By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Një qytet i tërë suedez po zhvendoset për shkak të metaleve të rralla tokësore
December 31, 2025
Preteksti i Valdait: Putini i hedh çelësin Trumpit në përpjekjen për paqe
December 31, 2025
Erdogan dhe Putin perseri se bashku: “Midis tyre u vendos…!”
December 31, 2025
85 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
December 31, 2025
Vdekje tronditese ne Serbi: Vdekja e një burri (55) trupi i të cilit u gjet i lidhur në një shtyllë
December 31, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Hapet ekspozita personale e artistit Gjelosh Gjokaj
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Kulturë > Lajme > Hapet ekspozita personale e artistit Gjelosh Gjokaj
Lajme

Hapet ekspozita personale e artistit Gjelosh Gjokaj

Kosova Times
Last updated: 2024/05/15 at 8:38 PM
Kosova Times Published May 15, 2024
Share
SHARE

Në Galerinë Kombëtare e Kosovës është hapur ekspozita retrospektivë e artistit Gjelosh Gjokaj të titulluar “Rrugëtimi Modernist i Gjelosh Gjokaj “, e kuruar nga Shkëlzen Maliqi.

Në hapje të ekspozitës morën pjesë kryeparlamentari, Konjufca, zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, njëherazi ministër për Zhvillim Ekonomik i Malit të Zi, Nik Gjeloshaj, kuratori i ekspozitës Shkelzen Maliqi etj.

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, vlerësoi ekspozitën.

Kurse zëvendëskryeministrin për Çështje Ekonomike, njëherazi ministër për Zhvillim Ekonomik i Malit të Zi, Nik Gjeloshaj, tha se do të mbështes Kosovën në të gjitha nismat ndërkombëtare.

Gjelosh Gjokaj (1933-2016) është njëri ndër artistët më të shquar të periudhës së modernizmit shqiptar. Vepra e tij është me vlera të pakapërcyeshme për kulturën e trevave shqiptare dhe të rajonit. Pos në Kosovë dhe Mal të Zi, karrierën e denjë prej artisti Gjelosh Gjokaj e ka zhvilluar edhe në Itali dhe Gjermani, ku për katër dekada ka jetuar dhe vepruar si artist i lirë. Në Kosovë Gjelosh Gjokaj ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm si pedagog dhe themelues i shkollës së grafikës dhe si piktor.

Kjo ekspozitë e organizuar për nderë të 90-vjetorit të lindjes së Gjelosh Gjokajt, përfshinë vepra nga të gjitha fazat e zhvillimit të artit të Gjokajt. Ajo përbëhet nga dy koleksione të mëdha të artit të tij. Koleksioni bazë, me 75 vepra të artistit, është ai i Sead Gjokajt nga Podgorica, një kushëri entuziast i Gjeloshit i cili në dy dekadat e fundit ka arritur ta bëjë, pos monografisë më përfshirëse dhe më cilësore të krijimtarisë së Gjeloshit, edhe një koleksion të begatë privat të veprës së Gjelosh Gjokajt.

Në këtë ekspozitë, koleksionin e jashtëzakonshëm të Seadit, e plotësojnë edhe 18 veprat e Gjelosh Gjokajt që i posedon fundusi i Galerisë Kombëtare të Kosovës, që duhet të jetë koleksioni më i madh institucional i veprës së tij.

Me këto dy koleksione, që janë kompatibile, është mëtuar arritja e prezantimit të tërësisë së opusit të Gjelosh Gjokajt, që as gjatë jetës së tij nuk është realizuar si retrospektivë e këtij formati përfaqësues.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri me 7 korrik, 2024.

You Might Also Like

Berisha: Instituti Albanologjik përmbylli me sukses vitin 2025

Vdiq aktorja e famshme botërore, Brigitte Bardot

Përparim Rama i ndan `Hyjneshën në Fron` Dafina Zeqirit

Zeqiri: Viti 2025 shumë i suksesshëm për kinematografinë kosovare

Sot mbahet mbledhja komemorative për Shemin e ‘Ilirëve’

Kosova Times May 15, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Miratohet Rezoluta: KS te OKB ftohet të shqyrtojë anëtarësimin e Palestinës në OKB, BiH votoi PRO

Kosova Times Kosova Times May 10, 2024
Hyseni priti ambasadoren e Kroacisë, diskutohen mundësitë e bashkëpunimit
Petkoviq akuzon Kosovën se do “që të fshehë prova” për sulmin në Banjskë
Refuzohet kërkesa e mbrojtjes së Thaçit për ndryshim të protokollit
Përurohen soliterët e rinovuar
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?