By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Basha premton mbështetje për stabilitetin e RTK-së
October 29, 2025
Siria njeh Kosovën
October 29, 2025
Sekuestrohen katër objekte te “Rana e Hedhun”, masa sigurie për nëntë persona
October 29, 2025
SPERTK-u takoi Bashën, kërkon zgjidhje për pagat e punëtorëve të RTK-së
October 29, 2025
Krasniqi takon Rainer Rudolph, diskutuan për zhvillimet politike në vend
October 29, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Zelensky shtyn vizitat jashtë vendit për shkak të situatës së “vështirë” në front
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Zelensky shtyn vizitat jashtë vendit për shkak të situatës së “vështirë” në front
Rajon / Botë

Zelensky shtyn vizitat jashtë vendit për shkak të situatës së “vështirë” në front

Kosova Times
Last updated: 2024/05/15 at 2:02 PM
Kosova Times Published May 15, 2024
Share
SHARE

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka shtyrë të gjitha takimet e planifikuara jashtë vendit, një shenjë që tregon për vështirësitë me të cilat po përballen forcat ukrainase kundër avancimit të Rusisë në rajonin verilindor të Harkivit.

Zelensky ishte paraparë që në ditët në vijim të vizitonte Spanjën dhe Portugalinë dhe më 17 maj në Madrid ishte paraparë që të nënshkruante një marrëveshje dypalëshe të sigurisë me kryeministrin spanjoll, Pedro Sanchez.

“Zelensky ka udhëzuar që të gjitha ngjarjet ndërkombëtare ku ishte paraparë të merrte pjesë në ditët në vijim, të shtyhen për data të tjera. Ne u jemi mirënjohës partnerëve tanë për mirëkuptimin”, tha zëdhënësi i tij, Serhiy Nykyforov.

Ukraina nuk ka dhënë asnjë arsye specifike për shtyrjen e takimeve, por Nykyforov shkroi në Facebook se Zelensky më 15 maj mbajti një takim me komandantët e tij, përfshirë edhe me komandantin e përgjithshëm, gjeneralin Oleksandr Syrskiy. Në takim është diskutuar situata në rajonin e Harkivit.

“Forca shtesë rezervë po dislokohen në këtë zonë”, shkroi Nykyforov.

Rusia është duke kryer ofensivë në veri të rajonit të Harkivit dhe ushtria ukrainase tha më 15 maj se ka ndërmarrë hapa për të parandaluar që forcat ruse të lëvizin në pjesën veriore të qytezës së Vovçanskut, që gjendet 5 kilometra larg nga kufiri me Rusinë.

Vovçansku është bërë epiqendër e ofensivës së fundit ruse, përderisa forcat e Kremlinit po tentojnë të marrin nën kontroll vendbanime në lindje të Harkivit – qytetit të dytë më të madh të Ukrainës, që para luftës kishte 1.4 milion banorë.

Trupat e Moskës hynë në rajonin e Harkivit më 10 maj duke hapur një front të ri në verilindje të Ukrainës. Avancimi rus mund të bëjë që disa forca të Kievit të tërhiqen nga lindja, ku Rusia po bën përparim të ngadalshëm.

Analistët thanë se Rusia po tenton të bëjë përparime në fushëbetejë, para se vala e ndihmës së re ushtarake për Kievin të shkojnë nga Shtetet e Bashkuara dhe shtetet evropiane. Paketat e reja të ndihmës pritet të shkojnë në Kiev në javët në vijim.

Një ditë më herët, Rusia pretendoi se ka marrë kontrollin e fshatit kufitar, Buruvatka, por ky pretendim nuk ka mundur të verifikohet në mënyrë të pavarur.

Kryetari i Harkivit, Ihor Terekhov, deklaroi të mërkurën se pavarësisht sulmeve të vazhdueshme ruse, nuk ka plane për evakuimin e qytetit.

You Might Also Like

Diplomatët perëndimorë në Moskë nderojnë viktimat e represionit sovjetik

Kievi arreston trajnerin e huaj të shndërruar në spiun të dyshuar të FSB-së

Beteja në rrugë, ‘Situatë kritike’ në qytetin e fushëbetejës Pokrovsk

A po i hakmerret Vuçiç – Erdoganit përmes Malit të Zi? Rebelim spontan apo operacion i drejtuar

Trump pritet me një kurorë: Koreja e Jugut përgatiti një “pritje mbretërore” për presidentin e SHBA-së

Kosova Times May 15, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Po përhapen pamjet e shpërthimit në Zagreb, njofton policia

Kosova Times Kosova Times December 31, 2024
Izraeli thotë se ka shkatërruar mbi 100 tunele të Hamasit në Gazë
Oda Amerikane: Të shmanget përfshirja e ndërmarrjeve në diskursin politik
Osmani e Kurti për vdekjen e Carter: I tregoi botës lidership
Horoskopi ditor për 13 shtator 2024!
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?