By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Egjipti: Zhgënjimi turistik pas shkëlqimit të lashtë
October 11, 2025
Si e bëri të famshëm Brigitte Bardot Saint Tropezin dhe e shndërroi një fshat peshkatarësh në një kryeqytet të shkëlqimit
October 11, 2025
Kandiq: Kriminelët vendosën pushtetin në veri të Kosovës që nga viti 1999
October 11, 2025
Vukmiroviq caktohet ushtrues i detyrës i ministrit për Komunitete dhe Kthim
October 11, 2025
Serbi-Shqipëri, delegacioni i FSHF në drekën zyrtare të organizuar nga Federata Serbe
October 11, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: ShBA a po Kina gëzojnë mbështetje më të madhe në arenën ndërkombëtare?
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > ShBA a po Kina gëzojnë mbështetje më të madhe në arenën ndërkombëtare?
Rajon / Botë

ShBA a po Kina gëzojnë mbështetje më të madhe në arenën ndërkombëtare?

Kosova Times
Last updated: 2024/05/06 at 7:15 PM
Kosova Times Published May 6, 2024
Share
SHARE

Roli udhëheqës i Shteteve të Bashkuara në arenën ndërkombëtare gëzon një mbështetje më të madhe krahasuar me Kinën, sipas një sondazhi të organizatës ‘Gallup’, publikuar të hënën.

Megjithatë në raport thuhet se pavarësisht se një numër më i madh vendesh mbështesin në këtë aspekt Uashingtonin, mbështetja globale si për Shtetet e Bashkuara ashtu edhe për Kinën rezulton të jetë ulur në vitin 2023.

Studimi sqaron se megjithëse Shtetet e Bashkuara kanë mbështetje më të madhe se Kina për sa i takon rolit udhëheqës në botë, kjo mbështetje luhatet në varësi të faktit se kush udhëheq vendin.

Të dhënat e Gallup-it gjatë gati 20 viteve tregojnë se udhëheqësit demokratë kanë një mbështetje më të lartë globale, sesa ata republikanë.

Nga 133 vende të anketuara në vitin 2023, Shtetet e Bashkuara ruajtën avantazhin në 81 prej tyre ndërsa Kina në 52. Kosova është vendi që ofron mbështetjen më të madhe për Uashingtonin, ndërsa Kina gëzonte avantazhin më të madh në Rusi.

Miratimi që gëzon një fuqi botërorë në një vend ku ka interesa është i rëndësishëm për të ushtruar ndikim, si dhe i ofron shanse më të mira për të realizuar objektivat e tij, thuhet në sondazh.

Por pavarësisht se Shtetet e Bashkuara kanë një avantazh të qartë, mbështetja si për Pekinin ashtu edhe për Uashingtonin është ulur dhe sipas organizatës Gallup një gjë e tillë “sugjeron një mungesë në rritje të entuziazmit për këto dy fuqi globale”.

Me gjithë rënien, dy vendet kanë shënuar përparime në lidhjet që kanë krijuar me pjesë të caktuara të botës. Kina me vendet afrikane si Tanzania, Uganda, Afrika e Jugut dhe Malavi ndërsa Shtetet e Bashkuara me vendet aziatike si India, Filipinet, Koreja e Jugut dhe Vietnami.

Sipas raportit “veprimet e Kinës për t’u treguar muskujt fqinjëve të saj duket se janë parë si kërcënim gjë që i ka nxitur këto vende drejt orbitës së Shteteve të Bashkuara”, duke iu referuar me gjasë agresionit të vazhdueshëm të Pekinit në Detin e Kinës Jugore.

Mbështetja neto këtë vit mund të varet nga një sërë faktorësh, të tillë si ndryshimet në udhëheqje ose konfliktet e mëdha globale.

2024-a është viti me numrin më të madh të proceseve zgjedhore të regjistruar në historinë botërore, kur më shumë se gjysma e popullsisë së botës, në më shumë se 50 vende, po mbajnë apo po shkojnë drejt proceseve zgjedhore.

Julie Ray, bashkëautore e raportit, thotë se ndikimi i zgjedhjeve të këtij viti do të jetë i vështirë për t’u parashikuar, duke shtuar se këtë vit “vendoset fati i shumë çështjeve”.

Miratimi që gëzon Uashingtoni përsa i takon rolit udhëheqës në botë mund të vihet në pikëpyetje pasi Presidenti Joe Biden ka marrë kritika brenda dhe jashtë vendit lidhur me mbështetjen e vazhdueshme për Izraelin në raport me atë çfarë po ndodh në Gazë, ku deri tani janë vrarë më shumë se 30 mijë palestinezë.

Izraeli filloi fushatën e tij ushtarake kundër Hamasit pasi grupi militant sulmoi shtetin hebre më 7 tetor, duke vrarë 1200 persona dhe marrë peng rreth 250 të tjerë.

Ndikimi që do të ketë mbështetja që ShBA-të për Izraelin “mbetet realisht për t’u parë”, thotë zonja Ray, duke shtuar se “gjatë kohës që u krye anketimi në vitin 2023, para dhe pas 7 tetorit, nuk ishin vënë re dallime të mëdha të njëtrajtshme në miratim”, për rolin udhëheqës të Uashingtonit.

Zonja Ray shtoi se mbështetja amerikane për Izraelin pati një ndikim të dukshëm në mbështetjen që Uashingtoni ka brenda Izraelit, duke thënë se vlerësimet u rritën “në nivele rekord”.

Sipas Gallupit niveli i mbështetjes së Uashingtonit në Kosovë, vendi që ka ofruar mbështetjen më të madhe për rolin udhëheqës të Shteteve të Bashkuara, rezultonte në plus 154 për qind, ndërsa në Rusi, mbështetësja më e madhe e Kinës, në -132 për qind.

You Might Also Like

Senati amerikan tërheq miratimin për luftën në Irak pas më shumë se 20 vitesh

Marina Turke zhvilloi stërvitjen “Ujku i Detit”

Avionë britanikë patrullojnë pranë kufirit rus

Ukrainasit goditën një rafineri 1400 km të thellë në Rusi

Dita Ndërkombëtare e Vajzave: UNICEF, 122 milionë vajza nuk shkojnë në shkollë

Kosova Times May 6, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News

Kush eshte Tyler? Ai hyri në kolegjin shtetëror, i rrëfeu të atit se vrau Kirk-un, i cili e denoncoi

Kosova Times Kosova Times September 12, 2025
BE e shqetësuar për veprimet e fundit në veri: Janë të pakoordinuara
Atiq pret në takim ambasadorin austriak, theksohet rëndësia e bashkëpunimit
Disa ndërtesa në Kiev u dëmtuan në një sulm natën nga dronë
Si e përgjuan rusët takimin sekret të ushtrisë gjermane për Ukrainën? Një gabim i gjeneralit Gref ishte fatal, spiunët rusë kishin gjithçka sipas “vullnetit të tyre”
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?