By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Një modele në një edicion të pazakontë, “akullorja shkrihet” mbi të: Dallimi yt është forca juaj
November 2, 2025
Ish-kreu i një burse kriptomonedhash gjendet i vdekur në qelinë e burgut në Turqi
November 2, 2025
Sulm në Angli, nëntë persona luftojnë për jetën. “Të plagosurit po iknin përmes trenit”
November 2, 2025
1,5 milionë meksikanë në paradën për Ditën e të Vdekurve
November 2, 2025
Horoskopi ditor për 2 nëntor
November 2, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Prokurorët diskutojnë trajtimin e rasteve të dhunës në familje dhe korrupsionit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Prokurorët diskutojnë trajtimin e rasteve të dhunës në familje dhe korrupsionit
Lajme

Prokurorët diskutojnë trajtimin e rasteve të dhunës në familje dhe korrupsionit

Kosova Times
Last updated: 2024/04/22 at 3:56 PM
Kosova Times Published April 22, 2024
Share
SHARE

Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, ka mbajtur kolegjiumin me kryeprokurorët dhe përfaqësuesit e prokurorive të vendit, në të cilin kanë marrë pjesë edhe prokurorët e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit dhe përfaqësuesi i Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë.

Temë qendrore e diskutimeve të këtij takimi ishte trajtimi i rasteve të dhunës në familje, ku u potencuan sfidat dhe angazhimi i prokurorëve në trajtimin e  rasteve që kanë të bëjnë me veprat penale kundër dhunës në familje dhe korrupsionit.

Në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit dhe nëpër të gjitha Prokuroritë Themelore, për rastet e dhunës në familje, janë të caktuar koordinatorë nga radhët e prokurorëve, të cilët merren ekskluzivisht me këto raste dhe të cilët vazhdojnë me përkushtim dhe me urgjencë të trajtojnë të gjitha rastet që ndërlidhen me veprat penale kundër dhunës në familje, megjithatë, pas diskutimeve të përbashkëta, e me qëllim të parandalimit dhe luftimit të kryerjes së këtyre veprave penale u nxorën edhe konkluzionet që prokurorët e shtetit, në secilin rast ku ka bazë ligjore, të kërkojnë caktimin e paraburgimit për rastet e dhunës në familje dhe armëmbajtjeve pa leje, si dhe të zbatojnë në mënyrë strikte udhëzuesin për politikë ndëshkimore, ndërsa më qëllim të realizimit të mandatit të Prokurorit të Shtetit për hetimin e këtyre veprave penale, Institucioneve tjera tu adresohen kërkesat për:

Rritjen e buxhetit për shtimin e numrit të mbrojtësve të viktimave;

Rritjen e buxhetit për shtimin e strehimoreve për vendosjen e viktimave

Rritjen e kapaciteteve në Agjencinë për Forenzikë të Kosovës, si dhe

Rritjen e kapaciteteve të Institutit për Forenzikë Psikiatrike

Po ashtu gjatë këtij takimi u diskutua edhe për rastet e korrupsionit, për të cilat raste Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, z. Besim Kelmendi, kërkoi rritje të efikasitetit.

Ndër të tjera gjatë këtij takimi u diskutua edhe për funksionalizimin e Zyrës për  Rikthim të Aseteve, për planin për procedurat standarde të veprimit, si dhe u elaboruan të gjitha çështjet që bien në kompetencë të kësaj zyre. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Mot sot me diell sot

Moti në Shqipëri i kthjellët temperatura deri 25° Celsius

Sot Zi Kombëtare dhe homazhe në nderim të Fatos Nanos

36 vjet nga rënia heroike e dy heronjve Fahri Fazliu dhe Afrim Zhitia

Rama: Të rinjtë tanë që na bëjnë krenarë në Lojërat Olimpike të Robotikës

Kosova Times April 22, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Shërbimi Sekret pa atentatorin e Trump 20 minuta para tubimit

Kosova Times Kosova Times July 18, 2024
Publikohet analiza për zbatimin e rekomandimeve të ZKA-së për 12 komuna
Roli i Serbisë në mbrojtjen e Dodik nga gjyqi në Bosnje dhe Hercegovinë
Osmani ka kërkuar nga Kushtetuesja që të mos lejojë veton mbi Republikën
Kina pranon se një anije nga Hong Kongu dëmtoi tubacionin e gazit Balticconnector
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?