By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 20 dhjetor 2025
December 20, 2025
Një turmë e tërbuar në Bangladesh i vuri flakën zyrave të redaksisë së gazetave më të mëdha: Gazetarët mbetën të bllokuar në çati
December 19, 2025
Haradinaj premton anëtarësim në NATO brenda mandatit
December 19, 2025
Miliona përdorues të bankomateve do të marrin kompensim nga Visa dhe Mastercard
December 19, 2025
Hamza premton 50 për qind rritje të pensioneve për veteranët e UÇK-së
December 19, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Grupet për të drejtat e njeriut i bëjnë thirrje Gjeorgjisë të mbrojë lirinë e shprehjes
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Grupet për të drejtat e njeriut i bëjnë thirrje Gjeorgjisë të mbrojë lirinë e shprehjes
Rajon / Botë

Grupet për të drejtat e njeriut i bëjnë thirrje Gjeorgjisë të mbrojë lirinë e shprehjes

Kosova Times
Last updated: 2024/05/10 at 9:55 PM
Kosova Times Published May 10, 2024
Share
SHARE

Mediat ndërkombëtare dhe organizatat për të drejtat e njeriut i kanë bërë thirrje kryeministrit gjeorgjian, Irakli Kobakhidze, që të tërheqë draft-ligjin për “agjentët e huaj” dhe të ofrojë siguri për gazetarët dhe mbrojtje për lirinë e shtypit në Gjeorgji.

Për javë të tëra, në Gjeorgji po mbahen protesta për tërheqjen e asaj që kritikët e cilësojnë si “ligj rus”. Ky legjislacion është prezantuar nga partia në pushtet, Ëndrra Gjeorgjiane. Protestuesit janë përballur me përgjigje të ashpër të policisë, ndërkaq bandat kanë shënjestuar protestuesit.

Përmes një letre të përbashkët të lëshuar më 10 maj, 18 media dhe organizata për të drejtat e njeriut, përfshirë edhe Institutin Ndërkombëtar të Shtypit, thanë se legjislacioni i propozuar – që së fundi kaloi në leximin e dytë, nga tre gjithsej, në Parlament – “u ofron autoriteteve një mjet të fortë për të diskredituar, bërë presion dhe për të heshtur zërat e pavarur, prandaj kërcënon lirinë e shtypit dhe lirinë e shprehjes”.

Grupet theksuan se legjislacioni i propozuar jo vetëm që do të detyronte mediat e pavarura dhe organizatat joqeveritare të cilësohen si “organizata që ndjekin interesat e fuqive të huaja”, por po ashtu do t’i jepte fuqi Ministrisë së Drejtësisë të Gjeorgjisë që të kryejë hetime ndaj këtyre organizatave, “vetëm në bazë të një aplikimi të shkruar nën pretendimet se kanë lidhje me ‘fuqi të huaja’”.

Legjislacioni pritet të kalojë në lexim të tretë më 13 maj, teksa Ëndrra Gjeorgjiane ka votat e mjaftueshme që të përmbysë veton e premtuar nga presidenti, Salome Zurabishvili.

Sipas legjislacionit të propozuar, mediat, OJQ-të duhet të regjistrohen si organizata që “ndjekin interesat e një fuqie të huaj”, nëse ato marrin më shumë se 20 për qind të fondeve të tyre nga jashtë.

Edhe vitin e kaluar, Gjeorgjia kishte prezantuar një legjislacion të ngjashëm, i cili ishte tërhequr pas protestave masive.

You Might Also Like

Një turmë e tërbuar në Bangladesh i vuri flakën zyrave të redaksisë së gazetave më të mëdha: Gazetarët mbetën të bllokuar në çati

Biznes mbi humbjet: industria e funeraleve në Rusi lulëzon mes luftës dhe arkivoleve në rresht”

Një dron rus Orlan u rrëzua në Turqi

A mund të shpërthejë një luftë e madhe në Evropë?

Një shtetas rus është ndaluar në Izrael me dyshimin për spiunazh për Iranin

Kosova Times May 10, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Komandanti vret rekrutin që nuk pranoi të shkonte në luftë u qëllua në Primorye

Kosova Times Kosova Times December 6, 2024
Numri i rusëve të gatshëm për të luftuar për atdheun e tyre pas pushtimit të Krimesë u përgjysmua, në kundërshtim me propagandën
Duraku-Sylës: Vetëm truri i infermieres zbaton gjithë ato përgjegjësi ndaj pacientëve për 365 ditë
KEK-u deklarohet për protestën e ish-punëtorëve të sigurimit fizik: S’kanë kontratë pune
Ekipi i Bidenit thotë se ai nuk do të tërhiqet nga gara
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?