By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Osmani: Vizita në Berlin për ta afruar Kosovën me BE-në
October 25, 2025
Treni që nuk ndalet nga zhurma!
October 25, 2025
Trump përgatit sanksione të mëtejshme kundër Rusisë
October 25, 2025
Turisti japonez vdes pasi bie nga muri i Panteonit në Romë
October 25, 2025
Biletat inteligjente po ndryshojnë skijimin: Çfarë është Smart Skipass?
October 25, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Për herë të parë në Tiranë/ Shëndeti i kafshëve në dobi të shëndetit të njeriut, mbahet takimi i përfaqësuesve të Visegrad Vet+
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Bujqësi > Për herë të parë në Tiranë/ Shëndeti i kafshëve në dobi të shëndetit të njeriut, mbahet takimi i përfaqësuesve të Visegrad Vet+
Bujqësi

Për herë të parë në Tiranë/ Shëndeti i kafshëve në dobi të shëndetit të njeriut, mbahet takimi i përfaqësuesve të Visegrad Vet+

Kosova Times
Last updated: 2024/05/11 at 9:47 PM
Kosova Times Published May 11, 2024
Share
SHARE

Presidentët e urdhrave veterinarë që u mblodhën në Shqipëri diskutuan zhvillimet më të fundit për ndryshimet veterinare në Bashkimin Evropian

Përfaqësues të Visegrad Vet+ përbërë nga Urdhra të Mjekëve Veterinarë nga vendet e Evropës si Hungaria, Kroacia, Polonia, Çekia, Bavaria, Italia, Greqia, Serbia, Bosnja, Maqedonia e Veriut, Sllovakia, Sllovenia si dhe Presidentet respektive të Federatës Evropiane të Veterinarisë, Unioni Evropian i Veterinerëve të Praktikës, Unioni Evropian i Higjienistëve Veterinar, shoqata “Dogs Trust”, mbajtën takimin sot, më 11/05/2024, në Tiranë.

Ata diskutuan zhvillimet më të fundit për ndryshimet veterinare në Bashkimin Evropian. Thelbi është shëndeti i kafshëve në dobi të shëndetit të njeriut, pra, “one health” u ngritën dhe u diskutuan çështje të ndryshme si regjistrimi dhe unifikimi i pasaportave për qentë dhe macet, duke ndërprerë abuzimet me kafshët e vogla e duke monitoruar dhe kontrolluar sëmundjen e tërbimit, e cila është një rrezik potencial për njerëzit. Po ashtu, u fol për rezistencën ndaj antibiotikëve dhe përdorimin e barnave veterinare te kafshët bujqësore, dhe për kërkesat e fundit të BE.

Një temë thelbësore ishte rritja e kapaciteteve veterinare, trajnimi i vazhduar dhe përmirësimi i njohurive me të fundit të shkencës veterinare, gjë që e bën veterinarinë një profesion thelbësor dhe të pazëvendësueshëm në mirëqenien e kafshëve dhe shëndetin publik.

E ftuar ishte dhe Ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj, e cila u shpreh se fokusi i Ministrisë së Bujqësisë është mbrojtja e shëndetit të konsumatorit duke mbështetur shërbimin veterinar privat dhe shtetëror.

Ajo vuri theksin në parimin “një botë, një shëndet” dhe gatishmërinë e dikasterit për mbështetjen e veterinarëve të Shqipërisë.

Po ashtu, takimin e përshëndeti dhe Dekani i Fakultetit të Mjekësisë Veterinare, Rezart Postoli, Drejtori i Autoritetit Kombëtar të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve, Roland Meçaj dhe Doktor Artan Xhafa.

Në fund të takimit, dhomat veterinare evropiane falënderuan Urdhrin e Mjekëve Veterinar të Shqipërisë për mikpritjen edhe organizimin dhe arritën në konkluzion për të përpiluar së bashku një dokument për Komisionin Evropian mbi ndryshimet ligjore që duhet të ndodhin mbi temat e mësipërme.

Të gjithë një zëri dhanë mesazhin nga Tirana se Shkenca veterinare është pararojë e shëndetit publik.

Ky ishte takimi parë që u mbajt në Shqipëri në këto nivele të organizatave Veterinare te Bashkimit Evropian.

Pjesëmarrës në cilësinë e mysafirit, ishte edhe Oda e Veterinerëve e Kosovës, ku me delegacionet e pranishme kishte takime të frytshme. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Fillon vaksinimi nga ajri kundër sëmundjes së tërbimit të kafshëve të egra

Rreziku nga `Gjuha e Kaltër`, ndalohet importi i kafshëve nga Mali i Zi

Kosova kryeson Grupin Rajonal për Zhvillimin Rural

Konfirmohet sëmundja e murtajës së deleve në Kosovë

100 milionë euro në vit për fermerët, mbështetje sipas praktikave të BE-së

Kosova Times May 11, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Vdiq veprimtari nga Presheva, Ibrahim Kadriu

Kosova Times Kosova Times March 20, 2025
Vuçiq flet me Macronin për situatën në Kosovë
Shqipëri, nxiten programe arsimore në mbështetje të turizmit
Vitia: Klinika e Onkologjisë është transformuar, do të vazhdojmë me Urologjinë dhe Emergjencën
Një anije ka marrë flakë pranë Mljetit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?