By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Regjimi serb përballet me shantazhin rus të gazit
June 9, 2025
Ukraina sulmon një fabrikë në Çuvashi që prodhon sisteme navigimi për dronë dhe raketa ruse
June 9, 2025
Për shkak të kaosit të plotë në rrugët e Los Angeles, guvernatori njoftoi një padi kundër Trump
June 9, 2025
VIDEO: Ushtria izraelite bastis anijen e Greta Thunberg
June 9, 2025
Axhenda ndërkombëtare
June 9, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Vuçiq pas takimit me Zelenskan: Serbia është e gatshme të ndihmojë Ukrainën
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Vuçiq pas takimit me Zelenskan: Serbia është e gatshme të ndihmojë Ukrainën
Rajon / Botë

Vuçiq pas takimit me Zelenskan: Serbia është e gatshme të ndihmojë Ukrainën

Kosova Times
Last updated: 2024/05/13 at 6:35 PM
Kosova Times Published May 13, 2024
Share
SHARE

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka thënë të hënën pas një takimi me Olena Zelenskan, gruan e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, se Serbia është e gatshme të “ofrojë fonde si ndihmë për ata që kanë nevojë më së shumti” dhe ka uruar “që paqja të kthehet në çdo shtëpi, sa më shpejt që është e mundur”.

Në një postim në Instagram, ai e ka falënderuar Zelenskan për vizitën në Serbi dhe forcim të lidhjeve mes dy vendeve, në këto “koha të vështira”.

“Kemi diskutuar lidhjet kulturore të shteteve tona, si dhe çështjet humanitare, sidomos nevojat e kategorive më të ndjeshme të popullsisë dhe fëmijëve, ata që janë më të cenueshmit në secilin konflikt”, ka shkruar Vuçiq.

Zelenska, bashkë me ministrin e Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, kanë arritur më 12 maj në Serbi, për t’u takuar me krerë të lartë shtetërorë.

“Respekt reciprok për integritetin territorial”

Kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviq i ka thënë të hënën ministrit të Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba që Serbia është e përkushtuar për respektim të ligjit ndërkombëtar dhe integritetit territorial të secilit vend anëtar të Kombeve të Bashkuara, përfshirë Ukrainën.

Kjo është vizita e parë e një zyrtari të lartë ukrainas në Serbi, qysh prej nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë, në shkurt të vitit 2022.

Kuleba është takuar edhe me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, si dhe është planifikuar një takim me kryetaren e Kuvendit serb, Ana Bërnabiq.

Qeveria e Serbisë ka thënë se kryeministri Vuçeviq dhe ministri Kuleba kanë diskutuar për situatën aktuale në fushën e sigurisë dhe politikës në nivel global, si dhe për mundësinë e bashkëpunimit ekonomik në mes të të dyja vendeve.

“Ne jemi të hapur ndaj të gjitha çështjeve”, ka thënë kryeministri Vuçeviq dhe e ka falënderuar Kuleban që e ka përmendur ndihmën humanitare që Serbia e ka ndarë për popullin ukrainas.

Sipas Qeverisë serbe, Kuleba ka thënë se shkuarja e tij në Serbi përçon mesazh që ka hapësirë për t’i forcuar marrëdhëniet në mes të këtyre dy vendeve.

“Serbia dhe Ukraina kanë shumë dallime, por edhe shumë të përbashkëta, dhe kjo është arsyeja se mund të ndërtojmë të ardhme të përbashkët në shumë fusha”, është cituar të ketë thënë Kuleba.

Zelenska dhe Kuleba e kanë nisur vizitën në Serbi 10 ditë pas formimit të Qeverisë së re, pjesë e së cilës janë dy emra të afërt me Rusinë, për çka Beogradi është kritikuar nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara.

I pari është Aleksandar Vullin, zëvendëskryeministri pro-rus dhe ish-shefi i shërbimit të inteligjencës.

I dyti është Nenad Popoviq, ministër pa portofol, i cili ka lidhje politike dhe biznesore në Rusi.

Të dy janë të sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq është takuar me liderin ukrainas, Volodymyr Zelenky tri herë prej nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë, dhe hera e fundit ka qenë në shkurt, në Tiranë.

Serbia e mbështet integritetin territorial të Ukrainës, që përfshin edhe Gadishullin e Krimesë, i cili është aneksuar nga Rusia më 2014.

Megjithatë, ndonëse është kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian, Serbia nuk e ka harmonizuar politikën e jashtme me atë të Brukselit, dhe nuk u është bashkuar sanksioneve kundër Rusisë.

Prej vitit 2022, Serbia ka pranuar mijëra refugjatë ukrainas, ka dërguar ndihmë humanitare në Ukrainë dhe është zotuar se do ta ndihmojë Kievin për t’u rindërtuar.

You Might Also Like

Regjimi serb përballet me shantazhin rus të gazit

Ukraina sulmon një fabrikë në Çuvashi që prodhon sisteme navigimi për dronë dhe raketa ruse

Për shkak të kaosit të plotë në rrugët e Los Angeles, guvernatori njoftoi një padi kundër Trump

VIDEO: Ushtria izraelite bastis anijen e Greta Thunberg

Axhenda ndërkombëtare

Kosova Times May 13, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Kurti: Autoritetet e Beogradit po bëjnë trysni ndaj serbëve të Kosovës

Kosova Times Kosova Times April 21, 2024
Osmani-Scholz: Diskutim i rëndësishëm lidhur me angazhimin tonë të përbashkët për integrimin euroatlantik të Kosovës
Zbulojmë detajet e aktakuzës ndaj “kartelit ballkanik”, mes të akuzuarve është edhe i njohur “Visoki”
Bulliqi prezantoi para qytetarëve projektet e realizuara në gjashtëmujorin e parë të këtij viti
Sadomazohizmi partiak (bllokada), si një “makiavelizëm” i ri politik në Parlamentin e Kosovës!
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?