By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Dimiq: Urime Kryeministrit Albin Kurti
December 31, 2025
Arrestohet një i dyshuar i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar
December 31, 2025
Osmani: Viti 2025 ishte sfidues, 2026 të jetë i bashkëpunimit
December 31, 2025
Abdixhiku: Rezultati i zgjedhjeve nuk ishte ai që synova
December 31, 2025
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë uron Vitin e Ri
December 31, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Gjermania dhe Britania kapin disa të dyshuar si spiunë të Kinës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Gjermania dhe Britania kapin disa të dyshuar si spiunë të Kinës
Rajon / Botë

Gjermania dhe Britania kapin disa të dyshuar si spiunë të Kinës

Kosova Times
Last updated: 2024/04/22 at 5:04 PM
Kosova Times Published April 22, 2024
Share
SHARE

Gjermania dhe Britania të hënën kanë kapur disa persona të dyshuar si spiunë të Kinës, të cilët akuzohen se i kanë dhënë Pekinit informata të fshehta, teksa në Perëndim po rriten shqetësimet për spiunazhin agresiv kinez.

Në Gjermani, hetuesit kanë arrestuar tre shtetas gjermanë, në perëndim të vendit, mbi dyshimet se ka shpërndarë informata për teknologjinë detare, kanë njoftuar prokurorët, përmes një komunikate.

Tre personat – të identifikuar si Herwig F., Ina F., dhe Thomas R. – akuzohen se kanë marrë pjesë në një projekt për grumbullimin e të dhënave, të financuar nga agjencitë shtetërore kineze, si dhe për eksportim ilegal të një laseri në Kinë, raporton AFP.

Në Britani, dy burra janë akuzuar se i ka dhënë Kinës “artikuj, shënime, dokumente apo informata”, gjatë periudhës ndërmjet vitit 2021 dhe vitit të kaluar.

Policia i ka identifikuar burrat si Christopher Berry, 32-vjeçar, dhe Christopher Cash, 29 vjeç, i cili ka punuar më parë në Parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar si hulumtues.

Dyshja e zbuluar të hënën në Britani akuzohet për shkeljen e Ligjit të vitit 1911 për Sekretet Zyrtare, dhe do të paraqitet në një gjykatë në Londër, të premten.

Arrestimet në Gjermani dhe akuzat në Britani vijnë mes paralajmërimeve të përsëritura perëndimore se shërbimet kineze të inteligjencës kanë vënë në shënjestër teknologji të avancuara.

Ministrja e Mbrojtjes e Gjermanisë, Nancy Faeser, ka paralajmëruar për “rrezikun e konsiderueshëm që përbën spiunazhi kinez në biznes, industri dhe shkencë”.

“Fusha e prekur në rastin aktual – teknologjitë novatore nga Gjermania, që mund të përdoren për qëllime ushtarake – është veçanërisht e ndjeshme”, ka bërë të ditur Faeser.

You Might Also Like

Aktakuzë për keqpërdorim dhe mashtrim në prokurim publik

Turqia arreston 357 anëtarë të dyshuar të ISIS-it

Një qytet i tërë suedez po zhvendoset për shkak të metaleve të rralla tokësore

Preteksti i Valdait: Putini i hedh çelësin Trumpit në përpjekjen për paqe

Erdogan dhe Putin perseri se bashku: “Midis tyre u vendos…!”

Kosova Times April 22, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Më shumë se 100 të burgosur Kuzbas u rekrutuan në Wagner

Kosova Times Kosova Times November 1, 2022
“Kërcënimet boshe” të Kremlinit që kanë paralizuar Perëndimin
Edhe një muaj deri në përfundimin e dëshmitarëve të Prokurorisë në Hagë
Medvedev kërcënoi luftën botërore dhe “hirin radioaktiv” në rast të një sulmi të SHBA-së mbi pozicionet ruse në Ukrainë
Prokuroria Speciale konfirmon intervistimin e ministres Rizvanolli
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?