By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 2 nëntor
November 2, 2025
Ky është hoteli më i mirë në botë – Një grek në 20 më të mirët
November 1, 2025
Hakmarrja e vjetër në Vorizia: Kur fshati u mbyt në gjak për një “arsye banale”
November 1, 2025
Grindja midis dy familjeve e shndërroi Vorizian në një masakër – fraksioni EKAM përgjithmonë në fshat
November 1, 2025
Varrezat e Diktaturës: Një park i pazakontë në periferi të Budapestit që turistët e adhurojnë
November 1, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Bekim Blakaj fiton çmimin `Europiani i Vitit 2024`
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Bekim Blakaj fiton çmimin `Europiani i Vitit 2024`
Lajme

Bekim Blakaj fiton çmimin `Europiani i Vitit 2024`

Kosova Times
Last updated: 2024/05/08 at 9:50 PM
Kosova Times Published May 8, 2024
Share
SHARE

Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ia dorëzoi çmimin “Evropiani i vitit 2024” Bekim Blakaj, Drejtor Ekzekutiv i Fondit për të Drejtën Humanitare në Kosovë, për kontributin e tij të rëndësishëm në promovimin e ideve dhe vlerave evropiane.

Sipas njoftimit për media, çmimi u nda në prani të kryetarit të Kuvendit, kryeministrit, ambasadorit të Belgjikës në Kosovë që përfaqëson Presidencën belge të Këshillit të Bashkimit Evropian, si dhe përfaqësuesve nga komuniteti diplomatik, partitë politike, shoqëria civile dhe mediat.

“Për më shumë se dy dekada, Bekimi ka avokuar për drejtësi, të drejtat e njeriut dhe pajtim. Duke besuar se paqja i gjen rrënjët në të kaluarën, Bekimi ka punuar pa u lodhur për të luftuar narrativat e njëanshme të së kaluarës dhe për të promovuar një shoqëri më të drejtë që respekton të drejtat e çdo qytetari. Ai është një model i vërtetë në Kosovë dhe më gjerë, duke mishëruar vlerat e BE-së”, tha ambasadori Szunyog gjatë pritjes për Ditën e Evropës.

Ambasadori i BE-së në Kosovë falënderoi edhe të nominuarit e tjerë për këtë vit, të cilët kanë treguar përkushtim të jashtëzakonshëm në promovimin e idesë dhe vlerave evropiane në Kosovë: Blert Morina nga CEL Kosova, Vesna Stajiq, nga streha multietnike e dhunës me bazë gjinore, dhe Mentor Gashi dhe Slavisha Stojanoviq nga strehimorja e qenve “Prishtina”.

Çmimi “Evropiani i Vitit” ndahet për të nëntin vit radhazi, me rastin e Ditës së Evropës, nga BE-ja në Kosovë një individi apo institucioni që BE-ja në Kosovë konsideron se ka kontribuar më së shumti në promovimin e idesë evropiane në Kosovë gjatë viteve të kaluara. Derisa BE-ja në Kosovë dhe shtetet anëtare të BE-së propozojnë të nominuarit, fituesi përcaktohet përmes votave të hedhura në faqen e Facebook-ut dhe llogarinë e BE-së në Instagram në Kosovë.

Fituesit e mëparshëm të çmimit “Europiani i Vitit” janë:

2016 – Majlinda Kelmendi, kampione olimpike, botërore dhe evropiane në xhudo

2017 – Erzen Shkololli, artist dhe kurator

2018 – Jeton Neziraj, dramaturg dhe drejtor artistik i Qendrës Multimedia

2019 – Kompania KIVO, sipërmarrje e përbashkët Kosovë-Hollandeze

2020 – Lul Raka, Profesor i Mikrobiologjisë dhe Kontrollit të Infeksioneve, Universiteti i Prishtinës

2021 – Shoqata e Matematikanëve të Kosovës.

2022 – Fahrije Hoti, sipërmarrëse

2023 – Ledion Halitaj, pianist

You Might Also Like

Rama: Të rinjtë tanë që na bëjnë krenarë në Lojërat Olimpike të Robotikës

Begaj në Kajro: Vlerësim për miqësinë shqiptaro-egjiptiane

SPERTK paralajmëron protestë

Gjendet pa shenja jete një 76-vjeçar në Prishtinë

Gjykata e Apelit e ka shpallur të pafajshëm urologun Lutfi Dervishi Edina Avdiu /RTK

Kosova Times May 8, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Komuna e Prishtinës nënshkruan marrëveshje për shkarkim trafiku

Kosova Times Kosova Times April 22, 2024
ShBA: S’i kërkuam, por e paralajmëruam Iranin të mos i sulmojë trupat tona në rajon
Shqiptari më i urryer, se diktatori Enver Hoxha!
Është shfaqur një video e Elizaveta Tsurkovës duke u mbajtur peng
Insajderi: fëmijët e zyrtarëve që mbështesin luftën po pushojnë në vendet e NATO-s
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?