By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 3 nëntor
November 3, 2025
FR: Vuçiç nuk di si t’i qetësojë protestat dhe faljet e tij nuk janë bindëse
November 2, 2025
Koalicioni VLEN del fitues në shumicën e komunave shqiptare
November 2, 2025
Adoleshentja britanike, tetë muaj shtatzënë, pret lindjen në burgun e Gjeorgjisë
November 2, 2025
Rënie e numrit të bagëtisë, kërkohet më shumë përkrahje nga institucionet
November 2, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Rusia: Kemi rrëzuar raketa amerikane ATACMS në Krime
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Rusia: Kemi rrëzuar raketa amerikane ATACMS në Krime
Rajon / Botë

Rusia: Kemi rrëzuar raketa amerikane ATACMS në Krime

Kosova Times
Last updated: 2024/05/04 at 10:13 AM
Kosova Times Published May 4, 2024
Share
SHARE

Ministria ruse e Mbrojtjes tha më 4 maj se forcat e mbrojtjes ajrore kanë rrëzuar katër raketa me rreze të gjatë veprimi, të prodhimit amerikan, mbi Gadishullin e Krimesë.

Këto raketa njihen si Sistemi i Raketave Taktike të Ushtrisë (ATACMS), që Shtetet e Bashkuara kanë dërguar në Ukrainë në javët e fundit.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë nuk dha më shumë detaje.

Më herët gjatë javës, zyrtarët rusë thanë po ashtu se Ukraina ka sulmuar Kriemenë me raketa ATACMS në përpjekje për të mposhtur mbrojtjen ajrore ruse në gadishullin e aneksuar, por gjashtë prej tyre Rusia pretendoi se i rrëzoi.

Një zyrtar amerikan muajin e kaluar tha se Uashingtoni javëve të fundit ka dërguar raketa me rreze të gjatë veprimi në Ukrainë.

Raketat ATACMS, me rreze veprimi prej 300 kilometrash, për herë të parë u përdorën mëngjesin e 17 prillit, kur u sulmua një bazë ajrore ruse në Krime, që gjendej rreth 165 kilometra nga vijat e frontit në Ukrainë, tha zyrtari.

Pentagoni fillimisht kishte kundërshtuar dislokimin e raketave me rreze të gjatë veprimi, për shkak të shqetësimit se këto armë do të merreshin nga stoqet amerikane dhe do të dëmtonin gatishmërinë ushtarake të SHBA-së.

Po ashtu ka pasur shqetësime se Ukraina do t’i përdorte këto raketa për të sulmuar caqe thellë në territorin brenda Rusisë, gjë që do të mund të çonte në përshkallëzimin e luftës drejt një konfrontimi mes Rusisë dhe SHBA-së.

Rusia ka aneksuar paligjshëm Krimenë nga Ukraina më 2014. Flota e saj e Detit të Zi është e stacionuar në këtë gadishull.

Të enjten, sekretari i Jashtëm britanik, David Camoron, premtoi 3 miliardë funte për ndihmën vjetore ushtarake për Ukrainën. Ai tha se shteti i tij do ta ndihmojë Ukrainën “për aq kohë sa të jetë e nevojshme”, duke shtuar se Londra nuk ka kundërshtime nëse armët e saj përdoren për sulme brenda Rusisë, deklaratë që nxiti reagime të ashpra nga Moska, e cila ka nisur pushtimin e plotë të Ukrainës më 2022.

You Might Also Like

FR: Vuçiç nuk di si t’i qetësojë protestat dhe faljet e tij nuk janë bindëse

Koalicioni VLEN del fitues në shumicën e komunave shqiptare

Adoleshentja britanike, tetë muaj shtatzënë, pret lindjen në burgun e Gjeorgjisë

Vritet kryebashkiaku në Meksikë

Ukraina mori sisteme mbrojtëse ajrore Patriot nga Gjermania

Kosova Times May 4, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Dhuratë e OPEC-ut. Kush do të përfitojë nga shkurtimet e kartelit të naftës?

Kosova Times Kosova Times April 4, 2023
Shqiptari më i urryer, se diktatori Enver Hoxha!
Schmidt kërkon ndjekjen e mohuesve të gjenocidit në Srebrenicë
Dy persona arrestohen për rrëmbimin e një të riu në Veterrnik
Lajçak takon Bislimin në Prishtinë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?