By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Tetë persona u vranë në të shtënat në kafene ne Ekuador. midis tyre edhe serbe
August 13, 2025
Bessend për Rusinë: Sanksione të mundshme nëse bisedimet Trump-Putin nuk shkojnë mirë
August 13, 2025
20 emigrantë mbyten ndërsa dy anije përmbyten në Lampedusa
August 13, 2025
ANALIZA: ‘Shkëmbim Territori’? Harta e Ukrainës dhe Kontrollit të Rusisë, rajon pas rajonit
August 13, 2025
OPINION: Çfarë ndodh kur Trump dhe Putin ulen në Alaskë? 4 skenarë kryesorë
August 13, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Instituti Albanologjik boton veprën e Sejdi Gashit për gjuhen në medie
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Kulturë > Lajme > Instituti Albanologjik boton veprën e Sejdi Gashit për gjuhen në medie
Lajme

Instituti Albanologjik boton veprën e Sejdi Gashit për gjuhen në medie

Kosova Times
Last updated: 2024/04/30 at 1:41 PM
Kosova Times Published April 30, 2024
Share
SHARE

Instituti Albanologjik i Prishtinës ka botuar veprën “Çështje sociolinguistike të terminologjisë në mediat e Kosovës dhe të Shqipërisë”, të punonjësit shkencor dhe profesorit universitar, prof Sejdi Gashit.

Sipas Gashit, autorit të këtij studimi, zhvillimi i shpejtë i mediave dhe i teknologjive të reja të komunikimit, gjatë viteve të fundit, ka ndikuar fuqishëm në gjuhë. Por, ndryshime në gjuhë, sipas tij, kanë sjellë edhe mediat tradicionale, si shtypi i shkruar, radioja dhe veçanërisht televizioni.

Gashi sqaron se studimi “Çështje sociolinguistike të terminologjisë në mediat e Kosovës dhe të Shqipërisë” synon të analizojë gjuhën e mediave, duke u fokusuar më së shumti te terminologjia, vështruar sipas një qasjeje sociolinguistike.

Ndërkaq, Naim Berisha, punonjës shkencor në Institutin Albanologjik të Prishtinës, që është njëri nga recensentët e këtij botimi, shprehet se “libri i ri i autorit Gashi, sjell para opinionit një kontribut të vyer nga fusha e gjuhësisë, duke trajtuar dhe hedhur dritë mbi shumë çështje aktuale dhe tematika me interes, sidomos në kontekstin e mediave”.

Sipas Berishës ky libër pritet të ketë një ndikim të rëndësishëm në botën akademike, “duke na sjell diçka të re që deri më sot nuk del e plotë në studimet tona për këtë fushë”.

Edhe recensenti tjetër i këtij botimi, Viktor Bakillari, studiues i gjuhës shqipe, leksikograf dhe përkthyes nga Tirana, e ka vlerësuar lart studimin e Gashit.

“Autori, larg së qeni purist, mban një qëndrim koherent nga nisja deri në përfundim të këtij studimi, duke goditur shpërdorimet që i bëhen gjuhës në medie. Ky punim është i domosdoshëm për terminologët, për studentët që mbrojnë tema masteri dhe doktorate në lëmin e terminologjisë, si edhe për mediat e shkruara dhe ato pamore”, tha ai.

You Might Also Like

Restaurohet rrethimi i Parkut Kombëtar të Butrintit sipas projektit të viteve `60

Të hënën nis Seminari për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare

Dorëzohen çmimet e edicionit të 24-të të DokuFest-it

`Shkodra Elektronike` `shndrit` Kalanë e Rozafës

Kurti në hapjen e festivalit `Mitrovica Internacional Jazz`

Kosova Times April 30, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

AKB fillon me “Javët e Biznesit Kosovar 2022”, me moton, “Unë Konsumoj produkte Vendore, Po Ju?”

Kosova Times Kosova Times December 12, 2022
Policia kërkon 6 anëtarë të familjes Likaj, u përfshinë në tentim-vrasje
Pacolli: U sulmova padrejtësisht, sulmet i kam adresuar në polici
Sot në Prishtinë mbahet parada e krenarisë
LDK: Lufta e familjes Jashari është simbol i rezistencës heroike për liri
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?