By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Gyulbasi me mish të përzier, kungull dhe gështenja
December 17, 2025
Kufiri Evzoni ne Greqi i bllokuar nga protestuesit
December 17, 2025
Rriten rastet e dhunës në familje dhe arrestimet për drogë në Kosovë
December 17, 2025
Kosova blen artileri moderne amerikane, forcohen kapacitetet ushtarake
December 17, 2025
62 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
December 17, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Mbahet punëtoria `Institucionalizimi i mësimit plotësues të gjuhës shqipe`
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Mbahet punëtoria `Institucionalizimi i mësimit plotësues të gjuhës shqipe`
Lajme

Mbahet punëtoria `Institucionalizimi i mësimit plotësues të gjuhës shqipe`

Kosova Times
Last updated: 2024/05/13 at 11:19 PM
Kosova Times Published May 13, 2024
Share
SHARE

Ministria e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës, përmes një komunikate për media njofton se për herë të parë në nivel federal, ka organizuar në Gjermani, punëtorinë me temën “Institucionalizimi i mësimit plotësues të gjuhës shqipe në Diasporë – shembulli i Gjermanisë”.

Të ftuar ishin ministrja e Arsimit, e Shkencës, e Teknologjisë dhe e Inovacionit, Arbërie Nagavci; zëvendësministrja e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës, Liza Gashi, dhe ambasadori i Republikës së Kosovës Faruk Ajeti, të cilët përshëndetën të pranishmit me fjalë rasti. Përgjatë kësaj punëtorie u theksua rëndësia, të arriturat dhe sfidat e mësimit plotësues në gjuhën shqipe vite.

Përmes një videomesazhi, të pranishmit i përshëndeti edhe zëvendësministrja për Evropë dhe Punë të Jashtme e Republikës së Shqipërisë, Artemis Malo.

“Pjesë e kësaj punëtorie ishin mësimdhënës nga qytete të ndryshme të Gjermanisë, të cilët përmes diskutimeve ofruan kontributin e tyre lidhur me temën e institucionalizimit dhe certifikimit të mësimit plotësues në gjuhën shqipe”, thuhet në komunikatë.

Zëvendësministrja Gashi i përgëzoi mësimdhënësit për punën e palodhshme dhe të vazhdueshme për ruajtjen e trashëgimisë kulturore për brezat e ardhshëm dhe forcimin më tej të lidhjes së tyre me atdheun. Po ashtu, Gashi potencoi rolin e punëtorisë në shkëmbimin e njohurive dhe të përvojave të ndryshme në mes të republikave të Gjermanisë dhe më gjerë, si dhe rëndësinë e komunikimit ndërmjet mësuesve dhe institucioneve për t’i adresuar sfidat ekzistuese.

Gashi theksoi rëndësinë e institucioneve të shtetit gjerman në institucionalizimin e gjuhës shqipe dhe rëndësinë e vënies së një baze të fortë të bashkëpunimi ndërmjet dy shteteve, për t’u siguruar që certifikimi të jetë i qëndrueshëm dhe afatgjatë. “Duhet të jemi realistë ngase, me gjithë vullnetin që ekziston, proceset administrative marrin kohë por ne jemi të gatshëm dhe të vullnetshëm për ta mbështetur”, tha ajo.

Kjo ishte punëtoria e parë e organizuar në këtë nivel, ndërkaq pritet të mbahet parvjetshëm. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Rriten rastet e dhunës në familje dhe arrestimet për drogë në Kosovë

Kosova blen artileri moderne amerikane, forcohen kapacitetet ushtarake

62 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Moti në Shqipëri me reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit

Moti sot i vranët dhe me interval me diell

Kosova Times May 13, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Gurthemeli në ‘Zahir Pajaziti’, Kurti: Ia kemi borxh Llapit, ka dhënë yje

Kosova Times Kosova Times December 11, 2025
Incident i pazakonte ne Kishiniev: Qeni i presidentes moldave kafshoi presidentin austriak! (Video)
“Frankfurter Neue Presse”: Shqipëria, destinacioni evropian i pushimeve të ëndrrave
Bislimi në Budapest për agjendën e Kosovës rreth integrimit evropian kërkon mbështetje
Gjermanët të ndarë për mbajtjen e lidhjeve të mira me Rusinë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?