By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kongresmeni amerikan: Miratimi i ligjit për Ballkanin Perëndimor është provë se rajoni është ende i rëndësishëm për SHBA-në
December 18, 2025
SHBA-të miratuan Ligjin për Demokracinë në Ballkanin Perëndimor: Kritika të ashpra ndaj politikës serbe nga Kongresi
December 18, 2025
Prokuroria Speciale: Shtatë personat e arrestuar ndalohen për 48 orë
December 18, 2025
Operacion kundër korrupsionit, arrestohet një ish-ministër dhe disa zyrtarë të lartë në Kosovë
December 18, 2025
KFOR-i amerikan po vazhdon të kryejë patrullime
December 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Sveçla: Vetëm sot, 29 qytetarë konvertuan patentë-shoferët ilegalë në ato RKS
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Sveçla: Vetëm sot, 29 qytetarë konvertuan patentë-shoferët ilegalë në ato RKS
Lajme

Sveçla: Vetëm sot, 29 qytetarë konvertuan patentë-shoferët ilegalë në ato RKS

Kosova Times
Last updated: 2024/05/10 at 7:31 PM
Kosova Times Published May 10, 2024
Share
SHARE

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, njoftoi se ka nisur zbatimi i vendimit të ministrisë që ai udhëheq për konvertimin e patentë-shoferëve që lëshohet nga strukturat serbe, që Kosova i konsideron ilegale, në ato të lëshuara nga Republika e Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, Sveçla tha se vetëm më 10 maj, 29 qytetarë nga nëntë komuna të Kosovës kanë konvertuar këto dokumente.

“Kjo do të jetë një mundësi e mirë për qytetarët tanë që pas pajisjes me patentë-shoferë të Republikës sonë, të kenë mundësinë të qarkullojnë lirshëm brenda vendit tonë”, shkroi Sveçla në Facebook.

Në fillim të majit, Qeveria e Kosovës njoftoi se MPB nxori vendim që u mundëson qytetarëve të konvertojnë patentë-shoferët e lëshuar nga institucionet jolegale serbe në Kosovë, në ato zyrtare të lëshuara nga institucionet e Kosovës.

Më 7 maj, MPB-ja bëri të ditur se kalimi në patentë-shofer RKS nuk kërkon përsëritje të dhënies së provimit për fitim të patentës së shoferit, “por vetëm aplikim, të cilin çdo qytetar duhet ta dorëzojë në Qendrën për Pajisje me dokumente”.

Dokumentet që duhen përfshirë në aplikim, sipas MPB-së, janë letërnjoftimi, origjinali i patentë-shoferit të lëshuar nga ana e autoriteteve serbe, certifikata e gjendjes shëndetësore për pajisje me patentë-shofer, dëshmi të pagesës së taksës dhe origjinali i patentë-shoferit të lëshuar nga UNMIK-u apo RKS “në qoftë se bëhet aplikimi për shtimin e kategorive, gjë e cila po ashtu është mundësuar përmes këtij vendimi të Ministrisë së Punëve të Brendshme”.

Autoritetet e Kosovës kanë bërë të ditur se ky vendim do të jetë i vlefshëm deri me datën 9 gusht 2024.

You Might Also Like

Prokuroria Speciale: Shtatë personat e arrestuar ndalohen për 48 orë

Operacion kundër korrupsionit, arrestohet një ish-ministër dhe disa zyrtarë të lartë në Kosovë

KFOR-i amerikan po vazhdon të kryejë patrullime

PDK në Fushë Kosovë premtoi anëtarësim në BE dhe NATO

Kurti premton 1 miliard euro për investime kapitale

TAGGED: #MPB, #Patentshofer, #Xhelal Sveçla
Kosova Times May 10, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Gjermania sfidon Ukrainën dhe Greqinë në prag të EURO 2024

Kosova Times Kosova Times March 19, 2024
Katari, Arabia Saudite e Egjipti me deklaratë: Hamasi të çarmatoset
Vuçiq thotë se nuk do të ketë njohje “as de facto dhe as de jure” të Kosovës
Çfarë pas vendosjes së tarifave amerikane ndaj Kanadasë, Meksikës dhe Kinës?
Marshi përkujtimor: Ecja treditëshe e një burri për paqe në Bosnje
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?