Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga e ka takuar në Madrid ish-kryeministrin e Spanjës, José Luis Rodriguez Zapatero.
Jahjaga ka shkruar në Facebook se kanë biseduar edhe për “domosdoshmërinë e integrimit të Kosovës dhe mbarë rajonit në strukturat Euro Atlantike”.
“Gjatë qëndrimit në Madrid, u takova me ish-kryeministrin e Spanjës Sh.T Jose Luis Rodriguez Zapatero. Biseduam për zhvillimin e Kosovës përgjatë 20 viteve të fundit, si dhe për nevojën dhe domosdoshmërinë e integrimit të Kosovës dhe mbarë rajonit në strukturat Euro Atlantike”, ka shkruar ajo.
Ish-presidentja ka theksuar se ish-kryeministrin spanjoll e falënderoi edhe për shërbimin e trupave spanjollë në Kosovë në kuadër të KFOR-it.
“Gjithashtu, si një feminist i vërtetë biseduam edhe për pozitën e gruas në shoqëritë tona. Kryeministrin e falënderova për shërbimin e trupave spanjoll brenda KFOR-it në Kosovë për ruajtjen e paqes dhe sigurisë në vend”, ka theksuar Jahjaga.