By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Arrestohet një i dyshuar i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar
December 31, 2025
Osmani: Viti 2025 ishte sfidues, 2026 të jetë i bashkëpunimit
December 31, 2025
Abdixhiku: Rezultati i zgjedhjeve nuk ishte ai që synova
December 31, 2025
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë uron Vitin e Ri
December 31, 2025
Osmani viziton institucionet e sigurisë në fundvit, shpreh mirënjohje
December 31, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Izraeli fton studentët hebrenj amerikanë të studiojnë në Izrael
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Izraeli fton studentët hebrenj amerikanë të studiojnë në Izrael
Rajon / Botë

Izraeli fton studentët hebrenj amerikanë të studiojnë në Izrael

Kosova Times
Last updated: 2024/05/12 at 5:44 PM
Kosova Times Published May 12, 2024
Share
SHARE

Institucionet akademike në Izrael thonë se po bëjnë plane për të mirëpritur studentët që duan të largohen nga universitetet amerikane. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Linda Gradstein, kjo vjen si rezultat i protestave në universitetet amerikane kundër luftës së Izraelit në Gazë, që bëjnë shumë studentë hebrenj të thonë se ndihen të pasigurt.

Protestat pro-palestineze, anti-izraelite në universitetet amerikane po bëjnë që disa studentë hebrenj të ndihen të pasigurt në universitetet e tyre.

Maya Resnick është studente në një program bashkëpunimi mes Universitetit të Tel Avivit dhe Universitetit ‘Columbia’ në Nju Jork. Pjesën e studimeve në Nju Jork ajo do ta fillojë gjatë këtij viti.

Por pas protestave anti-izraelite, ajo është e shqetësuar.

“Më duket shqetësuese dhe pak e frikshme të shkoj pasi ka shumë bashkëmoshatarë të mi që bëjnë thirrje që programi të hiqet. Ndjej se nuk jam aq e mirëpritur”, thotë studentja Maya Resnick.

Disa studentë hebrenj në ‘Columbia’ që kanë demonstruar duke kërkuar lirimin e pengjeve që mbahen nga Hamasi në Gazë, thonë se janë sulmuar.

“Unë dhe hebrenj të tjerë u sulmuam. Një person më bërtiste, më quante zioniste dhe vrasëse. Ne mendojmë se universiteti është përfshirë nga një ideologji ekstreme. Kjo është e trishtueshme, sepse shumë prej nesh vërtet përkrahin një Palestinë të lirë”, thotë studentja Melissa Saidak.

Disa akademikë izraelitë thonë se studentët pro-palestinezë në universitete nuk e kuptojnë si duhet konfliktin izraelito-palestinez.

“Ajo që duhet të bëjë shteti dhe universitetet izraelite, është të ofrojmë një vend ku mund të zhvillohet një diskutim i gjithanshëm mbi Izraelin dhe konfliktin izraelito-palestinez”, thotë David Barak-Gorodetsky, udhëheqës i programit për Studimet Amerikano-Hebraike në Universitetin e Haifës.

Disa universitete izraelite po u ofrojnë studentëve hebrenj amerikanë mundësinë për t’u transferuar në institucionet akademike izraelite, përkohësisht, ose përgjithmonë.

Instituti prestigjioz i Teknologjisë ‘Technion’ po përshpejton planet për një program njëvjeçar për studentët amerikanë që do të përfshijë edhe hebraishten si lëndë përveç studimeve teknologjike. ‘Technion’ ka marrë tashmë dhjetëra kërkesa për informacion në lidhje me këtë program.

“Ne do t’iu ofrojmë mundësinë që të studiojnë këtu. Ata mund të integrohen lehtësisht në studimet tona, veçanërisht në shkollën pasuniversitare. Ata mund t’u bashkohen studimeve këtu, të sjellin kërkimet e tyre, të bashkëpunojnë me fakultetin tonë”, tha Uri Sivan, President i Institutit të Teknologjisë ‘Technion’.

Ndërsa studentët shkojnë në shtëpi për pushimet e verës, kampet me tenda të protestuesve anti-izraelitë mund të hiqen. Por edhe nëse arrihet një armëpushim në Gazë, disa studentë hebrenj shqetësohen se qëndrimet anti-izraelite mund të vazhdojnë.

You Might Also Like

Aktakuzë për keqpërdorim dhe mashtrim në prokurim publik

Turqia arreston 357 anëtarë të dyshuar të ISIS-it

Një qytet i tërë suedez po zhvendoset për shkak të metaleve të rralla tokësore

Preteksti i Valdait: Putini i hedh çelësin Trumpit në përpjekjen për paqe

Erdogan dhe Putin perseri se bashku: “Midis tyre u vendos…!”

Kosova Times May 12, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Tre të lënduar në aksidentin në autostradën `Ibrahim Rugova`

Kosova Times Kosova Times May 20, 2025
Kurti: Me Finlandën ndajmë të njejtat vlera dhe prioritete
Arrestimi i Millenkoviqit dhe heshtja e Prokurorisë për “listën” e Kurtit
Moti ne Shqiperi me diell e vranësira të pakta
Ministria e Brendshme e Gjeorgjisë njoftoi arrestimin e pesë organizatorëve të protestave në Tbilisi
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?