By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kosova vazhdon progresin në renditjen e FIFA-s
September 18, 2025
Sveçla: Te i dyshuari për vrasjen e Afrim Bunjakut gjendet arsenal ushtarak
September 18, 2025
Gjenden sërish pajisje dhe uniforma ushtarake në Mitrovicën e Veriut
September 18, 2025
Haradinaj e Busch flasin për bllokadën institucionale në vend
September 18, 2025
Begaj pret Gjeneralin amerikan Gryenkwich
September 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kim Jong Un e mbikëqyr testimin e një raketahedhësi të ri
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Kim Jong Un e mbikëqyr testimin e një raketahedhësi të ri
Rajon / Botë

Kim Jong Un e mbikëqyr testimin e një raketahedhësi të ri

Kosova Times
Last updated: 2024/05/11 at 4:41 PM
Kosova Times Published May 11, 2024
Share
SHARE

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, e ka mbikëqyrur një testim tjetër të një raketahedhësi të shumëfishtë, të cilin vendi i tij synon ta vërë në përdorim duke filluar nga ky vit, njoftuan mediat shtetërore të shtunën.

Agjencia Qendrore Koreane e Lajmeve e Koresë së Veriut, KCNA, tha se testimi i së premtes konfirmoi “përparësitë dhe fuqinë shkatërruese” të raketahedhësit të shumëfishtë dhe të predhave të tij.

KNCA-ja tha se ky sistem, të cilin Veriu e ka testuar dy herë këtë vit, do të vihet në përdorim të njësive luftarake nga viti 2024 deri më 2026, për t’i zëvendësuar raketahedhësit e vjetërsuar.

Në muajt e fundit, Koreja e Veriut e ka mbajtur ritmin e përshpejtuar të testimit të armëve, pasi synon t’i rrisë kapacitetet ushtarake në një kohë mosmarrëveshjeve diplomatike me Shtetet e Bashkuara dhe Korenë e Jugut.

Ekspertët thonë se synimi i Kimit është t’i bëjë trysni SHBA-së ta pranojë përfundimisht idenë se Koreja e Veriut është fuqi bërthamore dhe kështu të ulet dhe të bisedojë me të për koncesione ekonomike dhe të sigurisë.

Kohëve të fundit, Koreja e Veriut është përqendruar në testimin e sistemeve të artilerisë. Por, këtë vit, ajo ka testuar edhe raketa të ndryshme lundruese, si dhe një raketë të re hipersonike me rreze të mesme veprimi, me shtytës që funksionojnë me lëndë djegëse të ngurta.

Ekspertët thonë se kjo raketë është e ndërtuar për t’i goditur caqet e largëta amerikane në Paqësor, përfshirë qendrën e saj ushtarake në Guam.

Pas testimit të së premtes, Kimi udhëzoi rritjen e prodhimit të raketahedhësve të shumëfishtë 240-mm dhe predhave të tyre, për të cilat tha se do të sillnin “ndryshim të madh” në aftësitë luftarake të forcave të tij, njoftoi KCNA.

Derisa sistemet e artilerisë së Koresë së Veriut janë të ndërtuara për t’i goditur caqet në kryeqytetin e Koresë së Jugut, zyrtarët ushtarakë të Koresë së Jugut dyshojnë se testimet e fundit të Veriut kanë për qëllim vlerësimin e armëve që ky vend ka ndër mend t’i eksportojë në Rusi.

Zyrtarët amerikanë dhe jugkoreanë e kanë akuzuar Korenë e Veriut se i ka dhënë Rusisë predha të artilerisë, raketa dhe pajisje të tjera ushtarake për ta vazhduar luftën në Ukrainë.

You Might Also Like

Dronët goditën një uzinë të Gazprom në Bashkortostan

Interfax: Kërkesa e Kozakut për dorëheqje është miratuar

Urdhër arresti i lëshuar për ish-yllin e Bayernit dhe Juventusit, klubi i ndërpret menjëherë kontratën

Shfaqet zyrtari i lartë i Hamasit për herë të parë që nga sulmi izraelit në Doha

RBC: Dmitry Kozak ka dhënë dorëheqjen si zëvendëskryetar i administratës presidenciale ruse

Kosova Times May 11, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Jashari thotë se përvoja amerikane e rëndësishme për FSK-në

Kosova Times Kosova Times March 13, 2025
Arrestohet një 34-vjeçar, dyshohet për vrasje të rëndë në tentativë
BE-ja i del në ndihmë Greqisë në luftën me zjarret
Caktimi i datës së zgjedhjeve, partitë i përgjigjen ftesës së presidentes
Të shtëna në një dasmë në Ferizaj, policia sekuestron dy armë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?