By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Një biznesmeni nga Shën Petersburgu iu konfiskuan të brendshmet dhe arkivolet e grave
November 24, 2025
Aktorja franceze Brigitte Bardot u shtrua në spital
November 24, 2025
“Me kërkesën e tyre të shprehur.” GERB hoqi flamurin ukrainas nga selia e saj për shkak të një delegacioni kinez
November 24, 2025
Skandaloze: Në rafte edhe bukë me afat të skaduar!
November 24, 2025
Bedri Hamza: Ramiz Lladrovci ka qenë, është dhe mbetet PDK
November 24, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Hyn në fuqi ndalimi i aborteve pas gjashtë javëve shtatzëni në Florida
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Hyn në fuqi ndalimi i aborteve pas gjashtë javëve shtatzëni në Florida
Rajon / Botë

Hyn në fuqi ndalimi i aborteve pas gjashtë javëve shtatzëni në Florida

Kosova Times
Last updated: 2024/05/01 at 4:03 PM
Kosova Times Published May 1, 2024
Share
SHARE

Më 1 maj hyri në fuqi ligji i ri në Florida të ShBA-së që ndalon shumicën e aborteve pas gjashtë javëve shtatzëni – kur shumë gra ende mund të mos e dinë që janë shtatzënë. Disa mjekë kanë shprehur shqetësimin se gratë nuk do të kenë më qasje në kujdesin e nevojshëm shëndetësor.

Leah Roberts, një endokrinologe riprodhuese dhe specialiste e fertilitetit nga Boca Fertility, thotë se ligjet kundër abortit të miratuara nga Florida dhe shtetet e tjera të udhëhequra nga republikanët po shkruhen nga njerëz që nuk e kuptojnë shkencën mjekësore.

Rregullat nuk prekin vetëm gratë që duan aborte për shkak të zgjedhjes personale, por edhe shtatzënitë e paqëndrueshme për gratë që duan të kenë fëmijë.

Ndalimi i ri përjashton ndalimin e aborteve kur flitet për shpëtimin e jetës së një gruaje, si dhe në rastet që përfshijnë përdhunim dhe incest.

Por, Roberts thotë se punonjësit e kujdesit shëndetësor pengohen të kryejnë abort në shtatzënitë e paqëndrueshme që ata e dinë se mund të bëhet vdekjeprurëse, si p.sh. kur fetusit i mungojnë organet.

Përveç rrezikut fizik, ekziston edhe trauma psikologjike e detyrimit për të mbajtur një fetus që nëna e di se nuk do të jetë kurrë një fëmijë i shëndetshëm, tha Roberts.

“Ata i ndiejnë goditjet për muaj të tërë pasi u thuhet se nuk do të kenë kurrë një lindje të gjallë”, tha Roberts.

Ekipi i presidentit amerikan, Joe Biden, e fajësoi për ndalimin “ekstrem” ish-presidentin Donald Trump.

“Trump është i shqetësuar që votuesit do ta mbajnë atë përgjegjës për mizorinë dhe kaosin që krijoi. Ka te drejte. Trump hoqi të drejtat dhe lirinë e grave në Amerikë. Këtë nëntor, votuesit do t’i japin atij një mësim të vlefshëm: Mos u ngatërro me gratë e Amerikës”, tha Biden në një deklaratë për ndalimin e ri të abortit.

Roberts tha se ajo është e shqetësuar se kufizimet do të nxisin mjekët veteranë të largohen nga Florida, siç kanë bërë në shtetet e tjera që kanë miratuar ndalimin e abortit.

“Ne do të kemi më pak qasje në kujdesin për popullatën tonë të përgjithshme, edhe nëse është vetëm kujdesi bazë i maternitetit dhe kujdesi normal gjinekologjik sepse njerëzit po largohen”, tha Roberts.

Përveç kësaj, gratë do të duhet të udhëtojnë larg shtëpisë për të kryer abort.

Gjykata e Lartë e Floridës, me pesë nga shtatë anëtarët e saj të emëruar nga guvernatori republikan Ron DeSantis, vendosi muajin e kaluar në mbështetje të ndalimit të shumicës së aborteve pas 15 javësh të shtatzënisë, gjë që hapi rrugën për ndalimin e abortit gjashtëjavor. Ndalimi 15-javor, i nënshkruar nga DeSantis në vitin 2022, ishte zbatuar edhe gjatë kohës sa po kundërshtohej në gjykatë. Ndalimi gjashtë-javor, i miratuar nga legjislativi një vit më vonë, u shkrua në atë mënyrë që të mos hynte në fuqi deri në një muaj pas miratimit të ligjit të vitit 2022.

Shumica e shteteve të kontrolluara nga republikanët kanë miratuar ndalime ose kufizime për abortet që kur Gjykata e Lartë e ShBA-së përmbysi “Roe kundër Wade” në qershor të vitit 2022.

You Might Also Like

Një biznesmeni nga Shën Petersburgu iu konfiskuan të brendshmet dhe arkivolet e grave

“Me kërkesën e tyre të shprehur.” GERB hoqi flamurin ukrainas nga selia e saj për shkak të një delegacioni kinez

Mladjan Gjorgjeviç emërohet këshilltar i bashkëpunëtorit të ngushtë të Putinit

Komunikimi Putin-Erdogan: Presidenti turk rimerr sërish rolin e ndërmjetësit në konfliktin ukrainas

Aksident të çuditshëm: Qeni aksidenton per vdekje pronarin me makinë!

Kosova Times May 1, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Rama i kërkon Vuçiqit normalizim e njohje të ndërsjellë me Kosovën

Kosova Times Kosova Times June 1, 2023
Këngëtari grek Petros Gaitanos interpreton shqip këngën ‘Oj lule’ / VIDEO
Dardanët kryejnë stërvitjen e parë në Budapest
Bislimi: Kosova vijon punën në trajektoret e rrugës drejt BE-së
ShBA-te përgatiten të transferojne F-16 në Ukrainë nëse lufta zgjatet
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?