By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Dështimi i 14-të, turpi i partive parlamentare!
May 11, 2025
Kadriaj: Bllokuese e Kuvendit është Lëvizja Vetëvendosje
May 11, 2025
Begaj pas votimit: Qytetarët të shprehin vullnetin e tyre
May 11, 2025
Kusari-Lila fton deputetët që të zhbllokohet situata
May 11, 2025
Zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, voton Berisha
May 11, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: “Morali” politik i pushtetarëve!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > “Morali” politik i pushtetarëve!
Opinion

“Morali” politik i pushtetarëve!

Kosova Times
Last updated: 2024/04/24 at 8:31 AM
Kosova Times Published April 24, 2024
Share
SHARE

Shkruan: Florim ZEQA

Paradoksalisht, në të njëjtën ditë kur ministrja Punëve të Jashtme dhe Diasporës, z. Donika Gërvalla- Schwarz merr vendim për “ndalimin” e punësimit të familjarëve të afërt të zyrtarëve dhe diplomatëve në MPJD, Albin Kurti emëron njerëzit e lidhur me Osmanin e Pecin pikërisht në komisionin për sekretar të ministrisë që ajo drejton!

Vendimi i Gërvallës për të fshehur punësimet familjare

Mbase do të ishte krejt normale sikur z. Donika Gërvalla- Schwarz këtë vendim ta merrte në fillim të mandatit politik dhe ta respektonte me devotshmëri, por, ajo tani kur këtë po e bën si kamuflazh për të hipnotizuar elektoratin e mashtruar dhe qytetarët e dëshpëruar sipas recetës së Albin Kurtit, për kinse qeverisje të mirë dhe me duar të pastra, siç ishin deklaruar në fillim të mandatit politik!

Pra, Zv. kryemininistrja e parë dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, ka nënshkruar një vendim përmes të cilit kinse “ndalon punësimin e familjarëve të afërt të zyrtarëve dhe diplomatëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës”, por në fakt po del të jetë e kundërta e saj çfarë ka nënshkruar!

Nepotizmi dhe familjarizimi janë dukuri të trashëguara dhe të shëmtuara në secilën ministri.

I gjatë dhe i pafund është rreshti i familjarëve të figurave politike dhe publike të punësuara në të gjitha ministritë, i punësimit të familjarëve të ngushtë: i motrave dhe vëllezërve, grave dhe burrave, djemve dhe vajzave, dajave dhe tezeve, kunatave, kunetërve dhe baxhanakëve të ministrave, deputetëve, pronarëve të mediumeve, policëve dhe inspektorëve të sigurimit, prokurorëve dhe gjyqtarëve të ish regjimit të Millosheviqit.

Të mos flasim për përfaqësitë diplomatike që janë krejtësisht të familjarizuara dhe stërmbushura me militant partiak.

Punësimet nëpër ministri dhe përfaqësi diplomatike, me lidhje familjare ose kush “qet n’Def më shumë”

Ky është kushti dhe kriteri kryesor i punësimeve në ministri dhe staf diplomatik e jo siq e pohon z. Gërvalla- Schwarz: “Punësimi në MPJD, rekrutimi i diplomatëve të rinj mund dhe do të bëhet vetëm duke u bazuar në meritokraci, në konkurse të hapura për të gjithë dhe të bazuara në kritere profesionale”!

Le të ma thotë zonja Gërvalla-Schwarz, se cili diplomat në këto tre vjetët e fundit është emëruar sipas kritereve të sipërcekura?!

Përgjigja është, asnjë i vetëm!

Sipas burimeve të Insajderit, në ditën kur zonja Gërvalla-Schwarz nënshkruan vendimin e kamufluar, shefi i saj, Albin Kurti emëron njerëzit e lidhur me Osmanin e Pecin në komisionin për sekretar të ministrisë që ajo e drejton!

“Qeveria e Kosovës, në mbledhjen elektronike ka themeluar komisionin për pozitën e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës. Në këtë pozitë janë emëruar persona që janë të lidhur me pushtetin. Jeton Qela, miku i ministrit të Bujqësisë, Faton Peci, dhe Venera Çerkini, tezakja e presidentes se vendit, do jenë ata që do vendosin për pozitën sekretar të ministrisë së Gërvallës”! (Insajderi).

Ndryshimi vetëm në kohë dhe përmbajtje

Për të mos u zgjatur më tepër në të dhënat dhe faktet që dëshmon Insajderi, shtrohet pyetja e logjikshme, çfarë ndryshimi sollën këta që erdhën në pushtet!?

Përgjigja është asgjë ndryshe nga pararendësit e tyre! I kanë mbushur ministritë dhe stafin diplomatik me militant partiakë dhe injorantë të papërgatitur në aspektin profesional, me servil dhe puthador të të gjitha pushteteve, e për më tepër se kaq edhe me bashkëpunëtorë të regjimit okupues të Kosovës së viteve të ’90-ta!

Thënë të vërtetën edhe pushtetarët aktualë në aspektin material nuk qëndrojnë keq. Nga hiqi edhe këta u bën milionerë, i blen nga tre-katër shtëpi dhe banesa në vlera milionëshe, janë aksionarë të bizneseve më profitabile në vend. Këtë nuk po e them unë, por e thotë raporti i Agjencionit Kundër Korrupsionit në Kosovë, në të cilin raport, presidentja Vjosa Osmani renditet milionerja e dytë në vend!

Në që e marrim guximin dhe i kritikojmë pushtetarët, duhet të përgatitemi mirë dhe të jemi të kujdesshëm nga mendësia autoritare dhe hakmarrëse e dy krerëve shtetërorë, Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit, të cilët mund t’na “shpërblejnë” në çdo formë të mundshme!

You Might Also Like

Dështimi i 14-të, turpi i partive parlamentare!

Krizat permanente politike e institucionale ndikuan në eksodin masiv

Brenda lojës së re të pushtetit të Rusisë

LDK e mercenarëve, jo e themeltarëve!

Parada ushtarake në Sheshin e Kuq , lufta në Ukrainë dhe Serbia

Kosova Times April 24, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Afrika e Jugut përgënjeshtron Rusinë në lidhje me kërkesat për kredi në samitin e BRICS

Kosova Times Kosova Times October 24, 2024
Edi Rama uron Ditën e Pavarësisë me këngën ‘Për ty atdhe’
U mbajt Akademi përkujtimore për ish-deputetin e Kuvendit të Kosovës Ali Lajçin
Australia vendos miliona gjoba në rrjetet sociale për aksesin e personave nën 16 vjeç
Nis samiti i NATO-s, kryekuvendari ukrainas: Varemi nga ndihma juaj
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?