Sot, janë zhviluar ndeshjet e xhiros së tretë dhe të katërt në Superligën e Femrave dhe të Meshkujve.
Në Prizren, u luajtën ndeshjet e Superligës së meshkujve, dhe në bazë të rezultateve të arritura mund të thuhet se fituan, kryesisht skuadrat favorite.
Në tabelë vazhdon të prijë KPPP Lidhja e Prizrenit me pikë të plota, kurse KPP Ahmet Hoxha dhe KPP Gani Maloku ende nuk e kanë shijuar fitoren e parë.
Ndeshja më interesante, sa i përket epilogut pritej të ishte ajo ndërmjet KPP Liria nga Prizreni dhe KPP Priping nga Prishtina.
Kjo ndeshje, në fakt pati rivalitet të theksuar, por rezultati final tregon se prizrenasit, sot patën një ditë më të mirë dhe arritën fitore të vlefshme (4:1) ndaj rivalit direkt për kreun e tabelës.
Po ashtu vlen të përmendet edhe fitorja e lartë (4:1) e KPP Shkolla Prizreni ndaj KPP Prishtina.
3 | Lidhja e prizrenit | Liria | 4 | 0 |
Priping | Ahmet Hoxha | 4 | 0 | |
Dardania | Shkolla Prizreni | 4 | 1 | |
Prishtina | Gani Maloku | 4 | 1 | |
4 | Ahmet Hoxha | Lidhja e prizrenit | 0 | 4 |
Liria | Priping | 4 | 1 | |
Gani Maloku | Dardania | 1 | 4 | |
Shkolla Prizreni | Prishtina | 4 | 1 |
SUPER LIGA – MESHKUJT 2024 | |||||||
Klubi | L | F | H | Pikë | MINUS | ||
1 | Lidhja e prizrenit | 4 | 4 | 0 | 16:2 | 8 | |
2 | Priping | 4 | 3 | 1 | 13:5 | 7 | |
3 | Prishtina | 4 | 3 | 1 | 13:7 | 7 | |
4 | Dardania | 4 | 3 | 1 | 12:6 | 7 | |
5 | Liria | 4 | 2 | 2 | 10:9 | 6 | |
6 | Shkolla Prizreni | 4 | 1 | 3 | 5:13 | 5 | |
7 | Gani Maloku | 4 | 0 | 4 | 5:16 | 4 | |
8 | Ahmet Hoxha | 4 | 0 | 4 | 0:16 | 4 | 1 |
Në Superligën e femrave, Derbi ndërmjet KPP Drita dhe KPP Prishtina përfundoi me rezultatin 4:0, në favor të gjilanasve, të cilat me lojën e treguar paralajmërojnë se do ta kenë fjalën kryesore në këtë Kampionat.
Drita i prin renditjes me pikë maksimale e ndjekur nga katërshja Ahmet Hoxha, Ahmet Hoxha MK, Prishtina dhe Vushtrria që të gjitha me vetëm nga një humbje të pësuar.
Tri skuadrat tjera, Juniku, Shpresa dhe Istogu mbajnë tri pozitat e fundit pa asnjë fitore. /Kosovatimes/
3 | Drita F | Shpresa | 4 | 0 |
Ahmet Hoxha F | Prishtina F | 2 | 4 | |
Ahmet Hoxha MK | Istogu | 4 | 0 | |
Vushtrria F | Juniku | 4 | 0 | |
4 | Prishtina F | Drita F | 0 | 4 |
Shpresa | Ahmet Hoxha F | 0 | 4 | |
Juniku | Ahmet Hoxha MK | 1 | 4 | |
Istogu | Vushtrria F | 0 | 4 |
SUPER LIGA – FEMRAT 2024 | |||||||
Klubi | L | F | H | Pikë | MINUS | ||
1 | Drita F | 4 | 4 | 0 | 16:1 | 8 | |
2 | Ahmet Hoxha F | 4 | 3 | 1 | 14:5 | 7 | |
3 | Vushtrria F | 4 | 3 | 1 | 12:5 | 7 | |
4 | Ahmet Hoxha MK | 4 | 3 | 1 | 12:6 | 7 | |
5 | Prishtina F | 4 | 3 | 1 | 12:6 | 7 | |
6 | Juniku | 4 | 0 | 4 | 3:16 | 4 | |
7 | Shpresa | 4 | 0 | 4 | 2:16 | 4 | |
8 | Istogu | 4 | 0 | 4 | 0:16 | 4 |