By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Mëngjesi në pesë minuta: Recetë për një kiç të shpejtë me spinaq dhe proshutë
October 20, 2025
Micksoki: Këto zgjedhje janë mesazh për Ali Ahmetin, që rrihte gjoks se ndryshon kryeministra
October 20, 2025
VMRO-DPMNE dhe VLEN shpallin fitore në shumë komuna në Maqedoninë e Veriut
October 20, 2025
Ndërron jetë aktori, Mejdi Alidemi
October 20, 2025
Shtëpia e Bardhë e ndarë për Ukrainën:Trump shtyn përpara ndarjen ndërsa vendimi për Tomahawk po afrohet
October 20, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Në Hagë përfundoi takimi i Thaçit me prindërit e tij
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Në Hagë përfundoi takimi i Thaçit me prindërit e tij
Lajme

Në Hagë përfundoi takimi i Thaçit me prindërit e tij

Kosova Times
Last updated: 2024/05/19 at 5:32 PM
Kosova Times Published May 19, 2024
Share
SHARE

Ka përfunduar vizita e prindërve të ish-presidentit Thaçi në Qendrën e Paraburgimit në Hagë.

Babai dhe nëna e Thaçit ishin sot për vizitë tek ai, pas dy vitesh kur e kishin takuar për herë të parë që nga dorëheqja dhe dërgimi i tij në Hagë.

Pas daljes nga Njësia e Paraburgimit të Dhomave të Specializuara, babai i ish-presidentit Thaçi u shpreh i lumtur që e pa sërish djalin e tij.

“Jemi të lumtur që na u dha rasti me ardh, me pa djalin tonë, Hashimin. Na ka marrë malli për të. Na merr malli, se jemi mësu me pa shpesh. Na mungon djali. Na mungojnë krejt  shokët e tij. I mungojnë venit, Kosovës. Pa marrë parasysh që u kanë i nxanun me punë të shtetit, Hashimi gjithë ka gjetë kohë edhe ka ardh me na pa në Brojë. Se na pleq, i kemi ba do vjet, mezi po himë e po dalim në kamë tona. Ishalla nuk shkon gat e kthehen tanë, jo veç djali jonë, po krejt këta shokët këtu, kthehen n’shpi të veta, qaty ku kanë punu shumë për qat Kosovë mu ba e lirë e shtet i pavarur. I presim na familja me u kthy sa ma shpejt, i pret krejt shqiptaria. Ata e kanë venin në Kosovë e jo këtu”, ka thënë babai i ish-presidentit Thaçi, Haxhi Thaçi.

Ndryshe, vizita e parë dhe e vetme e prindërve të Thaçit në Hagë ishte më 8 qershor 2022. Pas kësaj periudhe të gjatë që nuk e kishin parë djalin e tyre, Haxhi Thaçi dhe Hyra Thaçi që po i afrohen moshës 90-vjeçare, sot sërish kanë marrë rrugën nga Kosova drejt Hagës.

Nën masa të rrepta të sigurisë dhe me kufizime të shumta, Thaçi ishte lejuar në vitin e kaluar që t’i vizitonte dy prindërit e tij për disa orë në Kosovë, pas përkeqësimit të gjendjes së nënës së tij, e cila siç u pa edhe nga pamjet e sotme, me vështirësi të shumta edhe arrin të ec me këmbët e saj.

Pasnesër, më 21 maj, është një prej seancave më të rëndësishme të procesit gjyqësor në rastin ‘Thaçi dhe tjerët’, ku pritet të rishqyrtohet edhe kohëzgjatja e gjykimit dhe numri i dëshmitarëve të Zyrës së Prokurorit të Specializuar.

You Might Also Like

Arrestohet i dyshuari për sulm seksual në Lipjan

Gjithçka gati për fillimin e Samitit të Berlinit në Londër

Policia shqiptoi për 24 orë, rreth 1900 gjoba në trafik

Moti ne Shqiperi i qëndrueshëm, temperatura maksimale deri 25 gradë Celsius

Moti sot i vranët dhe me intervale me diell

Kosova Times May 19, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Kallëzim penal për keqtrajtimin e qenit në strehimoren e Prishtinës

Kosova Times Kosova Times June 11, 2025
Polonia do të ndërtojë mur përgjatë kufirit me Kaliningradin e Rusisë
BIRN: Lufta e bandave të kontrabandës në veri të Serbisë, përfshihen edhe kriminelë shqiptarë nga Kosova
Më shumë se 5 mijë raste të arratisjeve ushtarake u pranuan nga gjykatat ruse në një vit
Kush është presidenti i ri i Iranit, Masud Pezeshkian?
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?