By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Një turmë e tërbuar në Bangladesh i vuri flakën zyrave të redaksisë së gazetave më të mëdha: Gazetarët mbetën të bllokuar në çati
December 19, 2025
Haradinaj premton anëtarësim në NATO brenda mandatit
December 19, 2025
Miliona përdorues të bankomateve do të marrin kompensim nga Visa dhe Mastercard
December 19, 2025
Hamza premton 50 për qind rritje të pensioneve për veteranët e UÇK-së
December 19, 2025
Kurti premton investim në Trepçë bashkë me një korporatë ndërkombëtare
December 19, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Hapet në New Delhi, Zyra Ekonomike Tregtare, Indi-Kosovë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Lajme > Hapet në New Delhi, Zyra Ekonomike Tregtare, Indi-Kosovë
Lajme

Hapet në New Delhi, Zyra Ekonomike Tregtare, Indi-Kosovë

Kosova Times
Last updated: 2022/11/04 at 2:50 PM
Kosova Times Published November 3, 2022
Share
SHARE

Në kryeqytetin e Indisë New Delhi, është hapur Zyra Ekonomike Tregtare, Indi-Kosovë IKCEO.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, Ambasada e Kosovës në Bangladesh, përkatësisht ambasadori Gyner Ureja.

“Ne mirëpresim dhe mbështesim iniciativat e bazuara në bashkëpunim dhe rezultate konkrete”, ka shkruar ambasadori.

Në kumtesë, shprehet bindja se IKCEO do të bëjë përpjekje të konsiderueshme për zgjerimin e bashkëpunimit tregtar dhe ekonomik ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Indisë.

“Ne mirëpresim vendimin e grupit të biznesmenëve nga India për të krijuar Zyrën. Besojmë se IKCEO do të luajë një rol në institucionalizimin e marrëdhënieve tregtare dhe ekonomike mes dy vendeve, në rrethanat aktuale”, përfundon postimi.

Ndryshe, drejtuesit e zyrës i kanë thënë Radio Kosovës, se objektivi i zyrës është të ndihmojë në promovimin e bashkëpunimit ekonomik dhe forcimin e lidhjeve midis vendit më të madh bujqësor në botë dhe vendit më të ri të Evropës.

Drejtoresha e zyrës Payal Kanodia ka thënë në ceremoni se gjatë vizitës në Kosovës, ka parë shumë potencial në bashkëpunim tregtar.

“Jam shumë e emocionuar pasi mund të shoh shumë potencial në Kosovë për të sjellë mallra në Indi si dhe nga India për të dërguar në Kosovë,” tha znj. Kanodia, e cila konsideron se lokacioni strategjik i Kosovës është një mundësi për korporatat indiane.

“Bëni biznes atje pasi është një parajsë fiskale për indianët”, ka shtuar ajo.

E presidenti i Organizatës Ekonomike Tregtare Indiane, Dr. Asif Iqbal ka thënë se Kosova ka një kulturë të plotë evropiane dhe është një vend shumë i qetë.

“Për dikë që është i interesuar për resorte dhe hotele, ofron mundësi të shkëlqyera. Ka shumë mundësi për prodhimin e tekstilit. Arsimi gjithashtu është një segment shumë i rëndësishëm atje pasi ka shumë shkolla amerikane. Ka perspektiva të ndryshme për t’u angazhuar me Kosovën,” ka thënë Dr. Iqbal.

Pas hapjes së zyrës në New Delhi, zyre e njëjtë pritet të hapet edhe në Kosovë. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Miliona përdorues të bankomateve do të marrin kompensim nga Visa dhe Mastercard

Kosova merr Presidencën e Këshillit të Komunitetit për Energji

Oda Amerikane kundërshton kontrollin administrativ për çmimet e naftës

Eurostat publikon çmimet e ushqimeve në Evropë. Ku janë më të shtrenjtat dhe ku më të lira?

Çmimet në prag të festave të fundvitit, qytetarët ankohen

Kosova Times November 3, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Protestat e mëdha në Barcelonë, 22,000 njerëz dolën në rrugë: Njerëzit ankohen për qiratë e mëdha

Kosova Times Kosova Times November 24, 2024
Dita e Punëtorëve, Hajdari: Ju themi me zë të lartë se ju jeni thelbi i çdo industrie
Turqia braktis blerjen e sistemeve ruse S-400 për gjuajtësit më të fundit amerikanë
Ekipet ndërkombëtare do të dërgohen në të gjitha centralet bërthamore të Ukrainës
Tërmet pas sulmit izraelit në centralin bërthamor
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?