By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Pulë me portokall
October 31, 2025
Biftekë viçi me kungull, mjaltë dhe limon
October 31, 2025
Nju Jork: Vendet më të preferuara në qytet që i ka të gjitha
October 31, 2025
7 gatime nepaleze që duhet t’i provoni të paktën një herë në jetën tuaj
October 31, 2025
Dilemat e mediave serbe për elegancën dhe prestigjin në gala darkë të Linda Rama në Paris
October 31, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Biden: I dëgjoj protestat kundër luftës në Gazë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Biden: I dëgjoj protestat kundër luftës në Gazë
Rajon / Botë

Biden: I dëgjoj protestat kundër luftës në Gazë

Kosova Times
Last updated: 2024/05/19 at 9:24 PM
Kosova Times Published May 19, 2024
Share
SHARE

Presidenti Joe Biden tha në një fjalim në ceremoninë e diplomimit në Kolegjin Morehouse se i dëgjonte zërat e atyre që protestonin kundër luftës Izrael-Hamas dhe se pamjet nga konflikti në Gazë janë dëshpëruese.

“Mbështes protestat paqësore”, u tha ai studentëve. Disa prej të diplomuarve kishin vënë shallin bardh e zi në shenjë solidariteti me çështjen palestineze. “Zëri juaj duhet dëgjur dhe u jap fjalën se do e bëj”, tha zoti Biden.

Ai tha ndër të tjera se në Gazë “po ndodh një krizë humanitare” dhe se kjo është arsyeja pse ai kishte bërë thirrje për armëpushim të menjëhershëm për të ndaluar luftimet dhe për të liruar pengjet e marra nga Hamasi kur militantët e tij sulmuan Izraelin më 7 tetor.

Njoftimi i Kolegjit Morehouse se zoti Biden do të fliste në ceremoninë e diplomimit nxiti kundërshti mes fakultetit dhe përkrahësve palestinezë që nuk e mbështesin qëndrimin e Presidentit Biden lidhur me lufën.

Disa studentë të Kolegjit Morehouse shpërndanë në internet një letër ku kritikonin administratën për ftesën e zotit Biden dhe bënë thirrje që ftesa të anulohej.

Në letër pretendohej se qasja e zotit Biden ndaj Izraelit përbënte mbështetje për gjenocidin në Gazë dhe ishte në kundërshtim me parimet për paqe të shprehura nga ikona për mbrojtjen e të drejtave civile Martin Luther King Jr., i diplomuari më i njohur i Kolegjit Morehouse.

Sulmi i Hamasit në jug të Izraelit vrau 1200 njerëz, sipas të dhënave izraelite. Ofensiva e Izraelit ka vrarë më shumë se 35,000 palestinezë në Gazë, sipas zyrtarëve lokalë të shëndetësisë, që kontrollohen nga Hamasi.

Ky fjalim dhe një tjetër që mban të dielën zoti Biden, është pjesë e përpjekjeve të fushatës së kandidatit demokrat për të komunikuar me votuesit me ngjyrë, mbështetja e të cilëve ndaj tij është zbehur.

Përkrahja e fortë e zgjedhësve afrikano-amerikanë e ndihmoi atë të merrte drejtimin e Shtëpisë së Bardhë në vitin 2020.

Presidenti Biden uron Dwayne Allen Terrell, një nga të diplomuarit në Kolegjin Morehouse, 19 maj, 2024.
Presidenti Biden uron Dwayne Allen Terrell, një nga të diplomuarit në Kolegjin Morehouse, 19 maj, 2024.

Pas fjalimit në Atlanta, të Xhorxhias ai shkon në Detroit të Miçiganit për një fjalim në një darkë të Shoqatës Kombëtare për Përparimin e Njerëzve me Ngjyrë, NAACP.

Xhorxhia dhe Miçigani janë mes pak shteteve që pritet të përcaktojnë fituesin e zgjedhjeve presidenciale të nëntorit, në atë që pritet të jetë një përballje mes demokratit Joe Biden dhe republikanit Donald Trump. Zoti Biden fitoi me një rezultat të ngushtë në Xhorxhia dhe Miçigan dhe ai ka nevojë që të sigurojë përsëri mbështetjen e fortë të votuesve me ngjyrë në të dyja shtetet.

Nga ana tjetër, dje kandidati republikan për president, Donald Trump zhvilloi një takim në Teksas, ku mori mbështetjen e Shoqatës Kombëtare të Armëve. Zoti Trump tha se do të mbrojë të drejtën e amerikanëve për të mbajtur armë.

Ai kritikoi politikat e zotit Biden për kufirin amerikan dhe përsëriti zotimin e tij se nëse zgjidhet, do të urdhërojë operacionin më të madh të deportimit. Ai foli edhe mbi abortin dhe paralajmëroi republikanët që të mos mbajnë qëndrim ekstrem ndaj kësaj çështjeje.

“Mos harroni, flisni me zemër. Por po ashtu, mos harroni, duhet t’i fitojmë përsëri zgjedhjet”.

You Might Also Like

SHBA-të do të zvogëlojnë forcat në Bullgari, Hungari dhe Sllovaki duke filluar nga muaji i ardhshëm pas lëvizjes në Rumani

Samiti Trump-Putin anulohet pasi Moska i dërgoi një memo Uashingtonit

Ngritet në ajër makina me oficerin e njësisë që kreu masakrën e Bucha-s

Sulm i madh natën: Ukraina sulmoi termocentralet dhe rafineritë ruse me dronë

Axhenda ndërkombëtare

Kosova Times May 19, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Rajon / Botë

Nën bombardime të ashpra: Askund sigurt për palestinezët në Gaza

Kosova Times Kosova Times October 12, 2023
Ahmeti: BE-ja është alternativa e vetme për rajonin
“Kur të refuzojnë, përballesh me limitet e tua”: Diskriminim që nga tekstet shkollore
Miliarderët i kërkuan Bankës Qendrore të vendosë “norma speciale” të valutave, si në BRSS
BE-ja dhe Suedia dhurojnë pajisje për mbrojtjen e pyjeve të Kosovës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?