By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Skandali trondit Qipron: Ana e errët e parajsës financiare, për të cilën të gjithë heshtin
January 10, 2026
Çfarë kërkoi zëvendëskryeministri maqedon më 9 janar në ngjarjen e paligjshme në Banja Luka?
January 10, 2026
Televizioni iranian publikon pamje të djegies së Kuranit. Spitalet janë plot: “Po qëllojnë njerëzit në kokë” Indeksi i Lajmeve | 11 minuta më parë
January 10, 2026
Hynë me forcë në një ndeshje futbolli dhe vranë njerëz në fushë
January 10, 2026
Hibridet u përgjigjen zakoneve të reja të mysafirëve
January 10, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Vasfije Krasniqi: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Vasfije Krasniqi: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe
Lajme

Vasfije Krasniqi: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Kosova Times
Last updated: 2024/04/23 at 10:11 PM
Kosova Times Published April 23, 2024
Share
SHARE

Vasfije Krasniqi Goodman është kthyer në një grua simbol dhe heroinë për shumë gra e vajza që përjetuan dhunën seksuale nga forcat serbe gjatë luftës në Kosovë. 25 vjet pas dhunimit nga forcat serbe ajo bëri rrëfimin e saj në “RTK Prime” për atë  çfarë i ndodhi nga forcat kriminele të Serbisë.

Ndonëse e pranon se nuk është aspak e lehtë të flitet për atë periudhë, Vasfije Krasniqi ka thënë se për  çdo ditë e kujton atë që i ka ndodhur në vitin 1999.

“Nuk është diçka që mundesh ta harrosh e ta heqësh prej mendjes”, ka nisur rrëfimin e saj ajo.

“Nuk dua të kthehem shumë në detaje, por siç e dini mua ka ardhë më ka marrë një polic serb. Së pari i ka kërkuar babanë dhe vëllezërit, por ata nuk ishin. Isha vetëm me nënën. I kërkoi letërnjoftimet tona. E mori letërnjoftimin e nënës e shikoi dhe ia kthej. Letërnjoftimin e tim e mbajti në dorë dhe tha se kjo duhet me ardhë me dhanë deklaratë te Dejani, i cili ka qenë komandant i Prelluzhës. Tha duhet me ardhë me dhanë dëshmi se ku është Shaipi dhe djemtë. Në atë kohë babën e kisha në Gjermani, e dy vëllezërit në Gjermani, një e kisha në shtëpi po për momentin nuk ishte aty dhe një në Drenicë si ushtar i Kosovës”, ka theksuar ajo.

Ajo tutje ka treguar se polici serb e ka futur me dhunë në makinë dhe e ka dërguar në Babimoc, fshat i banuar me serbë.

“Ka qenë një tmerr për mua, edhe pse ju lutsha mem vra, se nuk e disha a do të më masakrojnë a çfarë do të ndodhë. Ishim te Kisha serbe dhe ai një shkrepëse ma afronte afër fytyrës. Iu thoshte të tjerëve “Vidi sta imam” (shiko çfarë kam, v.j.),  një prej fjalëve që më vranë shumë edhe sot e 25 vjet pas. Ndodhi si ndodhi (dhunimi, v.j.)- polici me uniformë, e më pas i njëjti rast ndodhi edhe me një me rroba civile, por i armatosur. Nuk mund ta përshkruaj atë periudhë, pasi me orë të tëra më kanë mbajtur aty dhe më kanë maltretuar”, ka thënë Vasfije Krasniqi, e cila në atë periudhë ishte 16-vjeçare.

Ajo ka treguar se nga dhunuesit ka marrë edhe kërcënime se nëse nuk do të qetësohej do ta dërgonin në Çiçavicë, ku ka më shumë ushtarë dhe do t’ia bënin të njëjtën gjë.

Ajo ka thënë se dhunuesit nuk kanë pasur maska, por kanë qenë të armatosur. “Fytyrat e tyre sot e atë ditë i di shumë mirë. Nuk i kam parë as ma herët as më vonë, deri në vitin 2012 kur i kemi identifikuar  në bazë të fotografive. Edhe tash është një fotografi që nuk hiqet prej mendjes”, ka shtuar ajo.

Tutje ajo ka treguar se pas aktit të tmerrshëm dhe të ligë, ata e kanë dërguar në fshat Stanovc dhe e kanë lënë në rrugën kryesore Prishtinë – Mitrovicë.

“Kam vrapuar kah varrezat e fshatit. Nuk kam shkuar në shtëpi se ata thanë mos i trego kërkujt se  çfarë ndodhi, por thuaj se ishe te Dejani për të dhënë deklaratë sepse vijmë të marrim prapë. Unë për këtë arsye vazhdova te shtëpia e axhës dhe aty në oborr ishte axha, nëna dhe dy fqinje dhe ishin duke qarë sepse nuk e dinin se  çfarë po ndodhte me fatin tim. Dhe ata në momentin që më kanë parë s’kam pasur nevojë t’u tregoj sepse në bazë të gjendjes që kam qenë e kanë vërejtur atë që më ka ndodhur. Kam qenë e gërvishtur, me tesha të zhveshura dhe ato kanë qenë shenja që aty ka ndodhur dhunimi e tmerri”, ka shtuar tutje ajo.

Më pas ajo ka treguar nëna i ka marrë disa rroba që ti kenë me vete dhe kanë shkuar në fshatin Lum i Madh, ku ishte motra e saj. “Rrugës duke qarë i kam thënë nënës se kështu më ka ndodhë. Kur kemi shkuar te motra më kanë pastruar dhe kemi qarë sepse e kuptuan se  çfarë ka ndodhur. Të nesërmen ka ardhur UÇK-ja dhe kemi shkuar në shtab dhe e kam deklaruar rastin se  çfarë ka ndodhur. Nuk është që kam hezituar apo kam heshtur. Unë e kam treguar rastin qysh në fillim”, ka rrëfyer Vasfije Krasniqi.

Ajo ka treguar edhe për pasojat që ka lënë një rast i tillë, derisa nuk i ka përjashtuar as paragjykimet e njerëzve. “Kam qenë shumë e re, secili dhunim e ka atë historinë e vet, por kur të jesh më e re është ndryshe. I kam pasur traumat gjatë gjithë jetës, sepse dhuna seksuale është që diçka që të shkatërron dhe që nuk shërohet kurrë”, ka thënë ajo.

Krasniqi ka thënë se forcën për të treguar atë çfarë i ndodhi e ka marrë nga familja, e cila nuk e ka paragjykuar asnjëherë. “Viktimat e tjera nuk e kanë përkrahjen që kam pasur unë”, ka thënë ajo.

You Might Also Like

Dyshimet për spiunazh, Shehollit i zgjatet paraburgimi edhe dy muaj

Paraburgim për 4 të pandehur, masa sigurie për 35 të tjerë në rastin e BKS

Haradinaj: IImzot Nikë Prela dhe Imzot Mark Sopi do të kujtohen gjithmonë

I jepet lamtumira e fundit Ali Sadriut, Abdixhiku:Jetoi politikën si mision

OVL-UÇK përkujton dëshmorët e rënë nga 1 deri më 15 janar

Kosova Times April 23, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Qeveria nënshkruan me hoxhën për ndërtimin e shtëpive në veri, mbi 100 do t’i ndërtojë Halil Kastrati

Kosova Times Kosova Times August 12, 2024
Luftime në Sudan, teksa palët zhvillojnë bisedime në Arabinë Saudite
Çdo e tetë vajzë apo grua e përdhunuar apo sulmuar para moshës 18 vjeçare
Orban publikoi një raport në Këshillin Evropian për udhëtimet në Kiev, Moskë dhe Pekin
“Meshkujt pa faj, është rritur numri i femrave të pandershme”, Alba Pollozhani bën deklaratën e fortë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?