By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Sekretet e Mjekësisë me Plazmë: Shkencëtarët Tregojnë Si të Shkatërroni Qelizat e Kancerit
September 9, 2025
Zelensky për sulmin në Yarovaya
September 9, 2025
Vjen reagimi i Shtëpia e Bardhë: Trump nuk i miraton sulmet izraelite ndaj udhëheqësve të Hamasit në Doha
September 9, 2025
Ministrja suedeze ra në skenë gjatë deklaratave të saj për mediat, kolegët dhe gazetarët e saj i erdhën në ndihmë
September 9, 2025
Izraeli sulmon Dohën, shumë reagime. Hamasi publikon emrat e të vrarëve: “Negociatorët mbijetuan”
September 9, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Mijëra njerëz protestojnë kundër ligjit për “agjentët e huaj” në Gjeorgji
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Mijëra njerëz protestojnë kundër ligjit për “agjentët e huaj” në Gjeorgji
Rajon / Botë

Mijëra njerëz protestojnë kundër ligjit për “agjentët e huaj” në Gjeorgji

Kosova Times
Last updated: 2024/04/19 at 12:07 AM
Kosova Times Published April 18, 2024
Share
SHARE

Mijëra gjeorgjianë kanë protestuar para ndërtesës së Parlamentit të enjten në Tbilisi, duke kërkuar që Qeveria ta tërheqë menjëherë një projektligj kontrovers për “agjentët e huaj”.

Deputetët gjeorgjianë e kaluan në lexim të parë këtë projektligj, përkundër thirrjeve nga grupet e shoqërisë civile dhe nga disa qeveri perëndimore, sipas të cilëve projektligji është kopje e ligjit rus për “agjentët e huaj”, të cilin Moska e ka përdorur për t’i luftuar zërat kundërshtarë.

Poeti Rati Amaglobeli, duke folur në protestë të enjten, tha se Qeveria e ka një orë kohë për ta shfuqizuar projektligjin, në të kundërtën “do të përballet me vullnetin e pathyeshëm të popullit gjeorgjian”.

Pak orë më herët, 83 deputetë e mbështetën projektligjin në leximin e parë, ndërsa asnjë nuk votoi kundër.

Nuk ka pasur reagime të menjëhershme nga zyrtarët qeveritarë, apo nga partia në pushtet e Gjerogjisë, Ëndrra Gjeorgjiane, e cila e risolli këtë projektligj që do t’i detyronte kompanitë e financuara nga jashtë të regjistrohen si agjente të huaja.

Ky legjislacion, i cili nxiti protesta të mëdha kur u soll vitin e kaluar, duke e nxitur Qeverinë ta tërheqë projektligjin, parasheh gjithashtu edhe kompetenca të mëdha mbikëqyrëse për autoritetet dhe dënime të mundshme penale për vepra të paspecifikuara penale.

“Pyes, a është kërkesë e jona tërheqja e këtij ligji sot? Po, sot! Ata duhet ta bëjnë një deklaratë politike sot, siç e bënë vitin e kaluar”, tha Amaglobeli para turmës.

Ai nuk tregoi se çfarë planesh kishin protestuesit, nëse projektligji nuk shfuqizohet.

Leximi i dytë dhe përfundimtar i këtij projektligji është caktuar të mbahet më 17 maj.

Presidentja e Gjeorgjisë, Salome Zurabishvili, tha për BBC se ajo do të përdorë veto kundër projektligjit, nëse ai kalon në leximin e dytë.

Zurabishvili tha se shqetësimi i saj kryesor është se projektligji në fjalë është “tamam kopje e ligjit të [presidentit rus Vladimit] Putin”.

Megjithatë, Zurabishvili tha se partia në pushtet Ëndrra Gjeorgjiane ka mjaft deputetë për ta rrëzuar veton e saj.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian janë shprehur të shqetësuar me kalimin e këtij projektligji në lexim të parë.

You Might Also Like

Zelensky për sulmin në Yarovaya

Vjen reagimi i Shtëpia e Bardhë: Trump nuk i miraton sulmet izraelite ndaj udhëheqësve të Hamasit në Doha

Ministrja suedeze ra në skenë gjatë deklaratave të saj për mediat, kolegët dhe gazetarët e saj i erdhën në ndihmë

Izraeli sulmon Dohën, shumë reagime. Hamasi publikon emrat e të vrarëve: “Negociatorët mbijetuan”

Hamasi publikoi një listë të të vrarëve në sulmin izraelit. “I gjithë ekipi negociator mbijetoi”

Kosova Times April 18, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Përurohen dy libra të Sami Pirajt në bibliotekën `Hivzi Sulejmani`

Kosova Times Kosova Times September 11, 2024
SHBA-ja këshillon Ukrainën që të mos nisë tani një ofensivë të re
Në Poloni janë përplasur 22 automjete, ka rënë zjarr. Katër të vdekur dhe 12 të plagosur
Universiteti i Prishtinës certifikoi 40 auditorë të energjisë
Haradinaj: Përulemi para sakrificës së heronjve
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?