Në ShFMU “Tefik Çanga” në Ferizaj u mbajt turneu “TOP 8” për kategorinë U11 për meshkuj dhe femra. U zhvilluan shumë ndeshje interesante dhe me rivalitet ku mbi të gjitha u shfaq kualiteti i të rinjve i cili është mjaftë premtues.
Në kategorinë e femrave Vlera Beqa nga klubi Kpp Shpresa me meritë u shpall kampione ku arriti të fitoj të gjitha ndeshjet. Ndeshje interesante u zhvillua ajo në mes të dy lojtareve nga Kpp Shpresa të cilat edhe u renditën në dy vendet e para, Vlera Beqa dhe Jonida Ibrahimi e cila përfundoi me rezultat të ngushtë 3-2 për Vlerën, ndeshje kjo e cila edhe e përcaktoi fituesen e këtij turneu pasi në vendin e dytë u rendit Jonida Ibrahimi me 6 fitore dhe 1 humbje, kurse në vendin e tretë Sara Hoxha me 5 fitore dhe 2 humbje.
Në kategorinë e meshkujve fituesi u përcaktua vetëm në xhiron e fundit ku dy favoritët e këtij turneu Resul Smajli dhe Olti Behluli ishin pa asnjë humbje, dhe vetëm dueli direkt e përcaktoi fituesin e këtij turneu. Ndeshjen e filloi mirë Resuli duke e fituar setin e parë, por pastaj gjërat ndryshuan në të mirë të Oltit i cili arriti të fitoj 3 setat e radhës ku u zhvilluan shumë poena interesant, dhe në fund arriti ta fitoj ndeshjen me rezultat 3-1 dhe të shpallet kampion i këtij turneu. Në vendin e tretë përfundoi Muhammet Mudut i cili poashtu tregoi lojë të mirë ku shënoi 5 fitore dhe 2 humbje.
Radhitja finale
Femrat
Vendi 1 – Vlera Beqa – Kpp Shpresa
Vendi 2 – Jonida Ibrahimi – Kpp Shpresa
Vendi 3 – Sara Hoxha – Kpp Ahmet Hoxha F
Vendi 4 – Lira Hashani – Kpp Ahmet Hoxha F
Vendi 5 – Amra Gashi – Kpp Prishtina F
Vendi 6 – Alara Sisko – Kpp KVPP Prizreni
Vendi 7 – Rita Kurdija – Kpp Ahmet Hoxha MK
Vendi 8 – Feroza Smajli – Kpp Shpresa
Meshkujt
Vendi 1 – Olti Behluli – Kpp Ahmet Hoxha MK
Vendi 2 – Resul Smajli – Kpp Sharri
Vendi 3 – Muhammet Mudut – KVPP Prizreni
Vendi 4 – Donat Ferizi – Kpp Vushtrria
Vendi 5 – Ari Bajrami – Kpp Priping
Vendi 6 – Sharr Hashani – Kpp Ahmet Hoxha MK
Vendi 7 – Jon Ademi – Kpp Vushtrria
Vendi 8 – Rejan Krasniqi – Kpp Gani Maloku /Kosovatimes/