By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Mosmarrëveshja midis 4 anetareve te nje familje mbi perandorinë 8 miliardëshe të themeluar nga gjyshi i tyre grek
December 18, 2025
Gyulbasi me mish të përzier, kungull dhe gështenja
December 17, 2025
Kufiri Evzoni ne Greqi i bllokuar nga protestuesit
December 17, 2025
Rriten rastet e dhunës në familje dhe arrestimet për drogë në Kosovë
December 17, 2025
Kosova blen artileri moderne amerikane, forcohen kapacitetet ushtarake
December 17, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Borrell thotë se mezi pret të punojë me Qeverinë e re serbe
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Borrell thotë se mezi pret të punojë me Qeverinë e re serbe
Rajon / Botë

Borrell thotë se mezi pret të punojë me Qeverinë e re serbe

Kosova Times
Last updated: 2024/05/03 at 6:59 PM
Kosova Times Published May 3, 2024
Share
SHARE

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, tha të premten se mezi pret të punojë me Qeverinë e re të Serbisë, por shtoi se veprimi në përputhje me vlerat dhe politikat e bllokut janë thelbësore për rrugën drejt anëtarësimit në bllok.

“Urime kryeministrit të ri të Serbisë, Millosh Vuçeviq. Mezi pres të punoj me ju, ministrin e Jashtëm Marko Gjuriq dhe Qeverinë serbe, për ta çuar Serbinë përpara në rrugën e saj drejt BE-së”, shkroi Borrell në rrjetin social X të premten.

Më 2 maj, deputetët e Kuvendit të Serbisë zgjodhën Qeverinë e re, të kryesuar nga Millosh Vuçeviq, i cili paralajmëroi ditë më parë se Serbia nuk do t’i ndryshojë qëndrimet e mëparshme në lidhje me Rusinë dhe Kosovën.

Borrell theksoi se “rreshtimi përkrah dhe veprimi në përputhje me vlerat e BE-së dhe politikat e jashtme dhe të sigurisë, janë shenja thelbësore të orientimit strategjik”.

Së fundi, BE-ja edhe zyrtarisht e ka kushtëzuar integrimin e Serbisë me normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.

Vuçeviq tha një ditë para se të votohej Qeveria e tij se pritshmëritë e BE-së lidhen me atë që Serbia ta “poshtërojë” veten duke njohur pavarësinë e Kosovës dhe t’i bashkohet sanksioneve kundër Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës.

Por, ai theksoi që Serbia nuk do t’i bashkohet sanksioneve kundër Rusisë.

“Nuk ka dyshim se presionet do të vazhdojnë, ndoshta do të intensifikohen, por jemi të vendosur që të qëndrojmë në të njëjtat pozicione”, tha Vuçeviq.

“Serbia nuk mund dhe nuk do të heqë dorë nga miqësia me Rusinë, popullin e së cilës ne e konsiderojmë vëllazëror, ashtu siç është rasti me ukrainasit. Ne e kemi dënuar qartë sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës, por kemi deklaruar se nuk do t’i bashkohemi politikës së sanksioneve”, tha ai.

Vuçeviq, do të ketë një kabinet që do të përbëhet nga 25 ministri dhe pesë ministra pa portofol.

Pjesë e tij si zëvendëskryeministër do të jetë edhe ish-kreu i shërbimit inteligjent të Serbisë, Aleksandar Vulin, i cili është nën sanksionet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës prej korrikut 2023 – mes tjerash, për shkak të lidhjeve me Rusinë.

Nga “lista e zezë” e ShBA-së, për shkak të lidhjeve me Rusinë, do të jetë edhe Nenad Popoviq, si ministër pa portofol.

Ditë më parë, Departamenti amerikan i Shtetit tha se është i zhgënjyer me propozimet për Qeverinë e re të Serbisë.

You Might Also Like

Mosmarrëveshja midis 4 anetareve te nje familje mbi perandorinë 8 miliardëshe të themeluar nga gjyshi i tyre grek

Kufiri Evzoni ne Greqi i bllokuar nga protestuesit

Trump zgjeron listën e zezë, banorët e gjashtë vendeve të tjera praktikisht humbasin mundësinë për të hyrë në SHBA

“Një goditje e rëndë për Vuçiçin”: Mediat rajonale mbi tërheqjen e kompanisë së Kushnerit

Axhenda ndërkombëtare

Kosova Times May 3, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Ministrja Haxhiu dhe homologu danez flasin për zbatimin e marrëveshjeve

Kosova Times Kosova Times March 18, 2025
Drejt kompromisit të fundit politik!
FT: Kim Jong-un është gati të përfundojë një marrëveshje për shitjen e armëve me Putinin
“Lufta dhe alkoolizmi”. Në Rusi, “rënia natyrore” e popullsisë po rritet dhe maternitetet po mbyllen masivisht
DASh emëron Alexander “Sasha” Kasanof, pasardhës të Escobar
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?