By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Plagosja e ushtarit, FSK: Rasti ndodhi aksidentalisht, arma e përdorur nuk është zyrtare
November 17, 2025
MPB: Mbi 10 mijë shkelje të trafikut gjatë këtij muaji, janë ndaluar 55 persona
November 17, 2025
Gonxhja: Mbi 11 milionë turistë në 10 muaj
November 17, 2025
Kos: Shqipëria, shembulli më i mirë i fuqisë transformuese të zgjerimit
November 17, 2025
Policia në Prishtinë sekuestron 11 armë dhe realizon 175 urdhëresa
November 17, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Armëpushimi mund t’i sigurojë Izraelit njohjen nga Arabia Saudite
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Armëpushimi mund t’i sigurojë Izraelit njohjen nga Arabia Saudite
Rajon / Botë

Armëpushimi mund t’i sigurojë Izraelit njohjen nga Arabia Saudite

Kosova Times
Last updated: 2024/05/03 at 5:05 PM
Kosova Times Published May 3, 2024
Share
SHARE

Shtetet e Bashkuara po punojnë për një plan për lirimin e pengjeve dhe arritjen e një armëpushimi midis Izraelit dhe Hamasit. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Linda Gradstein, nëse arrihet, kjo mund të ndihmojë në vendosjen e lidhjeve diplomatike mes Izraelit dhe Arabisë Saudite. Plani vjen mes tensioneve midis ShBA-së dhe Izraelit mbi këmbënguljen e kryeministrit Benjamin Netanyahu se ai do të sulmojë Rafahun, qytetin në skajin jugor të Rripit të Gazës.

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken gjatë vizitës së fundit në Izrael konfirmoi se qeveria e këtij vendi i është përgjigjur kërkesave amerikane për të rritur sasinë e ndihmave që arrijnë në Gazë. Ai megjithatë e pranoi se ka ende mosmarrëveshje midis Uashingtonit dhe Izraelit rreth synimit të kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu për të sulmuar Rafahun, në skajin jugor të Gazës.

“Ne nuk do të mbështesim një operacion të madh ushtarak në Rafah, në mungesë të një plani për t’u siguruar që civilët të mos dëmtohen. Ne nuk kemi parë ende një plan të tillë. Sipas gjykimit tonë, mënyra më e mirë për t’u marrë me Hamasin nuk është përmes një operacioni të madh ushtarak në Rafah”, thotë z. Blinken.

Kryeministri Netanyahu këmbëngul se Izraeli duhet të ndërhyjë në Rafah për të goditur katër batalionet e fundit të Hamasit, ku edhe besohet se fshihet Yahya Sinwari, udhëheqësi i Hamasit në Gazë. Kjo do të shtonte trysninë për lirimin e pengjeve. Presidenti Biden e ka bërë të qartë se është kundër një operacioni në Rafah nëse Izraeli nuk mund të garantojë sigurinë e më shumë se një milion civilëve të strehuar atje.

“Biden thotë se Izraeli nuk duhet të shkojë në Rafah, qytet në kufirin midis Izraelit dhe Egjiptit dhe e vetmja strehë e mbetur për Hamasin. Por, kërcënimi për të shkuar në Rafah është mënyra e vetme për të bindur Yahya Sinwarin, kreun e Hamasit, të pranojë marrëveshjen për lirimin e pengjeve”, thotë Eytan Gilboa, profesor i shkencave politike në Universitetin ‘Bar Ilan’.

Një armëpushim në luftën e Gazës shihet gjithashtu nga Shtetet e Bashkuara si një parakusht për normalizimin e marrëdhënieve midis Izraelit dhe Arabisë Saudite. Kjo marrëveshje normalizimi u pezullua me shpërthimin e luftës midis Izraelit dhe Hamasit, por Shtetet e Bashkuara po bëjnë përpjekje intensive për ta ringjallur atë.

“Normalizimi i marrëdhënieve midis Izraelit dhe Arabisë Saudite mund të ketë ndikim transformues në të gjithë Lindjen e Mesme. Kjo do të forconte aleatët e Amerikës dhe do të dobësonte armiqtë e Shteteve të Bashkuara, kryesisht Iranin dhe aleatët e tij”, thotë Jonathan Rynhold, ekspert për marrëdhëniet SHBA-Izrael në Universitetin ‘Bar Ilan’.

Profesori Rynhold thotë se Izraeli do të përfitonte nga njohja e Arabisë Saudite për të zbutur qëndrimet e ashpra ndërkombëtare.

“Izraeli do të forconte shumë pozicionet e tij diplomatike dhe ushtarake. Në aspektin diplomatik kjo do ta bënte shumë më të vështirë për ata që kërkojnë të minojnë legjitimitetin e Izraelit përmes bojkotit dhe sanksioneve, nëse shteti më prestigjioz mysliman në rajon dhe ndoshta në botë, normalizon marrëdhëniet e tij me Izraelin”, thotë profesor Rynhold.

Disa njoftime në Izrael thonë se Arabia Saudite është aq e interesuar për arritjen e një pakti mbrojtës me Shtetet e Bashkuara, saqë mund ’ t’i normalizojë marrëdhëniet me Izraelin edhe pa një armëpushim në Gazë.

You Might Also Like

Forumi mbi zgjerimin e BE-së nesër në Bruksel

Binarët hekurudhorë pranë Varshavës u dëmtuan. Kryeministri polak nuk e përjashtoi sabotimin

Të paktën 98 palestinezë kanë vdekur në paraburgimin izraelit

Ish-kryeministrja e Bangladeshit dënohet. Prokurorët kërkojnë dënim me vdekje

‘Indo-Paqësori fillon në Ukrainë’ – Kreu i Think-Tankut Amerikan thotë se Sulmi Trans-Siberian Rishkruan Strategjinë Globale

Kosova Times May 3, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Aksioni “Brezovica”, Prokuroria tregon se në shtëpinë e biznesmenit të arrestuar u gjet një armë dhe disa fishekë

Kosova Times Kosova Times September 21, 2022
Analiza e Fox News: Është në përputhje me doktrinën ruse që Putin po e ndihmon Vuçiqin në fushatën e destabilizimit në Kosovë
Trupat ruse sulmuan hangarin e drithit ne rajonin e Odessa me dronë
LDK konfirmon pjesëmarrjen në tryezën amerikane, për asociacionin vendos qeveria
Osmani-Barduani: Stabiliteti në Kosovë, faktor kyç për sigurinë në rajon
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?