By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 10 janar 2026
January 10, 2026
KQZ s’ka datë për shpalljen e rezultateve përfundimtare
January 9, 2026
Arrestimi i Maduros: Takimi në Vatikan, bileta e Moskës dhe fundi i lojës nga SHBA-të
January 9, 2026
Qipro: Hetimet tregojnë kërcënim hibrid me origjinë ruse
January 9, 2026
VIDEO Agjenti që vrau një grua në Minneapolis filmoi gjithçka me celularin e tij. Mediat amerikane publikuan pamjet
January 9, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti: Kosova është në prag të reformës më të madhe ligjore të kulturës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kurti: Kosova është në prag të reformës më të madhe ligjore të kulturës
Lajme

Kurti: Kosova është në prag të reformës më të madhe ligjore të kulturës

Kosova Times
Last updated: 2022/11/05 at 1:16 AM
Kosova Times Published November 4, 2022
Share
SHARE

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka mbajtur fjalën e plotë në “Prishtina Music Conference” dhe ka thënë se “një lloj organizimi i tillë është i domosdoshëm për muzikën”, duke shtuar se Kosova është në prag të reformës më të madhe ligjore të kulturës

Gjatë hapjes së edicionit të dytë “Prishtina Music Conference”, ka mbajtur fjalën e plotë kryeministri i vendit, Albin Kurti.

Kurti ka thënë se një organizim i tillë është i domosdoshëm për muzikën, si art por edhe si industri.

“Më vjen shumë mirë që kjo iniciativë e juaja, me vlerë të madhe për vendin tonë, i ka mbledhur profesionistët e të gjitha fushave, jo vetëm të vendit tonë, por edhe të vendeve të tjera, të cilët na kanë nderuar me pjesëmarrjen e tyre, por gjithashtu edhe me kontributin në vendin tonë për muzikën mbarë”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeminstrisë.

“Përderisa arti është më tepër një lloj rariteti, pra si e bukura, kultura është më shumë e zakonshmja, ajo që përsëritet, ajo që bëhet gjendje, mirëpo historikisht roli i artistit ka qenë që ta bëjë çarjen në mes të kulturës për ta prodhuar të renë”.

Tutje në këtë njoftim thuhej se “dhe artisiti ngjizet edhe lind me një kulturë të caktuar, por edhe një lloj konflikti me atë kulturë prej së cilës lind”.

Sipas kryeministrit, artisti nuk është konformist, e muzika në veçanti është lëvizje.

“Jo vetëm pse na vë në lëvizje por edhe pse përcakton rrymën. Rryma të ndjesisë, të ndjeshmërisë, të përjetimit por madje edhe të mendimit. Sepse muzika nuk është vetëm diçka që e përjeton, por edhe diçka për të cilën duhet të mendohesh. Ajo ecë bashkë me ndryshimet edhe përpjekjet shoqërore, kështu që të gjitha transformimet shoqërore politike, e kanë muzikën e tyre. Ose është një muzikë edhe që i ka bërë ato transformime të tilla çfarë i njohim ne pastaj”.

Sipas Kurti, artisti është edhe në front të ndryshimeve të cilat i duhen shoqërisë e nuk janë vetëm thjesht shprehje e brendshme e tij ose e saj.

“Muzika e Kosovës, ndër të tjera e ka një fuqi të madhe diplomatike. Këtë e ndeshim gjithandej kur takojmë të tjerët, sepse nuk ka njeri që dëgjon sadopak sot muzikë e nuk e njeh Dua Lipën e Rita Orën, Bebe Rexhën e Action Bronson, Ramë Lahajn, Elina Dunin, Ilir Bajrin, Shkelzen Dolin, e mund të vazhdoj me numërim edhe shumë gjatë, por nuk do të qëndrojmë këtu në foltore, sepse të gjithë jemi bashkë për t’i ndjekur ata që pasojnë pas meje në këtë mbrëmje shumë të këndshme”.

Mes tjerash, Kurti ka shtuar se “Qeveria është e angazhuar dhe po përmbush sektorët mungues, duke përfshirë themelimin dhe funksionalizimin e Operës së Kosovës, të cilët sonte janë duke mbajtur koncertin e tyre të radhës, e që së shpejti do t’ua bëjmë edhe shtëpinë e tyre, Teatrin e Operës”.

Kurti ka theksuar se Kosova është në prag të reformës më të madhe ligjore në kulturë.

“Në këtë edicion të dytë të Prishtina Music Conference dua të ju njoftoj se me masat që do të merren me legjislacionin e ri, kultura do të kalojë në një fazë të re zhvillimore. Ajo sigurisht që na prinë, por kur të na prinë duhet ta ndjekim, dhe duke e ndjekur duhet t’i ndihmojmë”, është shprehur kryeministri Kurti.

Kurti ka thënë se Qeveria e Kosovës ka mbështetur ngjarjet më të mëdha të muzikës, si Sunny Hill Festival, festivalet e shumta të ndryshme të muzikës vjetore, Festivalin e Operas Ramë Lahaj International Opera Festival e të tjera. /Kosovatimes/

You Might Also Like

KQZ s’ka datë për shpalljen e rezultateve përfundimtare

Mbi 1 miliard euro, fondet peng i aprovimit nga Kuvendi i Kosovës

Rasti i BSK-së, i përkeqësohet gjendja të dyshuarit gjatë seancës

Presidentja Osmani viziton trenjakët e lindur në fillim të vitit të ri

Vikend me reshje shiu dhe bore në Kosovë, temperaturat mbeten nën zero

Kosova Times November 4, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Biden për kërcënimin e Putinit: Ata menduan se isha i çmendur kur u thashë se mund të ndodhte, por me të vërtetë mund

Kosova Times Kosova Times June 20, 2023
Ukraina: Raketat ruse kanë shpesh pjesë të vendeve të Perëndimit
Zjarri në Hagë shkakton vdekjen e një personi dhe plagosjen e 3 të tjerëve
Soros mbush 95 vjeç, dhe ja si u shndërrua nga kamerier në një “fuqi në hije që formëson fatin e botës”
Në Cherkessk, një shpërthim gazi shkatërroi dy kate të një ndërtese. Ka viktima
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?