By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Fallxhori që parashikoi Covid dërgoi një paralajmërim: ‘Viti 2026 sjell një ngjarje të rrezikshme dhe një sëmundje misterioze’
January 2, 2026
Ukrainasit publikojnë videon, ku ushtari rus u dorëzohet atyre
January 2, 2026
FEXH nderon Nora Gjakovën: Kampione olimpike, frymëzim për brezat
January 2, 2026
Zvicra shpall pesë ditë zie pas zjarrit që vret dhjetëra persona
January 2, 2026
Agjencia e Spiunazhit të Ukrainës parashikon që Kremlini së shpejti do të kryejë operacion masiv me viktima, duke vrarë civilë
January 2, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: ShBA-ja e pezullon furnizimin e Izraelit me bomba, shkaku i Rafahut
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > ShBA-ja e pezullon furnizimin e Izraelit me bomba, shkaku i Rafahut
Rajon / Botë

ShBA-ja e pezullon furnizimin e Izraelit me bomba, shkaku i Rafahut

Kosova Times
Last updated: 2024/05/08 at 8:41 AM
Kosova Times Published May 8, 2024
Share
SHARE

Shtetet e Bashkuara e pezulluan furnizimin e Izraelit me bomba javën e kaluar, për shkak të shqetësimeve se Izraeli kishte vendosur ta pushtonte qytetin jugor të Rripit të Gazës, Rafah, tha një zyrtar i lartë amerikan të martën vonë.

Dërgesa e pezulluar përmbante bomba prej 900 dhe 225 kilogramësh, sipas zyrtarit, i cili foli në kushte anonime. Shqetësimi i ShBA-së ishin këto bomba të mëdha dhe se si Izraeli do t’i përdorte ato në vendbanime me popullsi të dendur.

Izraeli nuk i ka “adresuar plotësisht” shqetësimet e ShBA-së për nevojat humanitare të civilëve në Gazë, sipas zyrtarit amerikan.

Më shumë se 1 milion civilë janë strehuar në Rafah, pasi kanë ikur nga pjesë të tjera të Gazës në luftën që Izraeli po e zhvillon kundër Hamasit – grupit të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

ShBA-ja i ka dhënë Izraeli ndihmë jashtëzakonisht të madhe ushtarake historikisht. Kjo ndihmë është rritur dukshëm pas sulmit që Hamasi e kreu në jug të Izraelit më 7 tetor, duke i vrarë rreth 1.200 njerëz dhe duke i rrëmbyer rreth 250 të tjerë.

Pezullimi i furnizimit me bomba është treguesi më i madh deri tani i rritjes së mospajtimeve mes Qeverisë së kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, dhe administratës së presidentit amerikan, Joe Biden, e cila i ka bërë thirrje Izraelit të bëjë shumë më shumë për t’i mbrojtur jetët e civilëve të pafajshëm në Gazë.

Të martën, trupat izraelite e morën nën kontroll pikëkalimin kufitar kryesor në Rafah.

ShBA-ja e përshkroi këtë si një operacion të kufizuar që nuk ishte pushtim i plotë i Rafahut nga Izraeli, pasi Bideni vazhdimisht i ka bërë thirrje Netanyahut të mos e bëjë një gjë të tillë.

Më shumë se 34.000 palestinezë janë vrarë në Gazë prej së Izraeli e nisi luftën në enklavën palestineze tetorin e kaluar, sipas Ministrisë palestineze të Shëndetësisë.

You Might Also Like

Fallxhori që parashikoi Covid dërgoi një paralajmërim: ‘Viti 2026 sjell një ngjarje të rrezikshme dhe një sëmundje misterioze’

Ukrainasit publikojnë videon, ku ushtari rus u dorëzohet atyre

Zvicra shpall pesë ditë zie pas zjarrit që vret dhjetëra persona

Agjencia e Spiunazhit të Ukrainës parashikon që Kremlini së shpejti do të kryejë operacion masiv me viktima, duke vrarë civilë

U llogarit se sa territor pushtuan rusët në vitin 2025

Kosova Times May 8, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

XHamaika njeh Palestinen: “Një vendim në përputhje me angazhimin ndaj parimeve të Kartës së OKB-së”

Kosova Times Kosova Times April 24, 2024
PMC “Wagner” thote se ka pezulluar rekrutimin e mercenarëve
Zëdhënësi i qeverisë greke tregon se përse nuk u ftua Rama nga Mitsotakis
Në Kosovë moti i ndryshueshëm
Politikani italian mbeshtetet dhe thyen një vepër arti 92-vjeçare me çmim të paçmuar
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?