By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
The Economist: Zgjedhjet në Kosovë tregojnë se demokracia është stabile
January 8, 2026
Peci: Bashkë e kaluam sfidën e përmbytjeve
January 8, 2026
Lladrovci falënderon donatorët për ndihmën gjatë vërshimeve në Drenas
January 8, 2026
PDK ankohet në PZAP për votat me postë: U pranuan jashtë afatit ligjor
January 8, 2026
Durmishi: 491 km lumenj dhe 398 zona në Kosovë të rrezikuara nga përmbytjet
January 8, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Në mesnatë përmbyllet fushata para zgjedhjeve të 8 majit në Maqedoninë e Veriut
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Në mesnatë përmbyllet fushata para zgjedhjeve të 8 majit në Maqedoninë e Veriut
Rajon / Botë

Në mesnatë përmbyllet fushata para zgjedhjeve të 8 majit në Maqedoninë e Veriut

Kosova Times
Last updated: 2024/05/06 at 8:03 PM
Kosova Times Published May 6, 2024
Share
SHARE

Sonte në mesnatë mbyllet fushata për zgjedhjet parlamentare dhe balotazhit presidencial, që mbahen më 8 maj në Maqedoninë e Veriut. VMRO-DPMNE-ja me qëndrime nacionaliste shihet si partia me gjasa të mëdha për t’i fituar zgjedhjet, por kështu edhe kandidatja e kësaj force për president, nëse votuesit shqiptarë në veçanti nuk shfaqin interes për ta votuar garuesin e moderuar social-demokrat.

Fushata presidenciale dhe parlamentare në Maqedoninë e Veriut angazhoi protagonistët në një retorikë të ashpër dhe sulme të ndërsjella. Raundi i parë i presidencialeve vuri në dukje dëshpërimin e një pjese të mirë të elektoratit të social-demokratëve dhe orientimin e votave në llogarinë e partive nacionaliste maqedonase.

Vlerësohet se zvarritja e proceseve të integrimit evropian të vendit, që duket të ketë rezultuar edhe me rënien e besimit tek BE-ja nga banorët e Maqedonisë së Veriut bëri që social-demokratët e Dimitar Kovaçevskit të dalin në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale me 180 mijë vota kundrejt 360 mijë votave sa mori VMRO-DPMNE-ja.

Kjo e fundit është përqendruar tek kritikat, por dhe akuzat për korrupsionin e lartë të qeverisë duke i premtuar elektoratit se pas zgjedhjeve të 8 majit “ata të cilët u pasuruan me para të buxhetit të shtetit do të japin llogari”.

Nga ana tjetër, partitë qeveritare LSDM dhe BDI, secila me koalicionet e tyre veç e veç kanë për moto vazhdimin e rrugës evropiane, ndërsa BDI-ja ka vënë theksin, sidomos tek rreziku nga ndikimi rus dhe rënien pré të opozitës shqiptare ndaj këtij ndikimi.

BDI-ja arriti të bashkojë rreth koalicionit të quajtur “Fronti Evropian” përfaqësues politikë që për vite të tëra sulmoheshin dhe nuk komunikonin mes tyre, por akti i bashkimit duket se u mirëprit nga shqiptarët dhe nga ana tjetër, edhe bashkimi i opozitës shqiptare të njohur me emrin “VLEN”, sipas analistëve, “nuk do të çojnë dëm” votën e elektoratit shqiptar.

Të hënën në mesnatë përfundojnë aktivitetet politike dhe hyn në fuqi heshtja parazgjedhore. Sipas pritjeve, VMRO-DPMNE-ja shihet si fituese e zgjedhjeve parlamentare, por edhe e atyre presidenciale, nëse elektorati shqiptar nuk del në numër të madh për të votuar Stevo Pendarovskin e LSDM-së.

Ndërsa VMRO-ja e sheh veten në krye të qeverisë së re pas zgjedhjeve të së mërkurës, partitë shqiptare po zihen se kush duhet të jetë pjesë e kabinetit të ri.

Fronti Evropian shpreson në mbështetjen edhe të komunitetit turk, rom e boshnjak.

“Më 8 maj duhet të zgjidhni: a do të votoni për ata që bënë historinë, apo për ata që nuk dinë dy hapa përpara t’i bëjnë”, tha zoti Ali Ahmeti, drejtues i koalicionit “Fronti Evropian” në një tubim përmbyllës në sheshin e Tetovës.

Koalicioni VLEN ka organizuar dhe ardhjen e një numri mërgimtarësh në vendlindje për të votuar; ata mund të votojnë në shtetet ku banojnë vetëm për presidentin e vendit por jo dhe për zgjedhjet parlamentare.

“Rritja e numrit të votuesve do te jetë evident këto ditë dhe fitorja do te vijë pa dyshim. Vërtet, sepse ne të gjithë si shqiptarë besojmë se ndryshimi ia vlen”, u shpreh zoti Afrim Gashi i koalicionit ‘Vlen”.

Pak mbi 1 milion e 800 mijë banorë kanë të drejtë vote. Në zgjedhjet parlamentare marrin pjesë 17 parti, koalicione ose lëvizje qytetare. Vëzhguesit e ODIHR-it, të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës dhe të Parlamentit Evropian do ta ndjekin procesin, po ashtu dhe disa qindra vëzhgues të vendit.

You Might Also Like

Protesta masive në Iran, interneti dhe linjat telefonike janë ndërprerë

Burri me origjinë nga Bosnja dhe Hercegovina hidhet nga ballkoni në Aruba. Gruaja gjendet e vdekur në dhomë

Amerikanët: Kemi marrë informacion, një sulm masiv ndaj Ukrainës është i mundur së shpejti

Republikanët kundërshtojnë planet e Trump për Grenlandën

Rusia reagon ndaj takimit të Parisit

Kosova Times May 6, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Luftë diplomatike në shkallë të plotë: Peruja shpall presidentin meksikan “persona non grata”

Kosova Times Kosova Times November 7, 2025
Kryeministri sllovak Fico u takua me Putinin në Moskë
Bizneset dhe ekspertët e ekonomisë kundërshtojnë kuotat në import
Formacionet zyrtare, Kosovë-Rumani
Hovenier për ngjarjet në Banjskë: Sulmi i milicisë serbe ishte i koordinuar dhe i sofistikuar
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?