Në Gjermani dhe Holandë, 137 holandezë u arrestuan vitin e kaluar me akuzën se ishin përfshirë në grabitje në të cilat u shpërthyen eksploziv për të shkatërruar një bankomat, njoftoi sot policia holandeze.
Shumica e këtyre sulmeve ndodhën në Gjermani, ku holandezët hodhën në erë ATM-të 367 herë vitin e kaluar, ndërsa kishte tetë grabitje të tilla në Holandë, raportoi NL Times.
Grabitje të tilla ishin më të zakonshme në Holandë derisa bankat zbatuan disa masa për të ndërprerë aksesin në një numër të madh bankomatesh gjatë orëve të vona të mbrëmjes dhe të natës.
Një zëdhënës i policisë tha se holandezët mund të kenë kryer grabitje ATM duke përdorur eksploziv edhe në vende të tjera.
Më së shumti sulme të tilla ishin në Gjermani në vitin 2022, kur u regjistruan 442.
Në Gjermani gjatë tremujorit të parë të këtij viti janë shënuar 56 grabitje të ATM-ve me eksploziv, që është 64 më pak se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Rënia e numrit të grabitjeve të tilla ka ndodhur edhe për shkak se policia dhe prokurorët në Holandë dhe Gjermani bashkëpunojnë më ngushtë, njoftoi policia holandeze.
Në Bamberg të Gjermanisë, gjyqi i madh do të fillojë javën e ardhshme kundër 16 të dyshuarve holandezë, të cilët akuzohen për rreth 90 sulme shpërthyese në ATM në Gjermani, në të cilat vodhën gjithsej rreth shtatë milionë euro.