By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kurti: Qeveria i trajton seriozisht deklaratat e Ambasadës Amerikane
September 19, 2025
A i mbani mend Javelins që shpëtuan Ukrainën në fillim të luftës? Tani Polonia po i blen ato
September 19, 2025
Defekt në rrjet, mungesë uji në disa lagje të Prishtinës
September 19, 2025
Policia kontrollon autobusët që nuk ndalen në stacione të caktuara
September 19, 2025
72 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
September 19, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ukraina thotë se nuk i ka kërkuar Rusisë që të kthehet në marrëveshjen për drithërat
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Ukraina thotë se nuk i ka kërkuar Rusisë që të kthehet në marrëveshjen për drithërat
Rajon / Botë

Ukraina thotë se nuk i ka kërkuar Rusisë që të kthehet në marrëveshjen për drithërat

Kosova Times
Last updated: 2022/11/03 at 5:42 PM
Kosova Times Published November 3, 2022
Share
SHARE

Kievi nuk ka bërë asnjë hap që shkon përtej asaj që është rënë dakord në korrik për të bindur Moskën që të rikthehet në marrëveshjen për drithërat.

Kështu tha më 3 e nëntor ministria e Jashtme e Ukrainës.

Rusia pezulloi pjesëmarrjen në marrëveshjen e ndërmjetësuar nga OKB-ja, më 29 tetor, pas pretendimeve se sulmet me dronë nga Ukraina kanë pasur për cak flotën e saj në Detin e Zi. Ajo rifilloi pjesëmarrjen e saj në marrëveshje më 2 nëntor.

Kjo marrëveshje i mundëson Ukrainës të eksportojë në mënyrë të sigurt drithëra nga portet në Detin e Zi, teksa lufta po vazhdon.

Presidenti rus, Vladimir Putin, tha se Moska kishte marrë garanci se Kievi nuk do të përdorte korridoret humanitare për të sulmuar forcat ruse.

Ai tha se Rusia rezervon të drejtën të tërhiqet përsëri nëse Ukraina nuk e mbanë fjalën.

Zëdhënësi i ministrisë së Jashtme të Ukrainës, Oleh Nikolenko, tha se Kievi nuk i kishte ofruar asgjë të re Rusisë për ta bindur atë që të kthehet në marrëveshje.

“Shteti ynë nuk ka ndërmarrë asnjë angazhim të ri që shkon përtej atyre ekzistuese në marrëveshjen për drithërat”, tha Nikolenko.

“Moska i është rikthyer marrëveshjes për drithërat falë diplomacisë aktive të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, dhe presidentit turk, Rexhep Tajip Erdogan. Në koordinim me Ukrainën, ata gjetën fjalë që Putini i kuptonte. Ishte çështje force, jo koncesion”.

“Kujtojmë se brenda kësaj marrëveshjeje palët u angazhuan të garantojnë një mjedis funksional të sigurt dhe të besueshëm për korridorin e grurit. Ukraina nuk ka vënë kurrë në rrezik këtë korridor”, tha ai.

Ai tha se Ukraina po i përmbahej qartë kushteve të marrëveshjes.

“Ukraina nuk e përdori dhe nuk do ta përdorë korridorin për qëllime ushtarake”, tha Nikolenko.

Ministria e Infrastrukturës e Ukrainës tha se shtatë anije që transportonin produkte bujqësore u larguan nga portet ukrainase të Detit të Zi, më 3 nëntor.

Anijet janë të ngarkuara me 290.000 tonë produkte ushqimore dhe janë nisur drejt vendeve evropiane dhe aziatike, tha Ministria në një deklaratë, pa dhënë detaje tjera.

Këto eksporte janë kruciale: Ukraina dhe Rusia janë eksportueset kyçe botërore për grurin, elbin, vajin e lulediellit dhe ushqimeve të tjera që dërgohen në Afrikë, Lindje të Mesme dhe pjesë të Azisë ku shumë përballen me uri.

You Might Also Like

A i mbani mend Javelins që shpëtuan Ukrainën në fillim të luftës? Tani Polonia po i blen ato

Trump pezullon ndihmën ushtarake prej 400 milionë dollarësh për Tajvanin

Për herë të parë që nga fillimi i luftës: Një rezolutë mbi njohjen e shtetit palestinez u paraqit në Senatin e SHBA-së

Axhenda ndërkombëtare

MI6 do të kërkojë informatorë të rinj në rrjetin e errët

Kosova Times November 3, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Dy të lënduar në një përleshje me thikë në Prishtinë

Kosova Times Kosova Times April 30, 2025
Kompasi politik shqiptar
LVV në Prishtinë ankohet në Apel pasi iu hodh poshtë kërkesa për projektin e NPB-së në Lakrishtë
Në Prizren fillon mbledhja e ndihmave për të prekurit nga përmbytjet në Bosnje
Rusi akuzohet për “diskreditim” për shkak të përshkrimit të një ëndrre me Zelenskin!
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?