By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Bie guri mbi veturën në lëvizje në Rugovë, lëndohen prindërit me dy fëmijë
February 1, 2026
Pesë vjet marrëdhënie diplomatike Izrael-Kosovë, uron ambasadorja Ziv
February 1, 2026
Kjo është mënyra më e mirë për të gatuar makaronat: Shtoni vetëm një përbërës në ujë – jo vaj
February 1, 2026
Njerëzit nuk e hanë fare këtë perime, dhe është më e shëndetshmja në botë
February 1, 2026
Foto familjare e tre heronjeve
February 1, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti në homazhe te heroi Bahri Fazliu: Punën më të madhe e kryen dëshmorët
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kurti në homazhe te heroi Bahri Fazliu: Punën më të madhe e kryen dëshmorët
Lajme

Kurti në homazhe te heroi Bahri Fazliu: Punën më të madhe e kryen dëshmorët

Kosova Times
Last updated: 2024/05/07 at 5:10 PM
Kosova Times Published May 7, 2024
Share
SHARE

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bëri homazhe te varri i heroit Bahri Fazliu, në varrezat e dëshmorëve në Velani, në 26- vjetorin e rënies heroike të tij.

Me këtë rast, Kryeministri Kurti tha se nuk duhet harruar asnjëherë, se punën më të madhe, më të rëndë, më të vështirë, e kryesoren, e kanë kryer dëshmorët e kombit.

“Ai u vra në betejë në ballafaqim të drejtpërdrejtë me forcat armike serbe në Bogiq, në vendi i cili ndodhet në kufi të Kosovës edhe me Shqipërinë edhe me Malin e Zi. Pra një vend domethënës i cili është edhe në përputhje me idealet e Bahri Fazliut – Gzimit, për çlirim e për bashkim kombëtar”, u shpreh kryeministri Kurti pas homazheve.

Duke kujtuar e nderuar figurën e Bahri Faziut-Gzimit, Kryeministri tha se, ai është jo vetëm dëshmor i kombit, por edhe veprimtar i shquar, edhe luftëtar çlirimtar edhe artist, këngëtar, instrumentist e poet i cili ka lënë shumë shkrime, ka lënë shumë poezi, të cilave nuk iu mbaron asnjëherë aktualiteti.

“Ato tregojnë qysh liria është më e vlefshme, më e shtrenjtë se sa jeta dhe se si për çlirimin e popullit kundër padrejtësive, robërisë, kundër okupatorëve, shtypësve e shfrytëzuesve, duhet organizuar rezistenca deri në ngadhënjimin përfundimtar të popullit, të kombit, të shoqërisë e të qytetarëve”, tha Kryeministri.

Kryeministri Kurti në këto homazhe ishte i shoqëruar nga ministra e zëvendësministra të qeverisë, deputetë të Kuvendit, dhe anëtarë e aktivistë të Lëvizjes VETËVENDOSJE!.

Fjala e plotë e Kryeministrit Kurti:

Sot më 7 maj janë mbushur 26 vjet nga rënia heroike e dëshmorit të kombit, Bahri Fazliu-Gzimi.

Ai u vra në betejë në ballafaqim të drejtpërdrejtë me forcat armike serbe në Bogiq, në vendi i cili ndodhet në kufi të Kosovës edhe me Shqipërinë edhe me Malin e Zi. Pra një vend domethënës i cili është edhe në përputhje me idealet e Bahri Fazliut – Gzimit, për çlirim e për bashkim kombëtar.

Bahri Fazliu është jo vetëm dëshmor i kombit por edhe veprimtar i shquar, edhe luftëtar çlirimtar edhe artist, këngëtar, instrumentist e poet i cili ka lënë shumë shkrime, ka lënë shumë poezi, të cilave nuk iu mbaron asnjëherë aktualiteti, sepse ato tregojnë qysh liria është më e vlefshme, më e shtrenjtë se sa jeta dhe se si për çlirimin e popullit kundër padrejtësive, robërisë, kundër okupatorëve, shtypësve e shfrytëzuesve, duhet organizuar rezistenca deri në ngadhënjimin përfundimtar të popullit, të kombit, të shoqërisë e të qytetarëve.

Andaj, edhe sot, me bashkëpunëtorë të Bahri Fazliut të asaj kohe, me familjarë të tij, me ministra të qeverisë sonë, me deputetë, me qytetarët, me aktivistë, vijmë dhe bëjmë nderime këtu, duke mos harruar asnjëherë se punën më të madhe, më të rëndë, më të vështirë, kryesoren, e kanë kryer dëshmorët e kombit. Edhe ne kemi punë të rëndësishme, por këto janë pjesa më e vogël e punës. Gjithsesi, në rrugën e njëjtë, të cilën e kanë shtruar ata, me gjakun e tyre dhe prej nga sot ne e kemi shtetin tonë dhe lirinë që gëzojmë.

Lavdi Bahri Fazliut-Gzimit dhe gjithë dëshmorëve të kombit shqiptar! /Kosovatimes/

You Might Also Like

Bie guri mbi veturën në lëvizje në Rugovë, lëndohen prindërit me dy fëmijë

Pesë vjet marrëdhënie diplomatike Izrael-Kosovë, uron ambasadorja Ziv

Foto familjare e tre heronjeve

Kurti nderon Elfete e Mentor Humollin: Simbol i sakrificës dhe qëndresës

Trafik armësh nga Kosova në Tiranë, arrestohen 4 persona

Kosova Times May 7, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Nëntë zjarre aktive në Maqedoninë e Veriut

Kosova Times Kosova Times August 3, 2024
Ambasada gjermane dënon deklaratat e Sami Kurteshit ndaj AGK-së
Ukraina dhe Hungaria mbajnë bisedime “konstruktive” para samitit të BE-së për pakon me ndihma
‘Ky Inter është shumë i bukur për t’u ndjekur’
Superjahti i një oligarku rus me vlerë qindra miliona dollarë po shitet si pronë e konfiskuar
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?