By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 30 janar 2026
January 30, 2026
BE-ja e ka shtuar Rusinë në listën e vendeve me rrezik të lartë të pastrimit të parave
January 29, 2026
Protesta në Holandë për shkak të videos së një oficeri policie që godet dy gra myslimane
January 29, 2026
Goditet rrjeti drogës në Serbi, kapen pesë ton marihuane pranë Krushevcit
January 29, 2026
MIsteri: Ata shkuan për gjueti, i gjetën të vdekur, të gjakosur dhe me baltë me armët pranë trupave të tyre
January 29, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti mori pjesë në panairin e bizneseve Hannover Messe 2024, takoi sipërmarrës të kompanive të ndryshme
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Financa > Kurti mori pjesë në panairin e bizneseve Hannover Messe 2024, takoi sipërmarrës të kompanive të ndryshme
Financa

Kurti mori pjesë në panairin e bizneseve Hannover Messe 2024, takoi sipërmarrës të kompanive të ndryshme

Kosova Times
Last updated: 2024/04/23 at 11:20 PM
Kosova Times Published April 23, 2024
Share
SHARE

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, vizitoi sot panairin e bizneseve Hannover Messe, që këtë vit po zhvillohet nën moton “Energizing a Sustainable Industry – World. Leading. Industry Show”, ku Qeveria e Kosovës për herë të parë ia mundëson bizneseve nga Kosova pjesëmarrjen aty.

Hannover Messe është panairi më i madh ndërkombëtarë që mbulon një gamë të gjerë të temave si automatizimi industrial, teknologjia e informacionit, furnizimet industriale, teknologjitë e prodhimit dhe shërbimet, energjia dhe teknologjitë e mobilitetit. Ai njihet si platformë kryesore për transformimin industrial në skenën ndërkombëtare dhe mbahet në Hanover të Gjermanisë nga data 22 deri më 26 prill 2024. Duke qenë panair me traditë dhe rëndësi, ai u vizitua edhe nga Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz.

Me qëllim të promovimit të kompanive vendore në gjetjen e tregjeve të huaja për eksport të produkteve dhe shërbimeve, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) përmes Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), ka siguruar hapësirën prej 42 m2 për pjesëmarrjen e dhjetë bizneseve në këtë panair.

Kryeministri së bashku me ministren e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ambasadorin e Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, Shefin e Stafit të Kryeministrit, Luan Dalipi dhe Këshilltaren Politike, Fëllanza Podrimja, paraprakisht u mirëpritën nga Drejtori Ekzekutiv i Deutsche Messe, Jochen Köckler, organizator i panairit.

Në panair delegacioni nga vendi ynë pati mundësi të takojë përfaqësues nga kompani të mëdha e prestigjioze si Microsoft, Siemens, Schneider Electric, e Bosch Rexroth.

Pas pjesëmarrjes në panair, kryeministri Kurti dhe të tjerët zhvilluan një drekë pune të organizuar nga Këshilli i Jashtëm Ekonomik e ku bashkëbiseduan me sipërmarrës të kompanive të ndryshme gjermane. Ai i njohu ata me zhvillimin e vendit tonë, ambientin e të bërit biznes dhe mundësitë që ofron vendi ynë për investime.

Ndërkaq, në mbrëmje kryeministri Kurti dhe delegacioni përcjellës janë të ftuar në darkën e shtruar nga Shoqata Federale e Industrisë Gjermane, Kryeministri i landit të Niedersachsen, Stephan Weil dhe Drejtori Ekzekutiv i Hannover Messe, ku i pranishëm do të jetë edhe ministri i Ekonomisë së Gjermanisë Dr. Robert Habeck.

Nesër, kryeministri Kurti do ta takojë Kryeministrin e landit Niedersachsen, Stephan Weil, kurse pasdite do të ketë një prezantim në panairin Hannover Messe, para takimeve tjera me kompani ndërkombëtare dhe mërgatën. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Çmimet e energjisë elektrike vazhdojnë të rriten, me indeksin GME në 119 euro

Lufta kundër falsifikimit të parasë temë e takimit Ismaili-Vitagliano

Guvernatori Ismaili në panelin e FMN-së foli për qëndrueshmërinë financiare

Dollari dobësohet, euro forcohet

Regjistrimi i bizneseve mund të bëhet edhe përmes platformës e-Kosova

Kosova Times April 23, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Financa

Shahini: Tregtia Kosovë-Shqipëri thyen rekord me rreth 440 milionë euro

Kosova Times Kosova Times January 12, 2024
Trepça mposhtet në Gjermani, edhe pse luan mirë
Hargreaves: Kosova ka nevojë urgjente për institucione funksionale
Nëse hani shumë nga ky ushqim, ekziston rreziku i dëmtimit të përhershëm të trurit…
Abdixhiku përkujton Ukë Bytyçin në 22-vjetorin e vrasjes: figurë emblematike e LDK-së dhe patriot i madh
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?