By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Panxhari maroken do t’i bëjë për vete edhe ata që nuk e kanë ngrënë që nga fëmijëria
October 9, 2025
Shkencëtarët kinezë kanë kryer transplantin e parë në botë të mëlçisë së një derri të modifikuar gjenetikisht në një njeri
October 9, 2025
Babai hedh vajzën 3 vjeçare nga dritarja!
October 9, 2025
Çmimi Nobel iu dha një shkrimtari që është një gjemb në këmbë për Orbanin
October 9, 2025
KE hetime ndaj Orbanit në Bruksel, per spiunat ne Bruksel
October 9, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Studentët në Gjeorgji u bashkohen protestave para votimit final të projektligjit për “agjentët e huaj”
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Uncategorized > Studentët në Gjeorgji u bashkohen protestave para votimit final të projektligjit për “agjentët e huaj”
Uncategorized

Studentët në Gjeorgji u bashkohen protestave para votimit final të projektligjit për “agjentët e huaj”

Kosova Times
Last updated: 2024/05/14 at 12:46 PM
Kosova Times Published May 14, 2024
Share
SHARE

Pavarësisht protestave masive, që janë mbajtur për javë të tëra, Parlamenti i Gjeorgjisë më 14 maj pritet t’i japë miratimin final projektligjit kundërthënës për “agjentët e huaj”, që shumë e shohin si kërcënim të rrugës së shtetit drejt integrimeve euroatlantike dhe kopje të legjislacionit shtypës që aplikohet në Rusi.

Studentët gjeorgjianë, shumica e të cilëve lanë orët mësimore, u janë bashkuar protestave më 13 maj dhe pritet që më 14 maj të dalin në numër të madh, pasi protestuesit – që kanë protestuar për javë të tëra në Tbilisi, pavarësisht shtypjes nga autoritetet – u kanë bërë thirrje që t’iu bashkohen protestave.

“U bëj thirrje të gjithëve që në orën 10:00 të dalin nga universitetet dhe të shpërndahen përreth perimetrit të Parlamentit”, tha një protestues që iu adresua studentëve të mbledhur në qendër të Tbilisit. Ai u bëri thirrje studentëve “që të mblidhemi dhe që ligjvënësit të na e dëgjojnë zërin. Ndoshta ata do të mësojnë diçka nga ne dhe nuk do ta kalojnë projektligjin në lexim të tretë”.

Gazetarët e Radios Evropa e Lirë raportojnë se studentët po planifikojnë të krijojnë të ashtuquajturit korridore të turpit për ligjvënësit nga partia në pushtet, Ëndrra Gjeorgjiane, në mënyrë që ata të kalojnë përmes këtyre korridoreve njerëzore gjatë hyrjes në Parlament, ku pritet të votohet draft-ligji.

Seanca plenare është thirrur në mesditë, sipas kohës lokale, dhe votimi ka të ngjarë që të mbahet në orën 15:00.

Për javë të tëra, dhjetëra mijëra gjeorgjianë kanë protestuar kundër projektligjit për “agjentët e huaj” që është prezantuar nga Ëndrra Gjeorgjiane. Protestat janë shtypur me dhunë dhe në shumë raste autoritetet kanë përdorur topa uji, gaz lotsjellës dhe plumba gome për t’i shpërndarë protestuesit, të cilët po ashtu kanë qenë cak i sulmeve të bandave teksa protestonin gjatë natës.

Projektligji është dënuar nga Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe të tjerët, pasi kanë argumentuar se është i ngjashëm me ligjin që përdor presidenti rus, Vladimir Putin, për të shtypur disidencën dhe institucionet e pavarura.

Megjithatë, drafti i tij pritet të votohet në lexim të tretë – që është përfundimtar – në Parlamentin e kontrolluar nga Ëndrra Gjeorgjiane.

Grupet për të drejtat e njeriut po ashtu i kanë bërë thirrje Ëndrrës Gjeorgjiane që menjëherë ta tërheqë projektligjin.

Presidentja gjeorgjiane, Salome Zurabishvili, e cila mbështet protestat paqësore, është zotuar se do të vendosë veto ndaj projektligjit, nëse ai miratohet nga ligjvënësit. Por, një shumicë e thjeshtë në Parlament mjafton që vetoja e presidentes të zhbëhet.

Sipas legjislacionit të propozuar, mediat, organizatat joqeveritare dhe organizatat e tjera jofitimprurëse duhet të regjistrohen si organizata “që ndjekin interesat e një fuqie të huaj” nëse ato marrin më shumë se 20 për qind fonde nga jashtë.

You Might Also Like

Shefi i EULEX-it dhe Hoxha flasin për sigurinë në zgjedhjet komunale

Dibran Hoxha ‘Kobra’ dënohet me 24 vjet burg për vrasje në Prizren

44 aksidente trafiku shënojnë 24-orëshin në Kosovë Më: 9 tetor 2025 Në ora: 09:56

Trump dërgon trupa në Çikago dhe kërkon arrestimin e kryetarit të bashkisë Johnson: “Ai duhet të jetë në burg”

Rafuna takon ambasadoren e Finlandës për forcimin e bashkëpunimit ekonomik

Kosova Times May 14, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Osmani për kongresistin Torres: Ka përkushtim të palëkundur për Kosovën

Kosova Times Kosova Times July 12, 2025
Prishtina mposht kampionin në Suharekë
Macron flet për herë të parë pas vendimit të Le Pen
Presidentja Osmani uron Letoninë për Ditën e Pavarësisë
Vazhdon grumbullimi i dëshmive që dokumentojnë dëmet e luftës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?