By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Një recetë për kungulleshka të pjekura me patate që janë aq të shijshme sa mund t’i hani pa mish
August 9, 2025
Kushtetuta dhe “Akademia e Rrumpallës” në Parlamentin e Absurdes
August 9, 2025
Axios: SHBA-të, Ukraina dhe Evropa do të takohen për të zhvilluar një qëndrim të përbashkët përpara bisedimeve Trump-Putin
August 9, 2025
Më shumë se 30 persona të plagosur pas shpërthimit në një uzinë në Sterlitamak
August 9, 2025
Kurti në hapjen e festivalit `Mitrovica Internacional Jazz`
August 9, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: U mbajt Akademi përkujtimore për ish-deputetin e Kuvendit të Kosovës Ali Lajçin
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > U mbajt Akademi përkujtimore për ish-deputetin e Kuvendit të Kosovës Ali Lajçin
Lajme

U mbajt Akademi përkujtimore për ish-deputetin e Kuvendit të Kosovës Ali Lajçin

Kosova Times
Last updated: 2024/04/30 at 9:04 PM
Kosova Times Published April 30, 2024
Share
SHARE

Në nderim të jetës, veprës dhe kontributit për shtetin e Kosovës, sot u mbajt Akademi Përkujtimore për veprimtarin dhe ish-deputetit e Kuvendit të Kosovës, Ali Lajçit.

Në këtë ngjarje e cila u zhvillua në ambientet e Pallatit të Rinisë, mori pjesë Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me Kryetarin i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

Duke kujtuar e përkujtuar për veprimtarinë patriotike dhe angazhimin e tij gjatë një periudhe mbi 45 vjeçare, përfshirë edhe si deputet i Republikës së Kosovës, e kryetar i Komunës së Pejës, kryeministri Kurti u shpreh se Ali Lajçi, hyri në historinë politike të Kosovës në vitin ’81, nga një portë e madhe e historisë sonë dhe me një thirrje të lartë.

“Nga ai kemi mësuar se si duhet dheu i atdheut me punë që mbron, me angazhim që ruan pa kursim e pa pushim”, tha kryeministri Kurti ndër të tjerash.

Në përkujtim të veprimtarisë së Ali Lajçit, foli edhe Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, i cili tha se Ali Lajci do të kujtohet për kontributin e tij shumëdimensional për popullin e për shtetin tonë, dhe për dashurinë e pakusht për popullin e Kosovës e për kombin shqiptar.

Në këtë Akademi përkujtimore, në emër të familjes foli edhe djali i tij Ngadhnjim Lajçi, i cili fjalën e filloi duke falënderuar të pranishmit që morën pjesë në këtë ngjarje në nderim të babit të tij. Ai u shpreh se babai i tij, ishte një person veprat e të cilit do ta mbajnë të gjallë me krenari në zemra dhe mendjet tona, frymëzim jo vetëm për familjen.

Fjala e plotë e kryeministrit Kurti:

E nderuara Znj.Fiqerie, të dashur Ngadhnjim, Arbëresha e Gent,

Të nderuar familjarë të Ali Lajҫit,

Të nderuar bashkëveprimtarë, kolegë, miq të Bacës Ali,

Të nderuar të pranishëm të pikëlluar për vdekjen e Ali Lajçit,

Zonja dhe zotërinj,

Motra dhe vëllezër,

Historia jonë është ndërtuar mbi emra dhe data. Historia natyrshëm bëhet me emra veprimtarësh dhe data ngjarjesh. Në sekretin e historisë qëndron ngjarja që prodhon ngjarje. Nuk ka ngjarje jetime. Çdo ngjarje është e njerëzve, e bërë prej njerëzve. Por po ashtu, ngjarja krijon njerëzit dhe çështjet.

Duket se ne si popull e njohim këtë sekret të dinamikës së historisë. Ngjarjet e vitit 1981 janë një nyje politike sepse i dhanë një potencial të ri shoqërisë dhe popullit tonë. Mënyra se si u organizuan protestat studentore të shndërruara më pas në demonstrata popullore është shprehje e vetë dëlirësisë dhe së drejtës sonë.

Shqiptarët e kanë ditur mirë në çdo kohë të vetes, shqiptarët e thanë mirë përmes çdo zëri të tyre, se nuk mund të gëzojnë më pak se barazi dhe Republikë. Barazi për njerëzit dhe barazi për institucionet. Kjo është republika.

Edhe Aliu, deputeti i Republikës, veprimtar i Lëvizjes, kryetari i Komunës, hyri në historinë politike të Kosovës në vitin ‘81. Ai hyri pra nga një portë e madhe e historisë sonë dhe me një thirrje të lartë.

Ne ishim në atë kohë krahina e ndarë, e cunguar, e diskriminuar e shfrytëzuar. Ishte koha që të ngrinim devizën “të drejtat tona ne s’i ndajmë”. Kështu që edhe ndëshkimet morën formën më brutale. Kështu edhe Aliu rinor u mbyll sipas devizës së vjetër të pushtetit serbo-jugosllav: për shqiptarët, Republika më e mirë është burgu. Këtu gabohej pushteti serbo-jugosllav. Ne nuk lidhemi sepse çdo gjeneratë realizon ngjarjen e vet nyje. Dhe ne i trashëgojmë njëri-tjetrit brenda nesh ngjarjet. Kështu që, sistemi nuk mund ta dënojë vetëm një herë Ali Lajçin. Si njëri ndër organizatorët e demonstratave të vitit 1981, ai u dënua nga regjimi i Jugosllavisë me 15 vite burgim. U lirua nga burgu në vitin 1991, por u arrestua sërish më 1993 për përfshirjen e tij në organizime të rezistencës së armatosur. Një herë nga Serbia si Jugosllavi, e më pastaj nga Jugosllavia si Serbi para çlirimit të Kosovës.

Mendoni se sa shumë janë ata që janë dënuar dy apo tri herë. Ata arrestoheshin në një datë, por në liri i priste afrimi i një date tjetër, i priste një gjeneratë tjetër, i priste një nivel dhe formë e gjetur organizimi. Kështu që Ali Lajҫi merrte pjesë krejt natyrshëm në dialektikën e përhershme të historisë së Kosovës.

Në liri, Ali Lajçi u zgjodh Kryetar i Komunës së Pejës. Si deputet i Kuvendit të Kosovës, ishte edhe një nga nënshkruesit e Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt 2008, e për Republikën, me Ali Lajçin punuam së bashku sidomos në kohën sa ishte deputet i Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Posaçërisht në kundërshtimin e ndryshimit të kufirit me Malin e Zi që në emër të demarkacionit po na i hiqte 82 kilometra katror. Nga ai kemi mësuar se si duhet dheu i atdheut me punë që mbron, me angazhim që ruan pa kursim e pa pushim.

Do ta kujtojmë për veprimtarinë patriotike dhe angazhimin e tij të shtrirë gjatë një periudhe mbi 45 vjeçare. Jeta e tij ishte përkushtim në rrugën e gjatë e përplot krenari të ngritjes së popullit dhe çlirimit të Kosovës.

Andaj, në këto ditë të rënda e plot pikëllim, shpresoj që krenaria juve, krenaria të gjithë neve me bacën Ali, të na e mund dhembjen për të.

U prehtë i qetë e në paqe Ali Lajҫi! U kujtoftë gjithmonë! /Kosovatimes/

You Might Also Like

Edhe 5 ditë afat për aplikim online të subjekteve politike për zgjedhje

Reagim i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë për bllokimin e TV News 24

Një person në Bellanicë të Malishevës gjendet pa shenja jete në një fushë

Policia shqiptoi për 24 orë, mbi dy mijë e 500 gjoba në trafik

Osmani: Kosova është krenare që qëndron krah për krah me SHBA

Kosova Times April 30, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Bujqësi

Nisi pa mjete e pa përvojë, sot sipërmarrës i suksesshëm

Kosova Times Kosova Times January 6, 2023
Përkujtohet veprimtari i dalluar dhe ish-komandanti i UÇK-së, Deli Leka
Mediat spanjolle: Barça ende shpreson, por Xavi ka vendosur të largohet
Ushtria amerikane vendos forca ajrore shtesë në Lindjen e Mesme
Të paktën tre burra të plagosur në një sulm me thikë në Australi
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?