By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 13 dhjetor
December 13, 2025
Blogerja e famshme Maria Magdalena u gjet e vdekur: çfarë i ndodhi modeles
December 12, 2025
Miss Finlanda, e cila është me origjinë nga Kosova, i është hequr titulli për shkak të një fotoje kontroverse
December 12, 2025
Kurti: S`heqim dorë nga punët e mira e shërbimi ndaj të mirës së përbashkët
December 12, 2025
Ukraina goditi një An-26 rus: U shkatërruan edhe dy sisteme radarësh me vlerë të lartë (VIDEO)
December 12, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Erdogan bën thirrje që palestinezët të bashkohen
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Erdogan bën thirrje që palestinezët të bashkohen
Rajon / Botë

Erdogan bën thirrje që palestinezët të bashkohen

Kosova Times
Last updated: 2024/04/20 at 7:40 PM
Kosova Times Published April 20, 2024
Share
SHARE

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, u bëri thirrje palestinezëve që të bashkohen, në mes të luftës të Izraelit në Gazë.

Këtë deklaratë ai e bëri pasi zhvilloi një takim, që zgjati disa orë, me shefin e Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – Ismail Haniyeh, në Stamboll më 20 prill.

Erdogan ka kërkuar, por deri më tani ka dështuar, që të paraqesë veten si një ndërmjetës në luftën mes Izraelit dhe Hamasit në Gazë, që nisi më 7 tetor, pasi grupi radikal palestinez sulmoi jugun e Izraelit. Po ashtu, tensionet janë të larta në Lindjen e Mesme, pasi është raportuar për sulme mes Iranit dhe Izraelit.

Erdogan tha se uniteti i palestinezëve është “vital”, pas takimit që zhvilloi me udhëheqësin politik të Hamasit në Palllatin Dolmabahçe.

“Përgjigja e fuqishme ndaj Izraelit dhe rruga drejt fitores varen nga uniteti dhe integriteti”, tha Erdogan, sipas njoftimit për media.

Me Katarin që ka thënë se do të rivlerësojë rolin e tij si ndërmjetës mes Hamasit dhe Izraelit, Erdogan dërgoi të enjten në Doha ministrin e tij të Jashtëm, Hakan Fidan. Kjo lëvizje është sinjal se Turqia e dëshiron këtë rol.

Hamasi, që është shpallur organizatë terroriste nga ShBA-ja dhe BE-ja, ka një zyrë në Turqi që nga viti 2011, kur Turqia ndihmoi në arritjen e një marrëveshjeje për lirimin e një ushtari izraelit.

Hamasi është rival i Fatahut, që udhëheq Autoritetin Palestinez, në Bregun Perëndimor, të pushtuar nga Izraeli.

Përderisa po rritet frika për një luftë më të gjerë në rajon, Erdogan ka deklaruar se sulmet e raportuara mes Iranit dhe Izraelit nuk duhet që të lejojnë që Izraeli “të përfitojë territor, prandaj është e rëndësishme të veprohet në mënyrë që vëmendja të mbetet në Gazë”.

Ministri i Jashtëm i Izraelit, Israel Katz, ka dënuar takimin mes presidentit turk dhe shefit të Hamasi.

Ndryshe, nga sulmi i Hamasit në Izrael më 7 tetor u vranë afër 1.200 persona dhe u rrëmbyen afër 250 të tjerë. Si pasojë e ofensivës tokësore dhe ajrore izraelite, në Gazë janë vrarë mbi 34.000 persona, kanë thënë zyrtarët shëndetësorë në territorin e udhëhequr nga Hamasi.

You Might Also Like

Ukraina goditi një An-26 rus: U shkatërruan edhe dy sisteme radarësh me vlerë të lartë (VIDEO)

Ursula von der Leyen për vendimin e ashpër të BE-së: “Ky është një mesazh i forte”

Mbreti Charles III mbi luftën kundër kancerit: Falë diagnozës së hershme, numri i trajtimeve zvogëlohet

Cilat fe janë më të përfaqësuara në mesin e Gjeneratës Z në Evropë: Disa vende mund t’ju habisin

Kryeministri pakistanez priti 40 minuta që Putini të takohej me Erdoganin, pastaj i ‘u prish filmi’

Kosova Times April 20, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Kryeministri i Kanadasë i jep lamtumirën Matthew Perry-t: “Ti ishe i dashur dhe do të lini një boshllëk të madh”

Kosova Times Kosova Times October 29, 2023
Trump thotë se sulmi rus në Ukrainë “një gjë e tmerrshme”
Rainer Rudolph është Ambasadori i ri i Gjermanisë në Kosovë
Një plazh i bukur që mund ta vizitoni vetëm i shoqëruar me guidë dhe me një tarifë prej 3 euro
Në përvjetorin e 9-të të ndarjes nga jeta, kujtohet veprimtari kombëtar Latif Përvetica
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?