By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 2 shtator:
September 2, 2025
Fëmijët i ranë ziles së derës dhe ikën me vrap në Hjuston. Burri qëllon dhe vret 11-vjeçarin
September 1, 2025
Ministri i Trump: Vlerat indiane janë shumë më afër tonave dhe Kinës sesa atyre ruse
September 1, 2025
Komandanti i KFOR-it takon Osmanin, uron zgjidhje të `ngërçit parlamentar`
September 1, 2025
Plenkoviq kritikon mosreagimin për sulmin në Banjskë: Bëmë sikur nuk ndodhi
September 1, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Inceneratori i Tiranës, Balluku në SPAK: Ka bërë pis të madh e të vogël
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Inceneratori i Tiranës, Balluku në SPAK: Ka bërë pis të madh e të vogël
Rajon / Botë

Inceneratori i Tiranës, Balluku në SPAK: Ka bërë pis të madh e të vogël

Kosova Times
Last updated: 2024/05/15 at 10:45 PM
Kosova Times Published May 15, 2024
Share
SHARE

Në Shqipëri zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku iu shtua të mërkurën listës së zyrtarëve të lartë socialistë që janë thirrur në Prokurorinë e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit për çështjen e inceneratorit të Tiranës. Më 30 prill, për të njëjtën çështje, kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj qëndroi gati 7 orë para hetuesve, të cilët e kishin kërkuar të paraqitej për të dhënë shpjegime.

Zonja Balluku, hyri në mjediset e Prokurorisë së Posaçme, pak përpara orës 16.00 për të dalë prej andej rreth orës 19.30. “Duhet të jepja disa sqarime që besoj të kenë shërbyer në zbardhjen e kësaj dosje”, shpjegoi zëvendëskryeministrja Balluku në dalje nga Prokuroria, pa u zgjatur në detaje. Ajo e distancoi prerë vetveten, kur deklaroi se “kjo dosje ka bërë pis të madh e të vogël dhe i ka ardhur koha të zbardhet, për të ndarë një herë e mirë, të mirën nga e keqja, punën e ndershme nga abuzimi pafalshëm”. Një koment që duket i ndryshëm nga qëndrimet e mbajtura nga eksponentët socialistë, të cilët nuk kanë folur për procesin, duke e e kufizuar gjithçka të “përgjegjësitë individuale”.

Në gusht të vitit të kaluar, Prokuroria e Posaçme vuri nën sekuestro impiantin e trajtimit të mbetjeve në Tiranë. Kontrata për ndërtimin e tij, me kosto të investimit të parashikuar prej 128 milionë euro (pa TVSH) u firmos në vitin 2017. Por ende pas 7 vitesh, impianti i djegies nuk ekziston, dhe gjithçka funksionon vetëm si një landfill i zakonshëm. Kjo çështje u ngrit disa herë gjatë aktivitetit të Komisionit Hetimor parlamentar për çështjen e inceneratorëve, të drejtuar nga deputetja demokrate Jorida Tabaku, edhe kur përpara këtij komisioni u paraqit zonja Balluku.

Ndonëse procedurat u nisën dhe u çuan përpara nga Ministria e Mjedisit, ishte më pas Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë e cila mori rolin e autoritetit kontraktor, që në kohën kur në krye të saj ishte zoti Damian Gjiknuri, i zëvendësuar më pas nga zonja Balluku. Kjo ministri ishte përgjegjëse për verifikimin dhe kontrollin e zbatimit të detyrimeve kontraktore, ndërsa nën autoritetin e saj vepron dhe njësia e zbatimit të projektit, me përfaqësues dhe nga Bashkia e Tiranës e Ministria e Mjedisit.

Në muajin dhjetor, Gjykata e Posaçme firmosi, me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, 15 urdhëra arresti, si pjesë e hetimeve për inceneratorin e Tiranës, nga të cilët 6 me arrest shtëpie. Mes të arrestuarve ishte dhe Taulant Tusha, Drejtor i Përgjithshëm i Punëve Publike në Bashkinë e Tiranës, një nga postet më të rëndësishme dhe më me peshë, i konsideruar si një ndër bashkëpunëtorët më të afërt të kryebashkiakut Erion Veliaj. Në arrest përfundoi dhe për një tjetër ish drejtor i Bashkisë, ndërkohë urdhërat e Prokurorisë prekën sërish dhe ish ministrin e Mjedisit Lefter Koka, si dhe ish deputetin socialist Alqi Bllako, si dhe dy sipërmarrësit Mërtiri e Zoto, të konsideruar si pronarët “de facto” dhe të impiantit të Tiranës, sikundër dhe në dy të tjerët në Elbasan dhe Fier.

Lidhjet e dyshuara me Zoton dhe Mërtirin, përfshinë në hetime dhe ish zëvendëskryeministrin Arben Ahmetaj, në arrati, që kur ndaj tij, verën e kaluar u lëshua dhe një urdhër arresti për disa vepra penale që nga “shpërdorimi i detyrës” te “mosdeklarimi i pasurisë”, “korrupsioni” apo dhe “pastrimi i parave”. Mbi të rëndojnë dyshime për përfitime financiare, dhe ndikim për të favorizuar procedurat e kontratave koncensionare për inceneratorët.

You Might Also Like

Fëmijët i ranë ziles së derës dhe ikën me vrap në Hjuston. Burri qëllon dhe vret 11-vjeçarin

Ministri i Trump: Vlerat indiane janë shumë më afër tonave dhe Kinës sesa atyre ruse

Plenkoviq kritikon mosreagimin për sulmin në Banjskë: Bëmë sikur nuk ndodhi

Nestlé shkarkon drejtorin ekzekutiv për ‘lidhje romantike të padeklaruar’

Vrasësi i ish-kryetarit të parlamentit ukrainas: “Rusët premtuan të kthejnë trupin e djalit tim”

Kosova Times May 15, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Sulmet izraelite vrasin mbi 30 persona në Gazë

Kosova Times Kosova Times June 6, 2024
Dyshohet për vjedhje, arrestohen dy persona
Kërkohej nga INTERPOL-i, arrestohet një shtetas i Maqedonisë së Veriut në Prishtinë
Teherani fut në listën e sanksioneve edhe Shërbimin Iranian të REL-it
Gara: Serbia të mos shtrembërojë të vërtetën për fatin e të pagjeturve
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?