By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 11 gusht
August 11, 2025
Aliyev foli për herë të parë për sulmet dhe armët ruse për Ukrainën
August 11, 2025
Janë shfaqur pamjet e sulmit rus në Zaporozhye
August 10, 2025
Klicko paralajmëron Evropën: “Mos harroni se vizioni i sëmurë i Perandorisë së madhe Ruse përfshin edhe…”
August 10, 2025
ÇFARË PO NDODH: Milionerët po mbërrijnë masivisht në Mal të Zi, madje edhe “Fortune” ka komentuar
August 10, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Gjeorgjia llogarit në ndihmën e mikut rreth ligjit për agjentët e huaj
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Uncategorized > Gjeorgjia llogarit në ndihmën e mikut rreth ligjit për agjentët e huaj
Uncategorized

Gjeorgjia llogarit në ndihmën e mikut rreth ligjit për agjentët e huaj

Kosova Times
Last updated: 2024/04/24 at 8:40 PM
Kosova Times Published April 24, 2024
Share
SHARE

Qeveria gjeorgjiane po e vë në sprovë durimin e Brukselit duke tentuar ta risjellë një projektligj për “agjentët e huaj”, i cili javën e kaluar e kaloi njërën prej tre leximeve në Parlament.

Tbilisi u përpoq ta kalonte një projektligj të ngjashëm vitin e kaluar. Dallimi kryesor mes tyre është se termi “agjentët e huaj” është zëvendësuar nga një term më i tërthorët, “organizatat që ndjekin interesat e pushteteve të huaja”.

Ai tentim kishte dështuar pas protestave të mëdha në vend dhe pas trysnisë nga Perëndimi, por a do të jenë në gjendje Uashingtoni dhe Brukseli të përgjigjen në të njëjtën mënyrë përsëri?

Derisa partia në pushtet, Ëndrra Gjeorgjiane, duket se po e bën këtë në përpjekje për ta konsoliduar dhe ndezur elektoratin e vet para se të kërkojë mandatin e katërt dhe të paprecedentë në pushtet, pas zgjedhjeve parlamentare të tetorit, pyetja është nëse ajo do t’ia dalë t’i fitojë të dyja, posaçërisht në marrëdhëniet e saj me BE-në.

Për këtë, ajo i ka disa përparësi: kohën, shabllonin dhe pakëz ndihmë nga një mik.

Ta themi troç: nuk ka kohë më të mirë se tani për të provuar miratimin e një ligji për agjentët e huaj që është i ngjashëm me ato të Rusisë dhe të regjimeve të tjera autoritare, në të cilat, organizatat e shoqërisë civile dhe mediat që marrin fonde të huaja, jo vetëm që duhet të raportojnë para autoriteteve vendore, por duhet t’u lejojnë pushtet mbikëqyrës atyre autoriteteve. Një ligj i tillë mund të përfshijë madje edhe dënime për shkelje të paspecifikuara penale.

Na vjen keq Tbilisi, jemi të zënë

Për ata që s’e dinë, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian janë buzë mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare, përkatësisht. Por, edhe kur as Uashingtoni e as Brukseli nuk do të jenë të zënë, i gjithë përqendrimi i tyre do të jetë ta ndihmojnë Ukrainën në luftë kundër Rusisë, si dhe ta parandalojnë Lindjen e Mesme nga zhytja në një luftë të përgjithshme rajonale.

Natyrisht, Brukseli ishte i vrazhdët kur erdhi lajmi nga Gjeorgjia. Shefi i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, përmes një komunikate i bëri thirrje Gjeorgjisë “të mos e miratojë një legjislacion i cili mund ta rrezikojë rrugën e Gjeorgjisë drejt BE-së, një rrugë e mbështetur nga shumica dërrmuese e qytetarëve gjeorgjianë”.

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, ishte edhe më i prerë kur shkroi në X: “Më lejoni të jem i qartë: projektligji për transparencën rreth ndikimit të huaj nuk është në përputhje me synimet evropiane të Gjeorgjisë e as me rrugën e saj drejt anëtarësimit. Ai do ta largojë Gjeorgjinë më shumë nga BE-ja”.

Të enjten, më 25 prill, Parlamenti Evropian do ta miratojë me shumicë dërrmuese një rezolutë të ashpër për Tbilisin.

Por, është e qartë se Brukseli nuk ka vërtet shumë energji për t’u marrë me këtë çështje tani për tani. Gjatë një samiti të BE-së në Bruksel javën e kaluar, liderët e 27 vendeve anëtare të bllokut i miratuan konkluzionet për Ukrainën dhe për Turqinë, si dhe e kaluan shumicën e kohës duke argumentuar si ta bëjnë bllokun më konkurrues.

Asnjë fjalë s’u tha për Gjeorgjinë.

Gjeorgjia nuk ishte në agjendë as gjatë takimit të ministrave të Jashtëm të BE-së në fillim të kësaj jave në Luksemburg.

Mund të ndodhë që një grup i ministrave të Jashtëm të BE-së të vizitojnë Tbilisin në të ardhmen e afërt, apo që ministri i Jashtëm gjeorgjian, Ilia Darchiashvili, të vijë në një këshill të BE-së për çështje të jashtme. Ndërsa, rezoluta e Parlamentit Evropian për Gjeorgjinë nuk është detyruese për vendet anëtare.

Radio Evropa e Lirë mëson se nuk ka zëra për sanksione të mundshme ndaj figurave të rëndësishme politike të këtij vendi, e as ndonjë vlerësimin “afatmesëm” për atë se si po i plotëson Gjeorgjia reformat e nevojshme për ta ndërmarrë hapin e radhës drejt anëtarësimit në BE – të kalojë nga një vend kandidat dhe një vend që i ka hapur bisedimet për anëtarësim.

Raporti i mirëfilltë i zgjerimit nga Komisioni Evropian nuk do të dalë deri në fund të tetorit. Prandaj, ka mjaftueshëm kohë për ta zhbërë çfarëdo vendimi në Tbilisi. Brukseli pret që disa njerëz në Tbilisi, me gjasë edhe ish-kryeministri, Bidzina Ivanishvili, do të shfaqen papritmas si burrështetas dhe do ta dobësojnë, apo ta largojnë plotësisht këtë projektligj.

Ndjekja e hapave të Serbisë

Vendimet e Gjeorgjisë i ngjajnë shumë atyre të një vendi tjetër kandidat për BE – Serbisë. Serbia, megjithëse e lavdëron haptazi Moskën dhe refuzon t’i bashkohet Brukselin për vendosjen e sanksioneve kundër Kremlinit, është ende formalisht në mesin e vendeve që shpresojnë t’i bashkohen bllokut.

Ajo ende nuk e ka hapur apo mbyllur një kapitull për anëtarësim në BE tash e tre vjet, por ka mundësi që kjo të ndryshojë në qershor, pasi disa vende anëtare të BE-së mund të kërkojnë që Beogradi të bëjë hapa përpara, nëse jepet drita e jeshile për fillimin e bisedimeve për anëtarësim me Ukrainën dhe Moldavinë.

Dhe, megjithëse ia ka “vështirësuar” punët Brukselit për shumë çështje në përgjithësi, Serbia ende shpërblehet dhe nuk ndëshkohet. Ajo i ka shmangur deri tani sanksionet e BE-së për sulmin e vdekjeprurës të vitit të kaluar nga një grup i serbëve të armatosur kundër Policisë së Kosovës në fshatin Banjskë në veri të Kosovës.

Së fundmi, BE-ja e miratoi një plan për rritje për Ballkanin Perëndimor për tre vjetët e ardhshme në vlerë 6 miliardë euro, dhe Beogradi do jetë përfituesi më i madh nga kjo ndihmë.

Duket se Gjeorgjia mund shumë lehtë ta përsërisë marifetin e njëjtë. Së fundmi, diplomatët e BE-së e miratuan një paketë të ndihmës ushtarake jovdekjeprurëse në vlerë 30 miliardë dollarë për Gjeorgjinë, përmes instrumentit evropian të paqes (EPF), një mjet buxhetor i BE-së që përdoret kryesisht për dërgimin e armëve Ukrainës.

Me fjalë të tjera, rrjedha e parave po vazhdon dhe rruga drejt BE-së është ende e hapur, derisa dikush mund të punojë fshehurazi me Moskën dhe Pekinin.

Sikurse Serbia, edhe Gjeorgjia llogarit në ndihmën e një miku të veçantë brenda bllokut – Hungarinë.

Hungaria ka shfrytëzuar drita jeshile për Ukrainën në çështje të ndryshme në lidhje me BE-në për t’i ndihmuar vendet si, Bosnja e Hercegovina dhe Gjeorgjia, të ecin përpara. Dhe, duke qenë se ajo do ta marrë kryesimin e BE-së për gjashtë muaj duke filluar nga korriku, Budapesti ka qenë i qartë rreth prioriteteve të veta për ta çuar përpara zgjerimin e BE-së – dhe kjo përfshin hapa pozitivë për Tbilisin. /Radio Evropa e Lirë/

You Might Also Like

Një tërmet me magnitudë 6.1 ballë e godet Turqinë

Deklaratë nga udhëheqësit evropianë që mbështesin Ukrainën përpara takimit Trump-Putin

Osmani: DokuFest e ka shndërruar Prizrenin në kryeqendër të kulturës

Dhuna ndaj të miturës, Hyseni: Institucionet të veprojnë menjëherë

Bota politike shpreh ngushëllimet e saj për vdekjen e vajzës së Antonis Samaras

Kosova Times April 24, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Rusia dënon me burgim një ish-marins amerikan

Kosova Times Kosova Times October 4, 2022
Tirana, 105 vjet kryeqytet i Shqipërisë
Një grindje diplomatike shpërtheu midis Rusisë dhe Iranit për ishujt në Gjirin Persik
Ndërron jetë një nga qytetaret serbe më e vjetër në moshë nga Pishtina
Çmimet e larta në Kosovë, kërkohet bojkotim të supermarketeve
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?