By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Shëngjin:- Turizëm pa qen
August 13, 2025
Një superjaht përfshiu flakë pranë Ibizës, shikoni videon
August 13, 2025
Le Monde: Trump shpëton regjimin e Putinit që të mund të mashtrojë Evropën
August 13, 2025
AP: Të paktën tre të vdekur dhe mijëra të zhvendosur nga zjarret në Evropën Jugore
August 13, 2025
Coco Chanel – Gruaja që ndryshoi turizmin në det dhe mënyrën se si kalojmë pushimet
August 13, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Organizata të shoqërisë civile dënojnë deklaratën e ministrit Murati
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Organizata të shoqërisë civile dënojnë deklaratën e ministrit Murati
Lajme

Organizata të shoqërisë civile dënojnë deklaratën e ministrit Murati

Kosova Times
Last updated: 2024/05/03 at 5:37 PM
Kosova Times Published May 3, 2024
Share
SHARE

Organizatat anëtare të Human Rights Network (HRN) kanë dënuar gjuhën e ministrit të Financave, Hekuran Murati, që në seancën e Kuvendit të enjten u shpreh se Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit në disa raste ka rënë “pre e dezinformatave të mediave të cilat pra ende janë pjesë e gardës së vjetër e madje edhe disa organizatave të shoqërisë civile që maskohen si të tilla”.

“Deklarata me akuza të tilla drejtuar OJQ-ve dhe mediave në Kosovë me pretendimin se janë të kapura nga Qeveritë paraprake, janë sulme direkt ndaj këtyre të fundit. Një praktikë linçuese e kësaj natyre ndaj OJQ-ve, dhe mediave, pikërisht në prag të Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit, është një tregues i mungesës së bashkëpunimit, i një nënçmimi dhe degradimi të punës së aktivistëve/eve dhe gazetarëve/eve e mediave nga Ministri i Qeverisë Kurti”, thuhet në reagimin e organizatave të HRN-së.

Këto organizata kanë thesksuar se raportet duhet të shërbejnë si pasqyrë e ngecjeve dhe problemeve mbi bazën e të cilave duhet të reflektojë çdo ministër për punën e vet.

Organizatat kanë thënë se deklarata të tilla i kontribuojnë trendit negativ në renditjen e Kosovës në listat për liri të shtypit.

“Pikërisht duke u nisur nga kjo praktikë e rrezikshme e linçimit dhe denigrimit të punës së OJQ-ve dhe mediave dhe shumë rasteve të tjera në vitin e fundit, sot Kosova ka shënuar regres alarmant duke u radhitur 19 vende më poshtë në indeksin e Reporters Without Borders në lirinë e medias. Deklarata si kjo e Ministrit Murati i kontribuojnë tutje këtij trendi negativ”, thuhet në reagim.

Organizatat anëtare të HRN-së u kanë bërë thirrje qeveritarëve të përmbahen nga deklarata linçuese e që të shfrytëzojnë raportet e tilla si kritika konstruktive ndaj punës së tyre dhe të punojnë drejt përmirësimit të situatës. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Betonohet pllaka e urës së re mbi lumin Ibër

Tre persona arrestohen në Deçan për armëmbajtje të paautorizuar

Situatë kritike nga zjarri në Delvinë, nis ndërhyrja nga ajri me helikopter

Aksident trafiku me fatalitet në fshatin Nekoc

121 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Kosova Times May 3, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Sot përfundon afati për konvertimin e patentë shoferëve ilegale

Kosova Times Kosova Times August 23, 2024
KQZ sot shqyrton vendimet për proces zgjedhor në veri
Kurti kerkon llogaridhenie nga komunat per shpenzimin e buxhetit
A duam shtet ligjor, apo kanunor?!
Palestina thotë se u vra një 14-vjeçar, ministri izraelit viziton Malin e Tempullit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?