By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Peshkimi shpirtëror i Kremlinit
November 2, 2025
Daily Star: Putini dëshiron të qëndrojë në pushtet deri në moshën 97 vjeç
November 2, 2025
Rezidenca “e pensionit” e Lukashenkos në Soçi. Si duket ajo?
November 2, 2025
Historia e një ushtari të rekrutuar rus që iku nga lufta
November 2, 2025
Haradinaj: Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu, u mbuluan me lavdi të përjetshme
November 2, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Bum raste të dhunës në familje në Kosovë brenda 24 orëve
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Bum raste të dhunës në familje në Kosovë brenda 24 orëve
Lajme

Bum raste të dhunës në familje në Kosovë brenda 24 orëve

Kosova Times
Last updated: 2024/05/12 at 11:03 AM
Kosova Times Published May 12, 2024
Share
SHARE

Policia e Kosovës ka bërë të ditur në raportin 24 orësh se në Kosovë gjatë kësaj periudhe janë raportuar tetë raste të dhunës në familje.

Në Fushë Kosovë në një rast një grua ka lajmëruar se është rrahur nga një person me të cilin ka bashkëjetuar.

Sipas raportit 24-orësh të policisë thuhet se viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe e njëjta është dërguar në strehimore, ndërsa i dyshuari gjendet në arrati.

Një tjetër rast i dhunës në familje ka ndodhur në Prishtinë, ku një burrë ka raportuar se vajza e tij e ka sulmuar fizikisht.

Sipas Policisë, e njëjta ka nevojë për tretman mjekësor-psikiatrik pasi që vuan nga një sëmundje mendore.

“Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor ndërsa e dyshuara gjendet në arrati”.

Në një rast tjetër ka ndodhur në Fushë Kosovë ku një grua ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga vëllau i saj.

“Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit  i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”.

Një burrë është arrestuar në Prishtinë, pasi ka sulmuar fizikisht gruan dhe vajzën e tij.

Njëra nga viktimat ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Po ashtu, një rast tjetër i dhunës në familje gjatë 24 orëshit të fundit ka ndodhur në Klinë.

Një grua ka raportuar se është duke pësuar vazhdimisht dhunë psikike nga djali i saj.

“I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”.

Në Pejë një grua ka raportuar se vajza e saj me shenja të çrregullimit mendor qe një kohë të gjatë është duke shfaqur agresivitet të ndaj saj.

E dyshuara është arrestuar, është dërguar në spitalin e përgjithshëm Pejë dhe shtruar për tretman mjekësor në repartin e neuropsikiatrisë.

“Ndaj të dyshuarës prokurori ka lëshuar aktvendim për ndalim policor dhe e njëjta është duke u siguruar – mbikëqyrur nga njësiti policor”.

Në një rast tjetër në Pejë, është raportuar se dy të dyshuarit çift bashkëshortor, pas një mosmarrëveshje në shtëpinë e tyre janë rrahur në mes vete.

Të dyshuarit janë arrestuar, pas intervistimit me urdhër të prokurorit janë liruar në procedure të rregullt.

Ndërsa në Rahovec një person ka raportuar se babai i tij nën ndikim të alkoolit ka ushtruar dhunë në familje si dhe e ka sulmuar atë fizikisht. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit,  është dërguar në mbajtje.

 

You Might Also Like

Haradinaj: Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu, u mbuluan me lavdi të përjetshme

Qosja: Nano një nga figurat më të gjithanshme të jetës publike shqiptare

Arrestohet i dyshuari për falsifikim të dokumenteve të pronave të AKP-së RTKlive

Arrestohet polici i Serbisë, i konfiskohet municion dhe afër 10 mijë euro

Basha e Kurti vlerësojnë lartë sakrificën e heronjve Zhitia dhe Fazliu

Kosova Times May 12, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Pothuajse 1500 tërmete në Santorini në pesë ditë

Kosova Times Kosova Times February 5, 2025
Financimi i PD nga Rusia, Basha e mohon – Berisha: Të rihapet hetimi
Pesë raste të dhunës në familje gjatë një jave në rajonin e Ferizajt
Horoskopi ditor për 31 gusht 2025
Përtej Kosovës: Si rregullohet çështja e shamisë në shkolla?
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?