By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Një besnik i Trump pretendon: Pati edhe një konflikt fizik në Shtëpinë e Bardhë, Musk u përlesh me ministrin e financave
June 8, 2025
Pamjet që sapo kanë dalë nga Los Angeles
June 8, 2025
Dinjiteti shqiptar dhe torturat serbe në 13 burgje
June 8, 2025
Shikoni galerinë e fotove nga Los Angeles-emigrantet tejkalojne kufijte
June 8, 2025
Nëse dikujt i takon çmimi Oskar për poshtërsi, atëherë ju takon kuvendarëve të Kosovës
June 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Qeveria kërkon nga delegacioni i BE-së heqjen e masave
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Qeveria kërkon nga delegacioni i BE-së heqjen e masave
Lajme

Qeveria kërkon nga delegacioni i BE-së heqjen e masave

Kosova Times
Last updated: 2024/04/24 at 6:26 PM
Kosova Times Published April 24, 2024
Share
SHARE

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli e ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, bashkëbisedoi me delegacionin nga Këshilli i BE-së – Grupi i Punës për Ballkanin Perëndimor (COWEB). Prezent ishin 25 diplomatë nga shtetet anëtare si dhe përfaqësues nga Drejtoria e Përgjithshme për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit (DG NEAR) dhe Shërbimi i Jashtëm i Bashkimit Evropian (EEAS).

Përgjatë fjalës së tij dhe përgjigjeve në pyetjet e delegatëve pjesëmarrës, zëvendëskryeministri Bislimi foli për rrugëtimin dhe synimet e Kosovës në integrimin evropian, me theks në trajtimin dhe arritjen e konsensusit për marrjen e statusit të vendit kandidat për anëtarësim në BE, anëtarësimin në organizata ndërkombëtare, veçanërisht atë në Këshillin e Evropës ku vendi ynë pas kalimit me sukses të fazave paraprake tashmë gjendet në hapin e fundit të nevojshëm për arritjen e këtij suksesi, si dhe u diskutua për Planin e Rritjes të Bashkimit Evropian.

Ai foli dhe për performancën së brendshmi të institucioneve, trajektoren e progresit dhe zhvillimit në të cilën ndodhet tashmë vendi ynë, duke nënvizuar indikatorët pozitivë makroekonomikë, nga zhvillimi ekonomik e rritja e punësimit deri tek rritja e investimeve të huaja direkte ndër të tjera.

Më tej, theksoi dhe se masat e padrejta të BE-së ndaj Kosovës duhet të hiqen sa më parë, pasi janë plotësuar tashmë edhe të gjitha kushtet e marrëveshjes së Bratisllavës, si dhe shprehu përsëri qëndrimin tonë se propozimi për dhënien e liberalizimit të vizave për pasaportat ilegale KU, është kundërthënës dhe i njëjti shkel sovranitetin e integritetin territorial të Republikës së Kosovës.

Mbi procesin e dialogut me Serbinë, zëvendëskryeministri trajtoi eskalimet në terren nga pala serbe dhe shkeljet e vazhdueshme të tyre të Marrëveshjes së Brukselit dhe Aneksit Zbatues të Ohrit, si dhe mospranimin e këtyre marrëveshjeve e refuzimin për nënshkrim, dëshmuar në vazhdimësi përmes deklaratave publike të liderëve shtetërore e vulosur me letrën e ish-kryeministres së Serbisë, drejtuar Bashkimit Evropian në dhjetorin e kaluar.

Duke i falënderuar për bisedën dhe takimin e zhvilluar, zëvendëskryeministri Bislimi i uroi delegacionit qëndrim produktiv e të frytshëm në Kosovë. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Vdes në vendin e punës një 63-vjeçar në Gjakovë

Bllokada në Kuvend, Bahtiri: Reflektoni ose bëhuni përgjegjës për këtë turp

Kurti për barazimin: Të pakënaqur me rezultatin, por jo me kombëtaren

Komuna e Podujevës nga sot nis dezinsektimin e hapësirave publike

Gashi: Qytetari duhet të rikthehet si gjykatës

Kosova Times April 24, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Bundestagu kërkoi t’i sigurojë Ukrainës raketa me rreze veprimi prej 500 km

Kosova Times Kosova Times May 23, 2023
Votimi për Kosovën në Asamblenë e KiE, Kuvendi i Kosovës del me një njoftim
Fillon ceremonia zyrtare e hapjes së Lojërave Olimpike Paris 2024
Joe Biden diagnostikohet me kancer agresiv të prostatës me metastaza në kocka
Kurti për dinarin: Rregullorja e BQK-së është e panegociueshme
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?