By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 13 janar
January 12, 2026
Policia arreston të dyshuarin e kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar
January 12, 2026
Durmishi inspekton punimet emergjente në autostradën `brahim Rugova`
January 12, 2026
Kurti: Kosova, rrëfim suksesi i ndërhyrjes së NATO-s, çlirimit e pavarësisë
January 12, 2026
Qytetari nga Ferizaj gjen para në rrugë dhe i dorëzon në Polici
January 12, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Njohja e diplomave të sistemit paralel, mundësi për integrimin e serbëve
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Njohja e diplomave të sistemit paralel, mundësi për integrimin e serbëve
Lajme

Njohja e diplomave të sistemit paralel, mundësi për integrimin e serbëve

Kosova Times
Last updated: 2024/05/12 at 11:37 AM
Kosova Times Published May 12, 2024
Share
SHARE

Pas vendimit të Qeverisë së Kosovës në vjeshtë të vitit 2023, qytetarët serbë të Kosovës, mund të aplikojnë për verifikimin e diplomave të shkollës së mesme të lëshuara nga shkollat e mesme që funksionojnë sipas sistemit paralel të Serbisë. Njohës të arsimit verifikimin e këtyre diplomave po e shohin si mundësi të mirë për integrimin e qytetarëve serbë në institucionet e Kosovës.

Komisioni për Verifikimin e Diplomave, do t’i verifikojë diplomat e lëshuara nga shkollat e mesme që funksionojnë sipas sistemit paralel të Serbisë e që deri me tani 270 qytetarë kanë dorëzuar kërkesat e tyre.

Këshilltarja e kryeministrit për Çështjet e Komuniteteve, Elizabeth Gowing, në një përgjigje për Radio Kosovën tha së pas verifikimit të këtyre diplomave, këta qytetarë mund të aplikojnë për vende pune në institucionet shtetërore të Kosovës dhe në universitetet e Republikës së Kosovës.

“Tash do të fillojmë verifikimin e diplomave të shkollës së mesme   të qytetarëve serbë të lëshuara nga shkollat e mesme që funksionojnë sipas sistemit paralel të Serbisë. Këta qytetarë do të pajisen me një  certifikatë e cila do t’ua mundësojë të aplikojnë për vende punë në institucionet e Republikës së Kosovës e po ashtu edhe në universitete të Kosovës. Deri me tani kemi pasur 270 aplikime, gjë që tregon se ka një gatishmëri për verifikimin e këtyre diplomave”, theksoi ajo.

Vendimin e Qeverisë për verifikimin e këtyre diplomave, njohës të arsimit po e vlerësojnë si të qëlluar. Bardha Qirezi, në një përgjigjeje për Radio Kosovën tha se kjo është një mundësi e mirë për qytetarët serbë të Kosovës për punësim dhe integrim.

“Qytetarëve serbë që jetojnë në Kosovë duhet t’u njihen diplomat e shkollimit. Nëse diplomat e tyre njihen, atëherë ata do të mund të punësohen me lehtë dhe të integrohen në institucione të ndryshme”, tha Qirezi.

Komisioni për Verifikimin e Diplomave në vazhdimësi i ka verifikuar diplomat e lëshuara nga universiteti paralel i Mitrovicës së Veriut,  i cili ka filluar të funksionojë sipas Marrëveshjes së Brukselit në vitin 2016.

Kjo marrëveshje parasheh që edhe autoritetet e Serbisë t’i njohin diplomat e studentëve nga Lugina e Preshevës, të cilët kanë studiuar në Kosovë.

You Might Also Like

Policia arreston të dyshuarin e kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar

Durmishi inspekton punimet emergjente në autostradën `brahim Rugova`

Kurti: Kosova, rrëfim suksesi i ndërhyrjes së NATO-s, çlirimit e pavarësisë

Qytetari nga Ferizaj gjen para në rrugë dhe i dorëzon në Polici

Pritet të nisë faturimi i ujit edhe në komunat veriore të Kosovës

Kosova Times May 12, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Turizëm

Si i shmanget vendi më i vizituar në botë protestave kundër turizmit masiv?

Kosova Times Kosova Times August 11, 2025
Është shfaqur një video e një tramvaji duke goditur një dyqan në Oslo, a ka faj shoferi?
Brenda 10 ditësh pritet të mbahet takimi për të pagjeturit në Bruksel
Super Muriqi shënon golin e dhjetë në La Liga
Wallander në Shkup: Jemi të bashkuar për një Evropë të sigurt
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?