By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 4 dhjetor
December 4, 2025
Gutierrez-Kurtit: Të ndalen shpifjet dhe intimidimet ndaj gazetarëve
December 3, 2025
Politico: BE do ta shtojë Rusinë në listën e vendeve me rrezik të lartë pastrimi parash
December 3, 2025
VIDEO: Rrëzohet një avion amerikan F-16 në shkretëtirë
December 3, 2025
Rama: Pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhje do të legjitimonte terrorin
December 3, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Bjellorusia i fillon stërvitje bërthamore
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Bjellorusia i fillon stërvitje bërthamore
Rajon / Botë

Bjellorusia i fillon stërvitje bërthamore

Kosova Times
Last updated: 2024/05/07 at 6:56 PM
Kosova Times Published May 7, 2024
Share
SHARE

Bjellorusia i ka filluar të martën stërvitjet ushtarake me raketat dhe avionët luftarakë që janë në gjendje të bartin armë taktike bërthamore, të cilat aleatja e saj e ngushtë, Rusia, i zhvendosi atje kohë më parë.

Ushtrimet ushtarake të Bjellorusisë filluan vetëm një ditë pasi Rusia njoftoi se synon të kryejë stërvitje të ngjashme për simulimin e përdorimit të armëve bërthamore të fushëbetejës, si përgjigje ndaj deklaratave të zyrtarëve perëndimorë, për të cilat thotë se janë shenjë se Perëndimi mund të përfshihet më shumë në luftën në Ukrainë.

Kjo ishte hera e parë që Moska ka njoftuar publikisht për një ushtrim të tillë.

Ministri i Mbrojtjes i Bjellorusisë, Viktor Khrenin, tha se një njësit i raketave me rreze të mesme veprimi, Iskander, dhe një skuadrilje e avionëve luftarakë, Su-25, do të marrin pjesë në stërvitje.

Këto stërvitje nisën gjithashtu në ditën kur presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e bëri betimin për mandatin e tij të pestë të martën, duke u zotuar për garantimin e sigurisë së Rusisë.

Vitin e kaluar, Rusia i zhvendosi disa armë të veta taktike bërthamore në Bjellorusi, e cila kufizohet gjithashtu edhe me Ukrainën dhe anëtaret e NATO-s, Poloninë, Letoninë dhe Lituaninë.

Presidenti autoritar i Bjellorusisë, Alyaksandr Lukashenka, mbështetet në lidhjet e ngushta me Rusisë dhe e ka ofruar vendin e vet si terren strategjik për luftën në Ukrainë.

Moska ka nënvizuar se armët taktike bërthamore të zhvendosura në Bjellorusi mbesin nën kontrollin ushtarak të Rusisë.

Zhvendosja e armëve taktike bërthamore në Bjellorusi, e cila ndan një vijë kufitare prej 1.084 kilometrash me Ukrainën, do t’ia mundësonte raketave dhe avionëve luftarakë rusë ta arrijnë cakun e tyre të mundshëm atje me më shumë lehtësi dhe shpejtësi, nëse Moska vendos t’i përdorë ato.

Gjithashtu ia mundëson Rusisë t’i godasë më lehtë disa aleatë të NATO-s në Evropën Lindore dhe atë Qendrore.

Për dallim nga raketat interkontinentale balistike bërthamore, të cilat mund të shkatërrojnë qytete të tëra, armët taktike bërthamore, të dizajnuara për t’u përdorur kundër trupave në fushëbeteja, janë më pak të fuqishme.

You Might Also Like

Politico: BE do ta shtojë Rusinë në listën e vendeve me rrezik të lartë pastrimi parash

VIDEO: Rrëzohet një avion amerikan F-16 në shkretëtirë

Trump e lidhi Serbinë me përpjekjen për të vjedhur zgjedhjet presidenciale në SHBA

Vrasja barbare e një politikani ukrainas që tronditi Vjenën: Ai u torturua dhe më pas u dogj i gjallë

Kremlini: Putini pranoi disa propozime amerikane, hodhi poshtë të tjera

Kosova Times May 7, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Shteti dhe Zoti!Kurti takohet me eurodeputetë të Grupit të Partisë Popullore Evropiane, diskutohet për zhvillimet në Kosovë

Kosova Times Kosova Times March 15, 2023
Admirali Munsch: KFOR ka forcuar koordinimin me Policinë e Kosovës si reaguesi i parë
Lufta e gazit me Evropën do t’i kushtojë buxhetit rus 28 miliardë dollarë
Ferizaj, punime për përmirësimin e rrjetit të ujësjellësit
Ushtria izraelite thotë se e vrau një armëpunues të rëndësishëm të Hamasit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?