By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kremlini përjashton bisedimet Zelensky-Putin jashtë Moskës
February 2, 2026
Rusia ka rinisur sulmet ndaj objekteve energjetike të Ukrainës
February 2, 2026
Kush është Jeffrey Epstein, si u pasurua dhe kush është bashkëpunëtorja e tij Ghislaine Maxwell
February 2, 2026
Një anije mallrash 100 metra e gjatë u përplas në Stamboll
February 2, 2026
SHBA-të janë tërhequr nga OBSH-ja, cilat do të jenë pasojat për botën?
February 2, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti nga Nabërgjani, i bën thirrje prokurorisë t’i hetojë krimet e luftës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kurti nga Nabërgjani, i bën thirrje prokurorisë t’i hetojë krimet e luftës
Lajme

Kurti nga Nabërgjani, i bën thirrje prokurorisë t’i hetojë krimet e luftës

Kosova Times
Last updated: 2024/05/01 at 6:57 PM
Kosova Times Published May 1, 2024
Share
SHARE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, qëndroi në Nabërgjan të Pejës për të bërë homazhe në varrezat e martirëve të kësaj ane, në 25-vjetorin e masakrës së Nabërgjanit. “Kriminelët serbë vranë shumë shqiptarë, mirëpo ata nuk arritën ta shfarosin popullin tonë, gjenocidi tyre dështoi sepse ne jemi këtu dhe ata ikën”, deklaroi kryeministri Kurti.

Në nderim të 17 të vrarëve të datës 1 të muajit maj të masakrës në Nabërgjan, kryeministri Kurti theksoi se nga data 1 deri me 18 maj janë vrarë 31 shqiptarë, duke mos kursyer që nga fëmijët e moshës 13 vjeçe deri tek të moshuarit të moshës 95 vjeçare.

“Këta civilë të paarmatosur e të pambrojtur, gjendeshin përballë një makinerie ushtarake policore e cila po marshonte me projektin gjenocidal të ideuar, të planifikuar në Beograd nga regjimi i Millosheviqit,për shfarosjen e popullit shqiptar”, tha Kryeministri.

Ata u vranë, sipas tij, për shkak se ishin shqiptarë dhe donin të jetojnë të lirë në tokën e tyre.

Gjatë homazheve ai vlerësoi edhe të arriturat e shtetit të Kosovës, pasi që Kosova u çlirua, u pavarësua, Kosova po zhvillohet e po përparon.

“Buzëqeshja e fëmijëve sot, zhvillimi i Kosovës, përparimi i saj edhe brenda edhe në arenën ndërkombëtare, është për çdo ditë konfirmim i lirisë së Kosovës, i pavarësisë së Republikës, dhe i fitores tonë para 25 vjetëve”, është shprehur kryeministri Kurti.

Tutje, ai përmendi edhe faktin që na nevojitet drejtësia sepse për 31 të vrarët në Nabërgjan, nga 1 deri më 18 maj 1999, sot e kësaj dite jo vetëm që nuk ka asnjë të dënuar,  asnjë të gjykuar, por nuk ka asnjë të akuzuar, dhe për këtë fakt, siç u shpreh kryeministri “na duhet drejtësia që të jemi të qetë, të jemi në paqe dhe të mbyllen plagët”.

“Për këtë padrejtësi speciale që iu bë popullit tonë, pas 25 vjetëve ju bëjmë thirrje prokurorisë së shtetit, e në veçanti Prokurorisë Speciale që të akuzojë kriminelët për të cilët ka edhe dëshmi materiale, edhe dëshmitarë të gjallë, dhe dëshmi të intervistave të atyre që ishin dëshmitarë por që pas 25 vjetëve nuk janë më në mesin tonë”, tha Kurti. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Vushtrria mbështet marshin ‘Drejtësi, jo politikë’ të 17 shkurtit

Muhamet Alidemaj dënohet me 13 vjet burg për krime lufte në Izbicë

Abdixhiku premton një fillim të ri për LDK-në

Jahjaga mohon çdo lidhje me dosjen `Epstein`

Mitrovica ripozicionon kiosqet në hapësira më të përshtatshme për operatorë

Kosova Times May 1, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

(Video)Një aeroplan ushtarak bullgar rrëzohet gjatë stërvitjeve

Kosova Times Kosova Times September 13, 2024
Në vitin 2024, ushtria ukrainase shpenzoi 18 miliardë dollarë për prokurimin e armëve
Danas: Embargo zgjidh çështjet politike: Sa i kushtoi dogana e Prishtinës ekonomisë serbe në 2019?
‘Dardanët’ me dedikime të veçanta në duel me Lituaninë
Monica Bellucci dhe Tim Burton mbërrijnë në Venecia dhe duken sikur janë të çmendur nga dashuria
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?