritje

Kosova Times April 18, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Bullgaria mund të rivlerësojë mbështetjen e anëtarësimit të Serbisë në BE

Kosova Times Kosova Times June 4, 2024
Postecoglou: Tottenham po përparon, por ka ende vend për përmirësime
Krasniqi e quan kryevepër filmin dokumentar që portretizon jetën dhe karrierën e Toni Kukës
Ekspertët kritikojnë projektbuxhetin 2024, kërkojnë më shumë investime
Rusët po grumbullojnë forcat në kufi, ukrainasit janë në panik
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?