By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Trump dërgon 200 trupa në Izrael
October 10, 2025
Kush e merr sot Nobelin e Paqes?
October 10, 2025
Axhenda ndërkombëtare
October 10, 2025
Moti në Shqipëri i kthjellët me vranësira të pakta
October 10, 2025
Moti me diell dhe vranësira të shpërndara.
October 10, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Vuçeviq: Qeveria e re e Serbisë do të mbajë miqësi me Kinën, Rusinë dhe ShBA-në
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Vuçeviq: Qeveria e re e Serbisë do të mbajë miqësi me Kinën, Rusinë dhe ShBA-në
Rajon / Botë

Vuçeviq: Qeveria e re e Serbisë do të mbajë miqësi me Kinën, Rusinë dhe ShBA-në

Kosova Times
Last updated: 2024/05/01 at 2:32 PM
Kosova Times Published May 1, 2024
Share
SHARE

Përfaqësuesi i përbërjes së Qeverisë së Serbisë dhe lideri i Partisë Progresive Serbe (SNS) në pushtet, Millosh Vuçeviq, gjatë fjalimit të tij në Kuvendin e Serbisë deklaroi se Serbia e ka ende synim strategjik anëtarësimin në Bashkimin Evropian (BE).

Por, ai shtoi se “fakti që procesi është i ngarkuar nga kriteret e reja politike nuk mund të injorohet”.

Së fundi, BE-ja zyrtarisht ka kushtëzuar integrimin e Serbisë me normalizimin e raporteve me Kosovën.

Vuçeviq tha se pritshmëritë e BE-së lidhen me atë që Serbia ta “poshtërojë” veten duke njohur pavarësinë e Kosovës dhe t’i bashkohet sanksioneve kundër Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës.

Por, ai theksoi që Serbia nuk do t’i bashkohet sanksioneve kundër Rusisë.

“Nuk ka dyshim se presionet do të vazhdojnë, ndoshta do të intensifikohen, por jemi të vendosur që të qëndrojmë në të njëjtat pozicione”, tha Vuçeviq.

“Serbia nuk mund dhe nuk do të heqë dorë nga miqësia me Rusinë, popullin e së cilës ne e konsiderojmë vëllazëror, ashtu siç është rasti me ukrainasit. Ne e kemi dënuar qartë sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës, por kemi deklaruar se nuk do t’i bashkohemi politikës së sanksioneve”, tha ai.

Kandidatët për ministra në Qeverinë e Serbisë në seancën parlamentare, 1 maj 2024.
Kandidatët për ministra në Qeverinë e Serbisë në seancën parlamentare, 1 maj 2024.

Në prezantimin e tij, Vuçeviq “theksoi posaçërisht” rëndësinë e partneritetit me Kinën, duke vlerësuar se marrëveshja tregtare do të hapë dyert e tregut kinez për biznesmenët.

“Pavarësisht pikëpamjeve kontradiktore të shumë njerëzve në Perëndim, për ne Kina përfaqëson një vend mik, një partner dhe një aleat të besueshëm në mbrojtjen e integritetit tonë territorial”, shtoi ai.

Ai tha se qëndrimi i Serbisë ndaj Kinës nuk do të ndryshojë dhe shtoi se mezi pret vizitën e presidentit kinez, Xi Jinping, i cili do ta vizitojë Serbinë më 7 dhe 8 maj.

Vuçeviq gjithashtu tha se Serbia do të ndërtojë marrëdhënie më të mira me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Aty ku ka mosmarrëveshje, si për Kosovën, ne do ta përsërisim qëndrimin tonë, do të punojmë që partnerët tanë amerikanë të na dëgjojnë dhe kuptojnë”, shtoi Vuçeviq.

Këto deklarata, Vuçeviq i bëri gjatë prezantimit të tij para deputetëve të Kuvendit të Serbisë në seancën për zgjedhjen e Qeverisë së re.

Zgjedhja e Qeverisë së Serbisë dhe betimi i Presidentit dhe anëtarëve të Qeverisë është pika e vetme e rendit të ditës në seancën e cila po mbahet më 1 maj, Ditën Ndërkombëtare të Punës.

Qeveria e re do të ketë 25 ministri dhe pesë ministra pa portofol. Ish-kreu i shërbimit të inteligjencës Aleksandar Vulin, i cili është nën sanksionet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës që nga korriku i vitit 2023 – ndër të tjera për shkak të lidhjeve me Rusinë – është propozuar të rikthehet në kabinet si zëvendëskryeministër.

Një zyrtar tjetër nga “lista e zezë” e ShBA-së për shkak të lidhjeve me Rusinë po kthehet në Qeveri – Nenad Popoviç, si ministër pa portofol.

Qeveria u formua katër muaj e gjysmë pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare, në të cilat progresistët fituan mbi gjysmën e shumicës në asamblenë republikane. Afati i fundit për zgjedhjen e Qeverisë së re është 6 maji.

Koalicionet e opozitës, Serbia kundër dhunës dhe NADA, akuzuan koalicionin e udhëhequr nga Partia Progresive Serbe (SNS) në pushtet për vjedhje zgjedhore.

Parregullsi të shumta gjatë zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare, provinciale dhe lokale të mbajtura më 17 dhjetor në Serbi janë vënë në dukje nga misionet vëzhguese ndërkombëtare dhe vendore.

Autoritetet kanë mohuar vazhdimisht se ka pasur parregullsi më të rënda zgjedhore.

Në shkurt, Parlamenti Evropian miratoi një rezolutë që kërkon nga autoritetet në Serbi të lehtësojnë një hetim ndërkombëtar për parregullsitë e supozuara, me referencë të veçantë për zgjedhjet për Asamblenë e Qytetit të Beogradit.

You Might Also Like

Trump dërgon 200 trupa në Izrael

Kush e merr sot Nobelin e Paqes?

Axhenda ndërkombëtare

Trump propozon përjashtimin e Spanjës nga NATO

Britania konfirmon angazhimin për stabilitet në Ballkan Perëndimor

Kosova Times May 1, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Opinion

Mendohuni mirë ë para se të votoni!

Kosova Times Kosova Times February 8, 2025
Evropa po e nxjerr shkopin. Heqja e liberalizimit te vizave per ata qe përpiqen të veprojnë kundër bllokut ose të shkelin të drejtat e njeriut
Kreu i forcave speciale iraniane u zhduk pas sulmeve izraelite. Tani ai u shfaq në publik
Dështon tenderi për renovim të stadiumit të Gjilanit pas anulimit nga OShP
Një recetë për patate të mbushura fantastike që do t’ju mbajë ngrohtë këtë vjeshtë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?