By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Dimiq: Urime Kryeministrit Albin Kurti
December 31, 2025
Arrestohet një i dyshuar i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar
December 31, 2025
Osmani: Viti 2025 ishte sfidues, 2026 të jetë i bashkëpunimit
December 31, 2025
Abdixhiku: Rezultati i zgjedhjeve nuk ishte ai që synova
December 31, 2025
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë uron Vitin e Ri
December 31, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti: Kryetarët në veri largohen vetëm përmes votimeve, e jo bandave
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kurti: Kryetarët në veri largohen vetëm përmes votimeve, e jo bandave
Lajme

Kurti: Kryetarët në veri largohen vetëm përmes votimeve, e jo bandave

Kosova Times
Last updated: 2024/04/19 at 12:15 PM
Kosova Times Published April 19, 2024
Share
SHARE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u bëri thirrje të gjithë qytetarëve në katër komunat në veri të Kosovës, të banuara me shumicë serbe, që të marrin pjesë në votimet e 21 prillit, kur do të vendoset nëse qytetarët duan të largojnë ose jo katër kryetarët shqiptarë.

Gjatë pjesëmarrjes në një ngjarjeje në Klinë më 19 prill, Kurti tha se kryetarët shqiptarë të Zveçanit, Leposaviqit, Zubin Potokut dhe Mitrovicës së Veriut, nuk mund t’iu merret mandati ndryshe, përpos përmes një procesi demokratik.

“Këta kryetarë mund të dalin nga zyrat, por jo me banda fashiste, që dhunojnë KFOR-in, gazetarët dhe Policinë e Kosovës. Me zgjedhje hyhet në zyre. Nuk hyhet në zyre me as me bomba, as me granata dhe as me armë të tjera, me të cilat janë sulmuar personeli i sigurisë dhe gazetarët në komunat veriore”, tha Kurti.

“Njëzet e një prilli është shansi dhe unë i ftoj të gjithë qytetarët në veri, pa dallim etnie, moshe e gjinie që të dalin e të votojnë më 21 prill për t’ua ndërprerë këtyre katër kryetarëve mandatin, ata që mendojnë se nuk kanë qeverisur mirë, apo mendojnë se ka njerëz më të mirë që një orë e më parë duhet të jenë në ato zyra. Por, gjithçka duhet me proces demokratik ligjor, e jo me bandat e dhunshme që rrethojnë ndërtesat e komunave. Ashtu, nuk mund të hysh në zyra”, shtoi ai.

Kryeministri kosovar tha se Qeveria e Kosovës jep garanci që nëse qytetarët vendosin të shkarkojnë kryetarët aktualë, ai vendim do të zbatohet “në plotni dhe në shpejtësi”.

Hapi që të votohet për apo kundër shkarkimit të kryetarëve të komunave në veri është marrë bazuar në një udhëzim administrativ të Qeverisë së Kosovës, që i ka hapur rrugën largimit të një kryetari nga pozita që mban.

Sipas udhëzimit të miratuar shtatorin e vitit të kaluar, që ky votim të jetë i suksesshëm, duhet 50 për qind, plus një votë e qytetarëve me të drejtë vote.

Pas kësaj, rezultati i dërgohet presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka afat ligjor prej 30 deri në 45 ditë për të shpallur mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.

Aktualisht në krye të komunave veriore janë katër shqiptarë, të cilët i kanë fituar zgjedhjet e prillit të vitit të kaluar, të bojkotuara nga Lista Serbe dhe një pjesë e serbëve lokalë.

Marrja e mandatit nga kryetarët shqiptarë ngriti tensionet në veri, duke nxitur bashkësinë ndërkombëtare që t’i kërkojë Kosovës mbajtjen e zgjedhjeve të reja.

Lista Serbe – partia kryesore e serbëve në Kosovë që gëzon mbështetjen e Beogradit – u ka bërë thirrje serbëve që të bojkotojnë edhe votimet e 21 prillit.

You Might Also Like

Dimiq: Urime Kryeministrit Albin Kurti

Arrestohet një i dyshuar i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar

Osmani: Viti 2025 ishte sfidues, 2026 të jetë i bashkëpunimit

Abdixhiku: Rezultati i zgjedhjeve nuk ishte ai që synova

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë uron Vitin e Ri

Kosova Times April 19, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Kujt i pergjigjet më shumë marrëveshjen e tregtisë së lirë: Vuçiq nënshkruan tri marrëveshje me Kinën javën e ardhshme

Kosova Times Kosova Times October 16, 2023
Shënohet tetori më i nxehtë në Evropë
Irani ekzekuton dy persona të akuzuar për blasfemi
Dëshmitari serb i Prokurorisë: U maltretova me urdhër të Latif Gashit
Në takim me Von der Leyen,Osmani thekson domosdoshmërinë e heqjes së masave
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?